Naked City

Skenat e nxehta të Adam Levine në videoklipin me gruan e tij!?

Postuar në 30 Shtator, 2014 07:22

Maroon 5 kanë publikuar videoklipin më të fundit “Animal”, me liderin e grupit Adam Levine që ka xhiruar disa skena të nxehta me gruan e tij në klip.
Këngëtari vetëm para disa muajsh është martuar me të fejuarën e tij, topmodelen Behati Prinsloo, dhe e ka përfshirë edhe këtë të fundit në videon e tij.
Skena seksi dhe në disa raste edhe të frikshme, Lavine ka treguar përsëri se qëllimi i tij është të jetë i veçantë dhe spontan, transmeton Telegrafi.
Videoja ka dalë të jetë e superklikuar pasi brenda pak orësh ka kaluar mbi një milionë shikime.

10 arsyet për të frekuentuar plazhet nudo.

Postuar në 30 Shtator, 2014 03:36

Që prej fillimit të viteve 1900 burra e gra frekuentonin plazhet ashtu siç janë krijuar nga nëna natyrë, pa rroba, pa bikini.

Me kalimin e viteve, me krijimin e bikineve dhe modeleve të ndryshme të tyre, njerëzit filluan të përshateshin në plazhe, madje të krijonin edhe komplekse për trupin e tyre.

Më poshtë po ju listojmë 10 arsyet se pse duhet të frekuentoni plazhet nudo, qoftë edhe për 1 herë të vetme:

Mashtrohet nga sozia e futbollistit.

Postuar në 29 Shtator, 2014 17:13

Ata janë të superpaguar, gjithnjë në qendër të vëmendjes, të paktën gjatë fundjavave futbollistike dhe magnet femrash gjatë ditëve të tjera të javës.

Duke përfituar nga ky imazh i futbollistëve, një i i ri britanik, që natyra e kishte bekuar me ngjashmërinë thuajse identike të Curtis Davies të skuadrës së Hull City në Premier Ligën angleze, mashtroi për 18 muaj me radhë Josie Cunningham, modelen të bërë e famshme për operacionin e zmadhimit të gjoksit.

Bukuroshja që nuk mund të bëjë seks dhe as fëmijë.

Postuar në 29 Shtator, 2014 17:11

Një adoleshente ka folur rreth shokut që ka kaluar, kur e zbuloi se ajo nuk kishte vaginë. Jacqui Beck sot është 19 vjeç, por vuan nga një sindromë e rrallë “MRKH” që prek organet riprodhuese, ç’ka do të thotë që vajza nuk ka mitër. Ajo u diagnostikua nga mjekët pasi shkoi të vizitohej para dy vitesh, pasi pati një dhimbje në shpinë dhe i tregoi mjekëve se, nuk kishte menstruacione edhe pse ishte 17 vjeç. Analizat treguan se ajo nuk kishte vaginë, pasi vuante nga një sindromë, e cila nuk e lejonte të kryente marrëdhënie seksuale, po ashtu nuk mund të lindte edhe fëmijë.

Zbulojnë se kanë të njëjtën grua, ja çfarë bëjnë!

Postuar në 29 Shtator, 2014 17:07

Kjo histori ngjan me një komedi romantike, por në fakt është e vërtetë. Dy burra që pinin së bashku në lokal, u bënë shokë pasi zbuluan se ishin martuar me të njëjtën grua.

Chris Thomas dhe Peter Sherrat të dy 47 vjeç, u takuan gjatë kohës që të dy ishin të martuar me gruan bigamiste Karen Sherrat 45 vjeç. Kjo e fundit tani qëndron jashtë kuadrit të miqësisë, ndërkohë që shoqëria e dy meshkujve është cilësuar nga ata si “e vetmja gjë e mirë që mbeti” nga ajo lidhje.

Brad Pitt: Refuzoj shumë regjisorë.

Postuar në 29 Shtator, 2014 06:51

Më në fund u martua me Angelina Jolie në fund të muajit gusht dhe Brad Pitt duket se e ka marrë me shumë dëshirë rolin e tij të ri si bashkëshort.

Në një intervistë për versionin britanik të revistës ‘GQ’, aktori 50-vjeçar foli për martesën: “Nuk mund të them se martesa është vetëm një emërtim. Është më shumë se kaq.”

Pitt preku edhe karrierën e tij duke thënë se i zgjedh më me kujdes rolet për filmat e tij të rinj.

Kelly Brook "vajton" ndarjen.

Postuar në 29 Shtator, 2014 03:25

Kelly Brook ka lënë përshtypjen se ajo po mbante zi për ndarjen nga i fejuari i saj, David McIntosh.

Kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare për shkak të rrobave të zeza që bukuroshja kishte veshur, teksa kishte zgjedhur të dalë për shëtitje në rrugët e LA.

Nuk do të quhet më Jessica Simpson.

Postuar në 29 Shtator, 2014 03:17

Bukuroshja amerikane Jessica Simpson ka vendosur që nga tash e tutje ta ketë mbiemrin e burrit të saj. Kjo ide bukuroshes i ka ardhur pas rikthimit nga muaji i mjaltit, që ka qenë edhe një nga muajt me të bukur të jetës së saj. Tani, Jessica është e përqendruar në kujdesin ndaj fëmijëve duke mos qenë kështu shumë prezente në skenë

Ja Justin Bieber në kohën e pafajësisë.

Postuar në 28 Shtator, 2014 16:50

Tashmë njihet nga të gjithë si djali i keq, ku shumë herë futet në telashe nga festat e tij të çmendura dhe me pije.

Por Justin Bieber nuk ka qënë gjithmonë me tatuazhe dhe me daljet e tij pa bluzë.

Këtë të premte 20 vjeçari ka postuar një foto të tij në Instagram kur ai ishte i vogël. Bieber shfaqet në këtë foto me një arush kaf të cilin e ka përqafuar.

Një ëmbëlsi të pafajshme që nuk ka të bëjë me Justin e ditëve të sotme, fansat e tij e kanë komentuar duke e adhuruar atë edhe më shumë.

Harrisi konfirmon se e ka harruar Ritën.

Postuar në 28 Shtator, 2014 14:20

DJ i famshëm, Calvin Harris, ka harruar përfundimisht ish të dashurën e tij, Rita Orën.
Pas spekulimeve të shumta në lidhjet e skocezit, lidhja e tij me modelen Aarika Wolf po rezulton të jetë e vërtetë.

Dyshja është takuar gjatë xhirimeve të kripit të ri të DJ-it “Blame”.
Një fotografi nga një shoqe e Wolfit tregon Harrisin duke puthur modelen në një aeroplan privat.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City