Naked City
Kim Kardashian bukuria globale që “çmend” Parisin.
Kim Kardashian është një yll global dhe ka treguar që është një ikonë stilit gjatë vizitës në Javën e Modës në Paris. Ajo ka mbërritur atje bashkë me bashkëshortin Kanye West dhe mamanë Kris Jenner . Kim shihet e veshur me një fustan në ngjyrë të bardhë deri tek kyçi i këmbës nga koleksioni i Balmain 2015. Ndërsa mamaja Kris Jenner shihet me kostum në ngjyrë të zi bashkë me Kanye i cili ka preferuar të zezën. Familja Kardashian kanë arritur në Francë për të ndjekur Kendall Jenner në pasarelën e javës së modës për koleksionin Pranverë/Verë 2015.
Këto yje janë biseksualë!
Data 23 shtator është dita e biseksualitetit. Kjo ditë shënohet në vende të ndryshme të botës që nga viti 1999.
Biseksualiteti nënkupton tërheqjen fizike, seksuale, emocionale she shpirtërore nga personat e të dy gjinive.
Në botë tashmë biseksualiteti është pranuar si orientin seksual ngjashëm me homoseksualitetin, madje thuajse edhe në nivel edhe me heteroseksualitetin.
Shumë nga yjet e njohura të ekranit dhe muzikës kanë prirje seksuale për të dyja gjinitë.
Puthja e famshme e Times Square bëhet skulpturë.
Puthja e ndodhur më 14 gusht të vitit 1945 midis një infermiereje dhe një marinari tashmë bëhet dhe një skulpturë. Puthja e kapur nga fotografi, Alfred Eisenstaedt tregon momentin kur SHBA-të korrën fitoren nga Japonisë dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Skulptura është e gjatë 8 metra dhe peshon 13 ton.
Këngëtarja eksiton balerinët në skenë.
Teksa ajo këndonte në natën e fundit të “Hits Greatest Tour” , këngëtarja duket se ka bërë shumë qejf. 25-vjecarja Rochelle Humes kërcente afër me kërcimtarët e saj meshkuj teksa këndonte hitet si “All Fired Up”, ‘Just cant get enoug’ në Devon’s Plymouth Pavilions të martën. Këngëtarja mahnitëse është parë të përkëdhelte krahët e fryrë të një balerini, si dhe të vendoste dorën në kraharorin e tjetrit. Por duket se këto lëvizje nuk kanë qenë pa efëkt, pasi edhe pse në skenë, balerinët duken të eksituar aq sa njëri prej tyre fotografohet i ndjerë në siklet.
Bie në kafazin e tigrit, gjen vdekjen.
Një i ri indian gjeti vdekjen në një kopësht zoologjik të Nju Delhit, kur nga pakujdesia ra brenda pjesës së rrethuar ku mbahej një tigër i bardhë.
I riu, i identifikuar më vonë si një 17-vjeçar dyshohet se në përpjekje për të shkrepur një foto kujtim nga vizita në kopësht, është ngjitur tek telat rrethues, por fatkeqësisht ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në anën e gabuar të rrethimit.
Angli, familja e meshkujve në festë, vajzë pas një shekulli!
Xhesi Silverston, e lindur në vitin 1913, ishte fëmija e fundit vajzë e kësaj familjeje të madhe, të paktën deri në ardhjen në këtë jetë të Popit.
Janë dashur të priten 101 vjet, që Silverstonët të festonin sërish. E gjithë merita i shkon Xheremi Silverston, një fermer në Devon të Anglisë, 43 vjeç dhe Daniela Andreus, 36 vjeç, të cilët në fillim nuk arrinin ta besonin.
Për katër breza me radhë, pjesëtarët e kësaj familjeje kanë lindur vetëm djem dhe tani “tersin” e lindjes të vetëm meshkujve, e ka thyer Popi.
Dr. Dre reperi më i paguar për 2014-ën.
Megjithëse nuk ka realizuar ndonjë album vitin e fundit, madje as ndonjë turne, reperi dhe producenti Dr. Dre, ka kryesuar në listën e revistës “Forbes” si reperi më i paguar për vitin 2014.
Shuma e fituar gjatë këtij viti është rreth 620 milionë dollarë dhe kjo falë një kontrate të nënshkruar me kompaninë Apple.
Ndërsa në vendin e dytë renditej Jay Z dhe Diddy me një shumë prej 60 milionë dollarësh secili.
Listën e pesë reperëve më të paguar për 2014-ën, e plotësonin Drake, Macklemore dhe Ryan Lewis me një fitim prej 32 milionë dollarësh.
Dashuria nuk njeh moshë.
Rrëfim – Tre çifte britanike ndajnë me publikun historitë e tyre të dashurisë, që i kanë kurorëzuar me martesë. Mosha e tyre është faktori që lë gojëhapur këdo që i dëgjon rrëfimet, por të dashuruarit janë më të lumtur se kurrë
Histori grash të dashuruara në moshën 70-vjeçare
Nuk është kurrë vonë për të veshur fustanin e nusërisë. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pensionisteve që po martohen në Britani, është rritur me 20 për qind. Tre çifte tregojnë sesi dashuria e vonë i ka sjellë jetës së tyre lumturi.
ZEMRA NUK PLAKET KURRË
Ish i dashuri i Dafinës sot para gjyqit për rrahjen e Ledrit.
Krenar Çoçaj dhe Gazmend Mirena do paraqiten të mërkurën në gjykatë për t’u përballur me akuzën e lëndimit të lehtë trupor ndaj Ledri Vulës, raporton portal Kallxo.
Aktakuza e hartuar nga prokurorja Besa Limani përmban informacionin se natën e 7 qershorit 2012 Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj (ish i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri) sulmuan dhe rrahën Ledri Vulën. Sipas aktakuzës Mirena e kishte goditur Vulën me kondak të revolës ndërsa Krenar Çoçaj e kishte goditur me shufër metali.
Zbulohen detaje nga ndarja e princit Çarls dhe princeshës Diana.
Familja mbretërore në Angli është duke marrë masa pasi një ish-ndihmës i besuar i pallatit ka dhënë hollësi për prishjen e martesës së princit Çarls dhe princeshës Diana, në librin e tij autobiografik.
Dickie Arbiter që ka qenë një zëdhënës për shtyp i pallatit mbretëror dhe njeri i besuar i princit Çarls dhe princeshës Diana për 12 vjet. Ai ka zbuluar sekrete intime gjatë kohës që ka qenë në detyrë në librin e tij të quajtur: “Në krye të detyrës me mbretëreshën: Koha ime si zyrtar për shtypin, në pallatin mbretëror”.