BE-ja nuk e mbron dot Ukrainën. Kufinjtë do ndryshojnë dhe Ukrainën e pretendojnë disa shtete
Në një intervistë për agjencinë “Tass”, Karin Kneissl, ish-ministre e Jashtme e Austrisë, aktulaisht drejtuese e qendrës “G.O.R.K.I” shprehet se interesi për ndarjen e Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë dhe rajonet që ajo ka marrë. Sipas saj janë disa vende në Europë që e shohin me interes dhe si të tyret pjesë të Ukrainës.
Video/Zelenskiy mbërrin në Londër një ditë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë
Trump/izmi, cunami digjital që ka përmbysur hierarkitë
A do triumfojë Partia e Kriminelëve më 11 maj?!
Në një dalje publike sot kryeministri në detyrë Edi Rama ndër të tjera tha:
Prandaj nuk duhet thjesht një fitore e PS, por një triumf e PS. Një fuqi e investuar me votën e shqiptarëve që në 11 maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë me logon që do të zgjedhin, por të mendojnë Shqipërinë në tryezën e negociatave që duhet t’i mbyllin brenda 2027
Është gjuha e njohur e dikujt që ka dy dekada që gënjen dhe dështon të ardhmen e vendit.
Izraeli lobon në ShBA për mbajtjen e bazave ruse në Siri
Mediat në Izrael raportojnë se lobi izraelit në ShBA ka organizuar një fushatë të koordinuar për të orientuar një politikë të krizës permanente në Siri.
Sipas burimeve të cituara raportohet se ideja e lobimit është që ShBA të angazhohet për një Siri të dobët, të tolerojë praninë e bazave ushtarake ruse për të kundërpeshuar ndikimin në rritje të Turqisë.
Jerusalem Post vë në dukje se përpjekja në fjalë synon të minojë politikën stabilizuese të liderëve islamikë që rrëzuan Bashar al Assad.
Fotolajm/Protestë masive në Athinë për tragjedinë e Tempes
Dy vjet pas tragjedisë së Tempe, në Greqi është zhvilluar një protestë apo grevë kombëtare që duket se përfaqëson diçka unike në përmasa. Irritimi lidhet me faktin se dy vjet pas aksidentit hekurudhor ku gjetën vdekjen 57 njerëz janë zbuluar të dhëna për dijeninë dhe përgjegjësinë e qeverisë.
Takim historik në Shtëpinë e Bardhë. Sherri Zelensky-Vance-Trump provon fuqinë e lirisë së shprehjes
Takimi Trump-Zelenskiy ka përfunduar në mënyrën më dramatike të mundshme. Donald Trump dhe zv.presidenti J D Vance që kapen në debat me presidentin ukrainas për qëndrimet ndaj Rusisë dhe rrugën drejt marrëveshjes. Pavarësisht përmbajtjes, Zelenskiy ka bërë i pari hapin e madh: ka kundërshtuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin e SHBA, duke konfirmuar publikisht se Paqja e pretenduar nga Trump ka marrë një goditje. Ndonëse ka një ndjesi të madhe skandali, e mira është se diskutimi ka qenë i hapur publikisht, diçka e pamendueshme në mbarë botën. Vetë Trump ka deklaruar në diskutim se:
Më në fund vë trurin në punë. Konflikti me Dadon adresohet tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Erion Veliaj, i burgosur për tri akuza të rënda, ka hedhur më në fund një hap logjik në menaxhimin e çështjes së vet penale. Sot njoftohet se Veliaj ka kërkuar nga narkoleptiku Artur Metani – Inspektor i Lartë i Drejtësisë, që të nisë procedim disiplinor ndaj prokurorit Olsi Dado, për pretendimet të caktuara që ai si subjekt I hetimit në dosjen e Dados ka.
T'i gjesh telat Donaldit
Në një vizitë të kryeministrit brianik Keir Starmer në SHBA, mund të shihet një shembull i rrallë sesi politika perëndimore po përpunon maniera të posaçme për të mos cenuar humorin e Presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump. I perceptuar gjerësisht si një njeri që preferon të lavdërohet, të flasë për gjëra që bëhen për herë të parë, të paprecedenta, të reja, historike, Donald Trump ka imponuar kështu një protokoll të personalizuar që i ka kthyer kryeministrat në diplomatë dhe gati në sekretar oborri.
Rusia riafirmon rolin e vet në Ballkan përmes Serbisë
Serbia e Aleksander Vuçiç ka hedhur një hap të ri diversifikues sa i takon politikës së jashtme. Zv.kryeministri Aleksander Vulin ka vizituar Moskën ku është takuar me ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.
Në takim raportohet se është folur për “një rregullim të çështjes së Kosovës dhe situatës në Bosnje-Hercegovinë”.
Raportet e reja me Rusinë i ka konfirmuar së fundmi edhe ministri i Jashtëm Marko Djuriç, çka thekson se Rusia është një realitet i rikonfirmuar në çështjet ballkanike përmes Serbisë.