Sëmundja e Venerës
Simonetta Vespucci është ndoshta një nga gratë më të dashura të Rilindjes Italiane. Besohet gjerësisht se Sandro Botticelli e ka përdorur atë si model për Venerën (Venusin). Gjithashtu, ajo shfaqet, e transformuar dhe e idealizuar, në disa nga veprat e tij më të famshme.
Ajo vdiq në vitin 1476, vetëm 23 vjeç. Për shekuj me radhë, historianët kanë supozuar se vdekja i erdhi për shkak të tuberkulozit. Në atë kohë, kjo sëmundje ishte e zakonshme dhe shpesh fatale. Për më tepër, ajo sëmundje i përshtatej modelit të një gruaje të re që venitet shpejt.
Syriza vijon tkurrjen, humb tre deputetë brenda ditës
Syriza ka humbur tre deputetë brenda ditës, një tkurrje që ka nisur që nga themelimi i Aleancës së Majtë Greke (ELAS) të ish-kryeministrit Alexis Tsipras në maj.
Deputeti i Korinthit, Giorgos Psychogios, në një letër drejtuar Kryetarit të Parlamentit, njoftoi shkëputjen nga grupi parlamentar i Syrizës, për të kaluar si deputet i pavarur.
Dorëheqja e tij vjen në të njëjtën ditë me atë të Giorgos Gavrilos dhe Andreas Panagiotopoulos, të cilët gjithashtu u larguan nga partia, duke u vetëshpallur të pavarur.
Ekzorcizmi i Shqipërisë!
Qeveria e Shqipërisë ka ndërhyrë në protestat e Shkupit dhe mitingjet e BDI-së
Bllokimi në kufi i tre zyrtarëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ka nxjerrë në dritë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare në protestat e fundit në Shkup dhe ndikimin e saj në mitingjet e BDI-së së Ali Ahmwetit.
Jo Vuçiçit në Bruksel. Tetë vende anëtare të BE-së bllokojnë Serbinë për shkak të korrupsionit
Tetë vende nga 27 që janë anëtare të Bashkimit Europian kanë refuzuar hapjen e grup-kapitullit të 3 në procesin e anëtarësimit për Serbinë.
Hollanda, Suedia, Finlanda, Belgjika, Estonia, Lituania, Bullgaria dhe Kroacia kanë refuzuar propozimin e Komisionit për Serbinë duke i dhënë një goditje të fortë pushtetit të Aleksander Vuçiç.
20 vende i bashkohen nismës për dronët në samitin e Ankarasë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar në prag të smitit të aleancës që mbahet në Ankara të Turqisë se 20 vende anëtare i janë bashkuar Inciativës për zgjerimin e prodhimit të dronëve duke investuar 40 miliardë dollarë në prodhimin e njësive dhe sistemeve përkatëse në pesë vitet e ardhshme.
Rutte ka shtuar se vendet anëtare do të firmosin kontrata në samit në funksion të përshtatjes së sistemeve të reja mbrojtëse me njësi si dronët që janë provuar jetikë në luftën e Ukrainës dhe Iranit.
Greqia, nyje energjetike. Rezervohet mbi 45% e kapacitetit të Korridorit Vertikal Greqi-Ukrainë
Ankandet vjetore për rezervimin e kapaciteteve të gazit për vitet 2026–2027 kanë konfirmuar interesin e tregut për Korridorin Vertikal Greqi-Ukrainë, me më shumë se 45% të kapacitetit të ofruar për katër vitet e ardhshme të rezervuar.
IKMT përgënjeshtron kryeministrin: Gardhi dhe punimet në Zvërnec, me lejen e KKTU
IKMT kundërshton versionin e dhënë nga qeveria për ndërhyrjet në Zvërnec. Sipas Inspektoratit, gardhi dhe punimet përgatitore nuk ishin thjesht pjesë e vlerësimit mjedisor, por kishin marrë miratimin e institucioneve për nisjen e investimit nga shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development”.
Korrupsioni i Ballkanit kalon në KE, por jo në BE. Serbia mbetet sërish në derë
Komisioni Europian mund të mbështesë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit për vende të Ballkanit Perëndimor, por konsensusi për të në vendet anëtare nuk mund të arrihet lehtë. “Politico” shkruan se ndonëse KE adopton një qasje liberale për standardet, nisur nga premisa të analizës gjeopolitike, vendet e ndryshme të BE-së janë skeptikë për anëtarë të rinj nga Ballkani që janë larg normave bazë të funksionimit demokratik.
"Rasti "Predator" nuk mund të mbyllet"
Shtatë persona kanë ngritur padi në një gjykatë në Athinë kundër kompanisë izraelite "Intellexa", ndaj së cilës kërkojnë një dëmshpërblim prej 7 600 000 eurosh për cenim të paligjshëm të privatësisë, konfidencialitetit të komunikimeve dhe të dhënave të mbledhura nga komunikimet telefonike.
