Tregu ilegal i barnave përmbytet nga substabca sintetike të rrezikshme
Agjencia Europiane e Barnave ka paralajmëruar se tregu informal europian i barnave po përmbytet nga opioide sintetike të paligjshme me pasojë shtimin e vdekjeve.
Nitazenet, orfinat, janë substatanca që po përdoren masivisht sidomos në vendet balltike dhe që janë me rrezik shumë të madh për jetën dhe ofrohen si terapi qetësuese për dhimbjet e shkaktuara nga kanceri.
Në vitin 2024, në Europë u bllokuan 50 000 tableta nitazeni që kalonin për barna në më shumë se 10 vende që përfaqëson një sasi prej 34 kg opiodesh sintetike.
Agjencia vëren në raportin e saj vjetor një shtim të madh të substancave psikoaktive të cilat në efektin e tyre të përgjithshëm kanë sjellë 7 600 vdekje në vitin 2024.
Të dhënat flasin për një prirje të tregut ilegal të substancave të asociuara me trafikun duke konkuruar tregun legal dhe dëshmuar për një kulturë të re të njerëzve në adresimin e trajtimit të shëndetit të tyre.

Add new comment