Zbulohen detaje nga ndarja e princit Çarls dhe princeshës Diana.

Familja mbretërore në Angli është duke marrë masa pasi një ish-ndihmës i besuar i pallatit ka dhënë hollësi për prishjen e martesës së princit Çarls dhe princeshës Diana, në librin e tij autobiografik.
Dickie Arbiter që ka qenë një zëdhënës për shtyp i pallatit mbretëror dhe njeri i besuar i princit Çarls dhe princeshës Diana për 12 vjet. Ai ka zbuluar sekrete intime gjatë kohës që ka qenë në detyrë në librin e tij të quajtur: “Në krye të detyrës me mbretëreshën: Koha ime si zyrtar për shtypin, në pallatin mbretëror”.
Avokatët e familjes mbretërore tashmë po marrin masa për kontratat e punësimit të stafit, për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.
Mbretëresha dhe princi Çarls thuhen se janë tepër të xhindosur nga libri i Arbiter-it dhe e kanë parë këtë veprim si një tradhti ndaj familjes.
Libri premton të zbulojë si ka qenë jeta “pas perdeve” gjatë kohës që ai ka punuar në pallat, kohë që ai e cilëson si “kohën më të turbullt në historinë moderne, të familjes mbretërore britanike”. Raportohet se ai ka refuzuar oferta të panumërta për të shkruar një libër kujtimesh.
Ai ka punuar në pallat gjatë vitit 1998 deri në vitin 2000 dhe ka qenë dëshmitar i prishjes së martesës së princeshës Diana, pasi princi pati një lidhje jashtëmartesore me Kamila Parker-Boul.
Add new comment