Mediat/Prova e parë e përdorimit të klorinës si armë kimike në Sudan
“France24” raporton për përdorimin gazit klorinë në luftën civile në Sudan. Sipas investigimit të kryer, në datat 5 dhe 13 shtator 2024 disa fuçi me gaz klorinë u hodhën nga ajri në një rafineri në veri të Khartumit. Sulmi u krye me qëllim kapjen e rafinerisë që kontrollohej nga rivalët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.
Video/Mesha e Papa Leon XIV në Stamboll
Papa Leon XIV ka zhvilluar një meshë historike në Stamboll, në Volkswagen Arena, me rastin e 1700 vjetorit të Koncilit të Nikesë, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare.
16 mars 1978, dita kur Andreotti u bë Njeri
Massimo Franco sjell në “Corriere della Sera” një episod nga ngjarja madhore e Italisë së pasluftës – rrëmbimi i presidentit të Demokracisë Kristiane, Aldo Moro.
Korrupsion edhe në ditët e Qametit. Çfarë po financohet në Ukrainë?
Tashmë lajmi kryesor nga fronti ukrainas nuk ka të bëjë me luftimet, planin e paqes së propozuar nga Donald Trump, apo kapjen e ndonjë qyteti dhe sulmet me dronë. Ka të bëjë me korrupsionin. Numri dy i qeverisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, këshilltari presidencial, Andriy Yermak, 54 vjeç, është dorëhequr pas një kontrolli në banesë nga agjencitë ligjzbatuese.
Palaçua i amputimit të pavarësisë me shtetin bektashi
E shihni këtë? Ky palaço me pushtet, që mund të veshë çdo rrobë të mundshme vetëm e vetëm për t’u dukur si kaposhi i farës në një vend pa farë e pa derman, ka përkujtuar dje 28 nëntorin me 12 postime në Facebook. Aty ku edhe ka bastin e jetës së vet.
Me 12 postime që nuk ndalnin në shëmtimë e tyre festive dhe ceremoniale në asgjë pasi ato rimarrin folklorin e një date për festime që as ekzistojnë kund në Shqipëri. Festën e organizon politika, pasi shoqëria ka ditë pushimi dhe as kujtohet më për ndonjë vlerë nga Pavarësia.
Narkoshteti merr akreditimin e parë ndërkombëtar
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet zyrtare për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vendosur në tekst një kujtesë domethënëse për luftën ndaj krimit:
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.
Steinemeier, presidenti i parë gjerman që nderon viktimat e Guernicas
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier bëhet i pari lider gjerman që nderon viktimat naziste në Guernica të Spanjës. Ai është shoqëruar në vizitën e vet nga Zonja e parë, Elke Buedenbender dhe kanë nderuar viktimat në një ceremoni ku merrte pjesë edhe Mbreti Felipe VI.
Gjuetia njerëzore në Sarajevë, të përfshirë krerë shtetesh dhe biznesmenë të Europës
Gazetari kroat, Domagoj Margetić, ka paditur penalisht presidentin serb Aleksandar Vuçiç në prokurorinë e Milanos, për atë që në media është përshkruar ditët e fundit si Safari i Sarajevës. Gazetari akuzon Vuçiç se ka qenë pjesë e një njësie ushatarake serbe, të drejtuar nga Sllavko Aleksiç, e cila u ka bërë të mundur njerëzve të pasur e të pushtetshëm nga vende të tjera të vrasin civilë për kënaqësi në këmbim të parave.
Studimi/Kroatishtja me statusin e gjuhës ndërkombëtare në shekujt '16-'17
Në mediat kroate këtë javë ka bërë një farë buje punimi i shkurtër i Stjepan Krasic, historian, teolog dhe pjesë e Urdhërit Domenikan që sjell gjashtë dokumente të reja nga arkivat e Vatikanit mbi të cilat sugjeron një tezë disi intelektualisht provokuese: Kroatishtja si gjuhë ndërkombëtare në shekujt 16 dhe 17.
Sorkin: Rreziqet e një krize globale si ajo e vitit 1929
Në një intervistë për "Kathimerini", analisti i The New York Times dhe prezantuesi i CNBC, Andrew Ross Sorkin, vë në dukje ngjashmëritë dhe dallimet e tregut global sot me kushtet që i paraprinë krizës më të madhe të përjetuar ndonjëherë nga bota perëndimore.
