Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

Postuar në 05 Dhjetor, 2025 18:17

72 miliardë dollarë. Kaq është vlera e marrëveshjes mes “Netflix” dhe “Warner Bros” për blerjen e studiove të kësaj të fundit. “Reuters” e vlerëson marrëvshjen si kalim pronësie të një prej aseteve më të vjetra dhe më të çmuara të Hollywood. “Netflix” ka fituar përkundër ofertës së pakërkuar të “Paramount Skydance”, duke ofruar 28 dollarë për aksion, ndonëse agjencia raporton se PS ofroi 30$/aksion. Kompania merr në posedim edhe përmbajtjen e gjeneruar nga Ëarner, që është e jashtëzakonshme në sektorin për të cilin po flasim.

Njoftohet shkrirja e Këshillit NATO-Rusi

Postuar në 05 Dhjetor, 2025 16:33

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s kanë mbërritur në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kjo konfirmohet nga të dyja palët. 

Së fundmi, minstri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski njoftoi shkrirjen e afërt të Këshillit NATO-Rusi, ndërkohë që lidhur me këtë çështje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka vënë në dukje se marrëdhëniet prej kohësh janë në shkallën zero dhe se shkrirja e Këshillit nuk përfaqëson ndonjë zhvillim.

Si avullojnë miliarda dollarë në parajsat fiskale të Europës dhe SHBA-ve

Postuar në 04 Dhjetor, 2025 22:13

Parajsat tatimore nuk janë vetëm në ishujt e largët të Karaibeve. Shumica e parave që u shmangen taksave përfundojnë në vendet perëndimore që garantojnë regjime të favorshme tatimore dhe një nivel të lartë sekreti, dhe ku shumëkombëshet transferojnë mesatarisht 1.1 trilion dollarë çdo vit, 16% të fitimeve të tyre. Po flasim për qindra miliarda të vjedhura nga qeveritë çdo vit. Në fakt, këta gjigantë janë ata që futen në xhepat e qytetarëve, duke vjedhur burime të destinuara për shërbime publike thelbësore si shkollat, kujdesi shëndetësor dhe infrastruktura.

BE-ja duke lypur një status mes të mëdhenjve

Postuar në 04 Dhjetor, 2025 17:42

Komisioneri Europian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius ka vënë në dukje dobësinë aktuale të bllokut përkundër zhvillimeve gjeopolitike që tani janë më dinamike se asnjëherë në Europë.

SHBA nuk komunikon më me ne

Postuar në 02 Dhjetor, 2025 20:29

Mediat ndërkombëtare po raportojnë për një deklaratë të gjeneralit gjerman, Christian Freuding, dhënë për revistën “The Atlantic” gjatë së cilës ai flet për shkëputjen e komunikimit mes ushtrisë gjermane dhe SHBA. Sipas tij, kjo po ndodh në momentin më të keq të mundshëm.

Jo vetëm kemi një armik te dera, por jemi edhe në procesin e humbjes së një aleati dhe miku

shprehet ai.

Bullgarët në protesta kundër buxhetit të qeverisë

Postuar në 02 Dhjetor, 2025 15:21

Bullgaria hyn në Eurozone më 1 janar të vitit që vjen, por ky hap është paraprirë nga protesta të mëdha që lidhen edhe me buxhetin e ri. Në Sofje dhe disa qytete, mijëra qytetarë kanë dalë në protesta dhe janë përledhur edhe me policinë.

Korrupsion me tenderat, arrestohet Federica Mogherini

Postuar në 02 Dhjetor, 2025 14:07

Korrupsion. Akuza dhe dyshimi për këtë vepër janë tashmë globale dhe prekin sfera të larta edhe të atyre që predikojnë mbarë botës luftën ndaj korrupsionit. Mediat raportojnë sot se pak më parë policia belge ka ushtruar kontroll në Shërbimin Europian të Shërbimit të Jashtëm në kuadër të një hetimi të nisur pas akuzave se Shërbimi dhe Kolegji i Europës ka shpërdoruar fonde të BE-së në vitet 2021-2022.

Një rend i ri pa shtete-kombe? Ambasadori i SHBA në Turqi: Nuk kanë funksionuar

Postuar në 01 Dhjetor, 2025 21:12

Ambasadori amerikan në Turqi. Tom Barack ka komentuar vizitën e fundit të Papës në Stamboll duke ekspozuar ndër të tjera një vizion strategjik të SHBA për rajonin. Intervista e dhënë për "Kathimerini" ka marrë shkak nga një interes personal i Barack për rihapjen e Shkollës Ortodokse Teologjike të Halkisë, që sipas tij është në vëmendjen edhe të presidentit aktual Donald Trump.

OBSh rekomandon ulje çmimesh për medikamentet kundër obezitetit

Postuar në 01 Dhjetor, 2025 20:26

Organizat Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar së fundmi përdorimin e medikamenteve të rej për të ulur kurbën e obezitetit duke kërkuar nga kompanitë farmaceutike të ulin çmimet.

Medikamentet për të cilat kërkohet ulja e çmimit dhe zgjerimi i bazës së aksesit për vendet me të ardhura të ulëta janë Wegovy, Ozempic dhe Mounjaro, të cilët sugjerohen krahas një diete të shëndetshme, ushtrimeve fizike dhe mbështetjes mjekësore.

Hije të një skandali të ri në Greqi/Verifikim të 500 mln eurove të BE për matësat inteligjentë të ujit

Postuar në 01 Dhjetor, 2025 16:43

Pas skandalit të fondeve për bujqësinë, në Greqi po merr formë një tjetër çështje po aq madhore. Mediat raportojnë për nisjen e një verifikimi nga Autoriteti Kombëtar i Transparencës të përdorimit të fondeve të BE-së për instalimin e matësave integjentë të ujit.

Rasti ndërohë po hetohet nga Autoriteti i Konkurencës dhe Zyra e Prokurorit të BE-së në Athinë, tek i cili është dorëzuar një dosje e madhe ankesash.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS