FBI-ja ushtron kontroll në shtëpinë e John Bolton
FBI ka kryer një bastisje në shtëpinë e John Bolton-it në Merilend të SHBA-ve, raporton “Associated Press”. Mësohet se bastisja është pjesë e një hetimi mbi trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, tha të premten një person që kishte informacione mbi çështjen. Personi në fjalë nuk ka autorizim për të folur mbi hetimin me emër dhe foli në kushte anonimiteti për Associated Press.
Studentët refuzojnë ftesën e Vuçiç për debat televiziv: Flasim në zgjedhje!
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm të ballfaqohet në dialog televiziv me përfaqësues të protestuesve duke bërë thirrje që palët të kthehen në dialog.
Serbia duhet të zgjidhë çështjet e veta përmes dialogut demokratik, jo dhunës. Ftoj përfaqësues të bllokuesve të diskutojmë publikisht për vizionet tona planet dhe prorgramet e së ardhmes
citohet ai.
OKB: Në Gaza ka uri masive
Kreu i seksionit të Ndihmës në OKB, Tom Fletcher ka konfirmuar se në Gaza ka uri dhe se kjo uri po përdoret nga disa liderë izraelitë si arme lufte. Ai ka folur në emër të një raporti zyrtar që vë gishtin mbi TelAvivin që aktualisht ka nisur ofensivë tokësore në territorin palestinez.
Përplasje episodike apo sistematike me gjyqësorin?
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka sulmuar sot publikisht një gjykatës të cilin e akuzon se nuk lejon ekzekutimin e një vendimi për çlirimin e një toke të zënë në mënyrë të paligjshme.
Efektet politike të thatësirës - rasti i Iranit
Krizë leximi, qeveria daneze heq TVSh-në mbi librin
Qeveria daneze ka ndërmend të heqë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, 25% për librat në mënyrë që të nxisë leximin.
Gati për një takim, por ende jo për garancitë për Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy citohet të jetë shprehur se ai mund të takohet me homologun e tij rus, Putin pasi vendi i tij të ketë marrë garanci sigurie. Sipas mediave turke, vendet e takimit që janë përfolur janë Zvicra, Austria apo Turqia.
Ne duam të kemi një mirëkuptim mbi arkitekturën e garancive të sigurisë brenda 7-10 ditëve, dhe bazuar mbi atë kuptim, ne synojmë të mbajmë një taim tripalësh
është shprehur Zelenskiy.
Arrestohet në Itali një ukrainas i dyshuar si koordinator i sulmit ndaj Nord Stream 2
Autoritetet italiane kanë arrestuar në Rimini një shtetas ukrainas që është nën dyshime për pjesëmarrje në aktin e sabotazhit ndaj gazsjellësit verior, Nord Stream 2 në shtator të vitit 2022.
Ndalimi është bërë në zbatim të urdhër arrestit europian lëshuar nga Gjykatë Federale në Gjermani në gusht të vitit 2025.
Sergey K. është ndaluar në kuadër të një operacioni të përbashkët dhe dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim për organizimin e shpërthimeve dhe sabotazheve të paligjshme.
Daniel Shima paraqitet në polici
Daniel Shima është gjallë dhe shëndoshë e mirë. Ai është paraqitur në orët e para të mëngjesit në polici dhe ka deponuar se ishte larguar me vullnet të lirë pas një debati me të dashurën. Në media raportohet se në të ëvrtetë policia do të rithërresë Shimën për verifikime mbi variantin e paraitur prej tij, ndërkohë që po bëhen verifikime edhe të aparatit telefonik.
Zhduket Daniel Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI-T
Familjarët e ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Daniel Shima, kanë denoncuar sot në polici zhdukjen e tij.
Nga burime policore raportohet se kontaktet e familjarëve me Shimën kanë humbur që prej paradites së djeshme.
Daniel Shima ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024, një akt që u komentua në media të ndryshme se lidhet me procedura hetimore për prokurimet e AKSHI-t.
