Si duhet parë studenti i sotshëm serb që proteston
Aleksandër Vucic ka nisur të tregojë fytyrën e vërtetë të pushtetit në Serbi. Të hënën në mbrëmje mediat raportuan se policia sulmoi studentë që bllokuan këshillin bashkiak të Novi Sadit. Të njëjtat media raportuan se gjatë incidentit studentët këndonin ndër të tjera edhe:
Shkoni në Kosovë!
Rusia është kërcënim kolektiv për Europën
Kreu i Këshillit të Europës, Antonio Kosta, ka deklaruar gjatë një interviste për AFP-në se Rusia përfaqëson një kërcënim kolektiv për Europën.
Sigurisht që fqinjët e Rusisë janë më të shqetësuarit. Por është esenciale që të kuptohet se ky është një kërcënim kolektiv
ka thënë ai.
I pyetur mbi armatimin e Europës, Costa ka sqaruar se aktualisht emergjenca e sigurisë imponon blerjen e armëve kudo ku është e mundur.
Ku humbi shqetësimi për Diktaturën e SPAK?
Është për t’u shënuar: që nga vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt, qetësia thuajse absolute e frontit mediatik pro tij, është shurdhuese.
Asnjë fjalë, asnjë koment, asnjë sulm. Asnjë akuzë. Asgjë. Shqipëria e diktaturës së SPAK nuk ekziston më. Ajo ishte një histeri kolektive e një grupi, një trillim, një fiksion të fiksuarish.
Zhdanov i vetësatirizimit, Basha rishpik veten si Luli! Për PS-në: 7x7=313
Ka disa ditë që Lulzim Basha është shfaqur me një profil të ri mediatik që ndryshon nga ai i formatit të zakonshëm që jemi mësuar. Basha në makinë, me një mënyrë të foluri të personalizuar si “çun lagjeje” që i drejtohet kryeministrit si “Rame”. Xhup lëkure, bluzë me kapuç në makinë, Lulzim Basha, ka hyrë përfundimisht në kremastarin e Lulit. Ai është sot më Lul se ç’ka qenë ndonjëherë.
7x7 bëjnë 313
thoshte sot, duke i kujtuar “Rame-s” se “shokët i ka në burg”.
Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë
Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Policia ka mësyrë në shtëpinë e tij, ndërkohë që hetimi përfshin 100 persona, mes të cëve biznesmenë dhe gazetarë ndaj të cilëve rëndon akuza e korrupsionit, mitmarrjes dhe bashkëpunimit me terroristë. Lidhur me akuzën e fundit policia turke po heton rreth marrëveshjeve të supozuara mes Imamoglu dhe krahut politik te Partisë Punëtore të Kurdistanit, përpara sesa ai të fitonte zgjedhjet.
Premisa për fuqinë europiane
Askush nuk e di me siguri se çfarë është diskutuar në telefonatën 90 minutëshe mes Vladimir Putin të Rusisë dhe Donald Trump të SHBA. Në njoftimet përkatëse për shtyp Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini vetëm sa bëjnë me dije se të dy presidentët kanë rënë dakord se lufta në Ukrainë duhet të mbyllet me një paqe afatgjatë. Ndërkohë media të ndryshme raportojnë për një armëpsuhim ndaj objektivave energjetike ukrainase të kushtëzuar me një kërkesë të Putin që të ndërpritet furnizimi me armë.
Shpërbërja e Perëndimit
Pas bombardimeve të rebelëve Houthi në Jemen, SHBA ka licencuar sulmet e Izraelit ndaj Gazas gjatë të cilave raportohet se sot janë vrarë 400 palestinezë. SHBA ka pranuar se është konsultuar për sulmet që sa vijnë i ngjajnë vrasjeve shtetërore të civilëve.
Ndërtimi, oaz i pastrimit të parave
Gazeta greke “Kathimerini” raporton sot për goditjen nga Njësia Kundër Krimit të Organizuar të grupimit ruso-pond të pastrimit të parave të gjeneruara nga trafiku i cigareve. Sipas raportit të cituar dëmi në të ardhurat publike është 9.7 milionë euro dhe pastrami është kryer përmes investimeve në prona përfshirë hotele luksi.
Një i dyshuar kryesor është i lidhur me një kompani me të ardhura shumë më poshtë 1 milionë euro kapital
Kryeministri kanadez, Carney, zgjedh Francën për vizitën e parë jashtë
Efekti “Trump” është ndjerë menjëherë. Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney ka zgjedhur Francën për vizitën e tij të parë zyrtare, një vend që bën pjesë në konstitucionin gjuhësor, historik dhe kulturor të kandezëve.
Dua të siguroj se Franca dhe e gjithë Europa punon në mënyrë entuziaste me Kanadanë, vendi më europian mes jo-europianëbve dhe në të njëjtën kohë vendosmërisht amerikanoverior, e vendosur si Ju të ruajë marrëdhëniet sa më pozitive me SHBA
Krizë e re për Netanyahun. Shkarkimi i kreut të kundërspiunazhit provokon tensione të thella
Është e vështirë që të kalojë një muaj pa një problem për kryeministrin izraelit, Beniamin Netanyahu. Aktualisht ai ka një përplasje të hapur politike dhe një situatë të riciklimit të krizës për shkak të shkarkimit të Ronen Bar nga pozicioni i drejtimit të Shin Betit, agjencia përgjegjëse për sigurinë e brendshme.