Në Ukrainë kërkohet heqja e emrave të Tolstoit dhe Dostojevskit: Autorë të rusfikimit

Postuar në 23 Janar, 2026 17:59

Instituti i Kujtesës Kombëtare në Ukrainë ka deklaruar ndryshimin e emrave të rrugëve dhe vendeve, objekteve dhe heqjen e monumenteve apo pllakave përkujtimore të shkrimtarëve rusë Fjodor Dostojevksi dhe Leon Tolstoi.

Përmes një deklarate të posaçme të një komiteti ekspertësh vihet në dukje se trashëgimia letrare e autorëve në fjalë lidhet drejtpërdrejt me glorifikimin e politikës perandorake ruse.

Instituti vlerëson se përkujtimi i gjerë i të dy autorëve në fjalë ka qenë pjesë e një strategjie të gjerë rusifikimi që synone zvëndësimin e gjuhës ukrainase për të ngushtuar hapësirën kulturore dhe informative të Ukrainës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.