Naked City
Gerard Butler, ky “Don Zhuan” i pandreqshëm.
Ai është fotografuar para disa muajsh duke u puthur me një brune të panjohur ku u shfaq mjaft pasionant.
Por siç duket Gerard Butler për momentin është i zënë duke bërë pushimet e tij të nxehta me një bukuroshe në Malibu.
Çifti është parë duke shëtitur me varkë dhe aktori nuk ka mundur të heqë duar nga trupi i përkyer i vajzës me bikini.
Ja pse e sulmova Kim Kardashian.
Vitalii Sediuk që sulmoi Kim Kardashian shpreson që kjo e fundit të mos hidhërohet me të.
“Shpresoj që Kim është mirë dhe nuk do të zemërohet me mua pasi nuk mendova ta lëndoja. Kanye është një njeri me fat pasi Kim është perëndeshë”, tha ai për MailOnline.
Venecia në përgatitje për dasmën e aktorit Clooney.
Qyteti i Venecias në Itali është pushtuar nga ethet e një dasme, asaj të njërit prej yjeve më të mëdhenj të Hollivudit, aktorit George Clooney dhe avokates Amal Alamuddin.
Sofia Vergara: Ja si e bëra për vete Joe Manganiello.
Njëra ndër femrat më të bukura në botë, aktorja Hollywood-iane Sofia Vergara ka zbuluar se si e ka bërë për vete të dashurin e saj Joe Manganiello, i cili njëkohësisht njihet edhe si mashkulli më i dëshiruar në industrinë e filmit dhe botës së artit në Hollywood…
Është pa dyshim njëra ndër femrat më të bukura në botë, por edhe ajo përdor metoda të ndryshme për ta bërë një mashkull për vete. Bëhet fjalë për aktoren Sofia Vergara e cila në një emision ka zbuluar shumëçka, ku ndër të tjera nuk ka lënë anash pa treguar edhe për parfumin e saj, por edhe të dashurin.
5 vjeçarja me autizëm që pikturon kryevepra.
5 vjeçarja Iris Grace, megjithëse vuan nga autizmi, ka një talent të jashtëzakonshëm.
Shikojeni edhe ju talentin e saj nëpërmjet këtyre pikturave, që janë "bërë" nga dora e saj.
North West në javën e modës Paris Fashion Week.
Janë shumë momente historike në jetën e një fëmije, por një shfaqje mode nuk është njëra nga ato.
Natyrisht, shumica e fëmijëve nuk e kanë stilin e jetesës sikur North West, e cila ishte e ulur në rreshtin e parë në shfaqjen e Balenciaga në javën e modës në Paris, së bashku me prindërit e saj, Kim Kardashian dhe Kanye West.
Familja ishte e stilizuar e gjitha me të zezë, dhe veshjet e tyre përshtateshin njëra me tjetrën.
Adriana Lima, thjesht mahnitëse!
Manekinia e njohur Adriana Lima gjatë ushtrimeve të saj në Fittnes, ka realizuar një editorial për “Victoria Secret’, ndërsa bëhet e ditur se këto foto kanë befasuar fansat e saj.
Bukuroshja braziliane Adriana Lima në promocionin e ri për ‘Victoria Secret’, ka pozuar në Fittnes dhe përsëri ka arritur të bëj për vete mijëra fansa, pasi që sipas fansave të saj, Adriana edhe e djersitur është shumë seksi.
Makina më e shtrenjtë në botë, në rrugët e Parisit
Në rrugët e Parisit po shëtit ajo që mund të jetë makina më e shtrenjtë në botë: Lamborghini Aventador e larë në ar.
Në prag të nisjes së Javës së Modës në kryeqytetin francez, makina që ka një vlerë rreth 7.5 milionë dollarë është parë e parkuar jashtë hotelit Plaza Athenee, në luksozen Avenue Montaigne.
Mendohet se ashtu si të gjitha supermakinat e tjera që shihen nëpër rrugët e qyteteve europiane, edhe ky Lamborghini është pronë e një pasaniku arab.
Ky model ka 25 kilogramë ar dhe është dizenjuar nga inxhinieri gjerman Robert Gülpen.
Britney Spears tregon sharmin menjëherë pas ndarjes.
Britney Spears sapo ka deklaruar ndarjen nga David Lucado dhe po bën ndryshime në look dhe stil me ngadalë. Ajo ka treguar një pamje ndryshe në Gjermani tek sa ka mbërritur për të prezantuar koleksionin e saj të të brendshmeve “The Intimate Collection”. Britney shihet me flokë të shkurtër bjondë dhe make-up të shndritshëm. Këngëtarja ka zgjedhur një kostum të bardhë me pantallona dhe xhaketë ku tregon elegancë dhe sharm. Vetëm një ditë më parë në Poloni këngëtarja ka treguar një stil ndryshe me bazë të errët të flokëve.
Millie Mackintosh prezanton koleksionin e bizhuve.
Millie Mackintosh ka arritur suksesin e saj në filmin “Made in Chelsea”. Por këtë vit ajo ka punuar edhe për koleskionin e bizhuterive për Dorothy Perkins. Millie ka traguar se e dashuron edhe modën. Bizhutë do të shiten me çmimin 10-30 $ në dyqane online vetëm për krishtlindje. 25-vjeçarja i ka projektuar bizhutë në udhëtime duke marrë frymëzim nga vende të ndryshme. Por ajo është shumë e dhënë edhe pas produkteve të make-upit. Produktet e saj të preferuara janë NIP+FAB ku ajo ka dhënë sugjerimet e saj për produktet që duhen përdorur gjatë muajve të ftohtë.