A po ngrenë krye turmat?

Postuar në 02 Gusht, 2015 14:43

Grafitët, sharjet në stadiume, sloganet ‘pakuptim’, komentet dhe reagimet në blogje janë simptomat e para të sëmundjes së një turme, që ka filluar t’i përshfaqë hapur. Por, ndërsa sociologët po përpiqen të merren me shkakun, politikanët vazhdojnë të merren me pasojat dhe sidomos anën sipërfaqësore të gjërave.

Qeveria është e lodhur, opozita në koma vegjetative

Postuar në 02 Gusht, 2015 12:54

Aq rutinë sjell muaji gusht në Shqipëri, sa nganjëherë ngjan sikur dikush e ka rregulluar me dorë rrjedhën e punëve në këtë vend. Gushti është muaji ku zakonisht nuk ndodh asgjë, me përjashtim të ndonjë provokimi me natyrë patriotike folklorike në Himarë apo në ndonjë areal tjetër. Gushti e bën gjithçka më të squllur, më pa jetë. Por korriku dhe gushti i sivjetmë, me të nxehtin më të madh në dhjetë vjetët e fundit, vërtet na kanë bërë të gjithëve gati si të përhumbur.

Qytetarë, sot Tirana duhet të jetë Tiranë, jo tirani!

Postuar në 22 Tetor, 2026 11:01

Qytetar, ti e mposhte frikën; tash frika ka ndërruar anë; Po, po, Edi Rama duhet ta kuptojë se populli nuk tutet, e ka mbytur tutën. Rama e kuptoj se guximtari është më i fuqishëm se çdo makineri propagande, se çdo televizion, facebook, mercenarë apo portal.

Qytetarë të nderuar,

"Disko Albania”!

Postuar në 21 Tetor, 2026 13:19

 

Për një gjë duhet të biem dakord! Jemi në shtetin e Arbian Maznikut! Çfarë kuptojmë me këtë?

Le të huazojmë emrin e një diskoteke të njohur të viteve '90 në Tiranë, “Disko Albania” ku ndoshta Mazniku ka hyrë kur ishte gjimnazist, duke kërcyer me Coco Jumbo-n e famshme të kohës.

Në një ballafaqim televiziv të modelit alta-Grida, Mazniku tha se shtetin duhet ta kuptojmë si një disko, ku, para se të futesh, duhet t’i nënshtrohesh një kontrolli të imtësishëm nga rojet e dajakut.

Protesto  me art

Postuar në 20 Tetor, 2026 15:15

 

Dëgjomë, o student. Dëgjomë, o vajzë, o djalë, që e ke zemrën plot dhe duart e mbushura me zemërim.Ke të drejtë të jesh i zemëruar. Ke të drejtë të kërkosh, të bërtasësh, të mos heshtësh më. Askush nuk ta merr këtë të drejtë. Por dëgjo se çfarë po të them: luftën tënde mund ta fitosh vetëm me art.

Luftë me Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Postuar në 14 Tetor, 2026 17:57

Në një interistë për gazetën greke “Kathimerini” Matheë Kroenig, profesor dhe njeri me përvojë në shërbimet sekrete amerikane, këshilltar i Marco Rubios, deklaron se SHBA po përgatitet për veprime të mëtejshme ushtarake ndaj Iranit. Ai ka hedhur poshtë pretendimin se beteja 7 mujore ndaj Republikës Islamike ishte dështim, duke nënvizuar se rezultatet duhen parë në një kënd tjetër: HAMAS-i i shkatërrua, Asadi i larguar, Hezbollahu i dëmtuar rëndë dhe Irani i izoluar.

Flamuri serb mbi Prizren? Berisha e dënon Daçiçin, por çfarë do të bënte po të ishte në pushtet?

Postuar në 13 Tetor, 2026 11:50

 

Deklarata e Ivica Daçiçit se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren është provokuese dhe e papranueshme. Por përtej reagimit të Sali Berishës, lind një pyetje thelbësore: a do të reagonte ai me të njëjtën forcë po të ishte në pushtet? Dhe pse mbrojtja e interesave shqiptare në Kosovë dhe në Ballkan bëhet kaq shpesh më e zëshme kur politikanët shqiptarë janë në opozitë dhe kur janë ‘ish-ministra’?

Policia kundër Qytetarit

Postuar në 11 Tetor, 2026 14:01

Montazhi satirizues në këtë rast(publlikuar në një llogari në Instagram) nuk ka të bëjë me ndonjë stigmë të zakonshme për policin. Ky i fundit është tallur përherë në ligjërimin bisedor si dikush që kupton me vonesë, madje edhe shakatë, një mënyrë kjo ironike për të vënë në lojë paaftësinë e përhershme të policisë për të parandaluar ngjarjet kriminale.

Hidh foton e drurit të Saliut që të dukesh prapë socialist me dinjitet

Postuar në 10 Tetor, 2026 15:01

Ka folur sot – por edhe ka shkruar – Erion Braçe. Ka folur për votën e tij të djeshme por reformës territoriale Rama-Mazniku, ndonëse e kundërshtoi hartën e propozuar gjithë kohës. Ka shkuar gjerë e gjatë, e ndoshta për herë të parë pa gabime drejtshkrimore – ish-zv.kryeministri I Shqipërisë, deputet prej nuk mbahet mend sesa vitesh, ka folur për të thënë se: unë votova pro-PS-së sepse më kërcënuan me përjashtim.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS