Vizualizohet efekti Terrell-Penrose
Më shumë se 60 vjet pasi u hodh për herë të parë si teori, efekti Terrell-Penrose - një rrjedhojë e çuditshme vizive e Relativitetit Special të Ajnshtajnit - është shndërruar në një realitet të dukshëm.
Referendumi dhe Populli prodhojnë një Diktaturë
Jean Tulard, i cilësuar si një specialist i shquar mbi figurën e Napoleon Bonapartit, ka publikuar së fundmi një libër mbi ish-perandorin e Francës: “Napoleon, të vërteta dhe legjendat”. Mbi përmbajtjen e këtij libri ai ka dhënë një intervistë për “Marianne”, në të cilën jep disa komente që kanë vlerë për të kuptuar psikologjinë e interpretimit tonë të historisë. Të suksesit në raport me motivet dhe moralin.
Polonia urdhëron mbylljen e Konsullatës ruse në Krakov
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Rusisë në Krakov në dritën e të dhënave sipas të cilave pas zjarrit në qendrën tregtare Marywilska në Varshavë vitin e kaluar, qënron Moska.
Nisur nga evidencat se ishte shërbimi sekret rus që kreu sabotazhin e dënueshëm në Marywilska, kam vedosur të tërheq autorizimin tim për ushtrimin e aktiviteteve të konsullatës ruse në Krakov
citohet Sikorski.
Zbulohet nga shërbimet greke dhe lituaneze një rrjet spiunazhi rus me shtrirje në pesë shtete
Shërbimet inteligjente greke dhe lituaneze kanë zbuluar një rrjet të dyshuar spiunazhi rus që operonte në pesë shtete: Greqi, Qipro, Bullgari, Mali i Zi dhe Lituani.
Sipas gazetës greke “Kathimerini”, “dy etnikë grekë nga rajoni Tsalka i Gjeorgjisë janë epiqendra e dosjes”.
Bie në Oqeanin Indian, sonda kozmike sovjetike "Kosmos 482"
Agjencia Ruse e Hapësirës raporton se një anije kozmike e epokës sovjetike është rrëzuar në Gjermani. “Kosmos 482”, pjesë e programit “Venera” në orbitën e Tokës në orën 2:24 – ora e Lindjes - të mëngjesit të datës 10 maj, ose 9:24 të paradites me orën e Moskës. Hyrja në orbitë u gjurmua nga një radar në Gjeramni dhe rënia ndodhi 560 km në perëndim të ishullit Andaman i Mesëm, në Oqeanin Indian.
Putin propozon negociata direkte me Ukrainën në Stamboll më 15 maj
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar negociata direkte me Ukrainën më 15 maj në Stamboll. Mesazhi erdhi disa orë pasi liderë europianë bënë thirrje për armëpushim 30 ditor pa kushte.
Ne jemi të vendosur të zhvillojmë negociata serioze për të eliminuar shkaqet e këtij konflikti. Ne nuk përjashtojmë se gjatë këtyre bisedimeve do të jemi në gjendje të dakordësohemi për ndonjë armëpushim të ri
11 maji, mundësia për ta çuar për skrap!
Zgjedhjet e 11 majit 2025 janë zgjedhjet më atipike që nga viti 1997. Atë vit votohej edhe për një referendum për formën e qeverisjes veçse për Parlamentin.
Këtë vit votohet edhe për të sanksionuar fundin e skenës politike bipolare. Në lojë kanë hyrë aktorë të rinj.
Në këtë kuptim vota e 11 majit ka rëndësinë e vet historike. Duke nisur që nga dekretuesi, presidenti anonim i Republikës, vënë aty si lepe peqja pa zë e pa sy nga duar që po kapin çdo gjë.
Video/Tutkunet e PS-së
Kanë qenë ministre, na thonë se kanë mbaruar shkolla shumë të mira dhe sërish niveli politik është ky që shohim. Tutkunet e Partisë Socialiste që shpresojnë të ruajnë privilegjet e veta.
Anëtarësimi i Turqisë në BE bllokohet nga Gjermania dhe Franca
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka deklaruar se Franca dhe Gjermania bllokojnë kërkesën turke për anëtarësim në BE për arsye të politikës së brendshme.
Ne shohim se kërkesa nuk pranohet nga dy vendet që janë themelues dhe forcat udhëheqëse të BE-së dhe kjo ndodh kryesisht për arsye të politikës së brendshme
është shprehur Fidan në një intervistë televizive.
Presidenti bullgar: Përpjekjet e Europës në Ukrainë, të paracaktuara të dështojnë
Presidenti bullgar Rumen Radev ka deklaruar se ndihma europiane për Kievin në luftën kundër Rusisë është e destinuar të dështojë.
Europa nuk ka vizionin e vet për fundin e luftës dhe në mendimin tim, është e paracaktuar të dështojë. Ofrimi i më shumë armëve nuk do të çojë në fitoren e Ukrainës. E kundërta po ndodh përditë
ka shkruar ai në një postim në Facebook.