Naked City

Femrat që skandalizuan shoqërinë e kohës kur jetuan.

Postuar në 28 Shtator, 2014 14:18

Sidonie Gabrielle Colette, e njohur thjesht me emrin e saj artistik Kolet, ishte një noveliste dhe performuese franceze në fillim të shekullit të 20
Luisa Casati mahniti Europën për disa dekada dhe ka frymëzuar shumë piktorë, shkrimtarë, krijues mode dhe regjisorë filmash me stilin e çuditshëm të jetës saj
Joanna Hiffernan krijoi mjaftueshëm skandal si një modele e pamartuar, e cila pozonte për të dashurin e saj amerikan, piktorin James Abbott McNeil Whistler

George Clooney martohet dy ditë para programit.

Postuar në 28 Shtator, 2014 08:34

George Clooney është martuar me Amal Alamuddinin mbrëmjen e së shtunës në fshehtësi të plotë. Aktori 53-vjeçar dhe avokatja 36-vjeçare pritej të martoheshin ditën e hënë, por e kanë bërë celebrimin atëherë kur askush nuk e priste.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i aktorit hollivudian, Stan Rosenfield.

Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamuddin ndodhen në Venecia që nga dita e premte ku po festojnë së bashku me familjarët e miqtë e tyre.

Chris “përforcon” miqësinë me Rihanna-n.

Postuar në 28 Shtator, 2014 04:58

hris Brown së fundmi këmbënguli se ai dhe Rihanna janë thjesht miq dhe këtë të premte e përforcoi me postimin e fotos së Karrueche Tran në profilin e tij.

Në foto modelja 26-vjeçarja, me të cilën këngëtari ka një marrëdhënie të komplikuar, shfaqet e ulur në një karrike me në sfond pamjet e dallgëve të oqeanit.

Chris dhe Karreuche janë rikthyer së bashku pas ndarjeve të panumërta që karakterizuan marrëdhënien e tyre gjatë muajve të verës.

Fjolla Morina përsëri hedh "kunja' ndaj Tunës.

Postuar në 28 Shtator, 2014 04:57

Duket se ky ka qenë misioni i saj i këtyre muajve të fundit: të ndalojë euforinë e Tunës. Fjolla Morina është parë disa herë të replikojë në distancë me Tunën në rrjetet sociale. I ka sulmuar “zogun”, me të cili Tuna theu rekorde.

Beyonce dhe Jay-Z “shpërthejnë” në Festivalin Global Citizen.

Postuar në 28 Shtator, 2014 04:53

Hera e fundit kur ata kanë performuar së bashku mbi skenë ka qenë në turneun e tyre “On the run” në Francë më 13 shtator. Dhe ditën e djeshme ata kanë dhënë një performancë shpërthyese në Festivalin Global Citizen në New York ku kënduan edhe hitet e tyre “Holy Grail” dhe “Young Forever”. Beyonce ka treguar trupin në formë me një palë pantallona të zeza me bel të lartë dhe këmishë të tejdukshme, ndërsa në dorën e majtë tregonte unazën e martesës. Me këtë performancë ku duken tepër të afërt, çifti i kanë dhënë fund zhurmave për ndarje.

Kinë, nusja me fustanin më të gjatë, thyen rekordin Guinness.

Postuar në 27 Shtator, 2014 07:18

Një nuse në Kinë në ditën e saj të dasmës, ka menduar se si të jetë ndryshe në ditën e saj më të veçantë, – ku çdo femër dëshiron që të jetë unike, – duke bërë veshur fustanin më të gjatë të nusërisë.

Fustani me gjatësi 3 milje, do të futet në rekordin Guinness, pasi është veshja më e gjatë e krijuar ndonjëherë.

Jing Maj është nusja fatlume, e cila ka menduar se si të vijë ndryshe në ditën më të vecantë të jetës së saj, ka dalë në ekran me fustanin e gjatë prej 15,840 pëllëmbë, duke bërë xhirimet e para dasmës me dhëndrrin Ye Yian.

George Clooney, feston para-martesën.

Postuar në 27 Shtator, 2014 07:16

Ajo pa dyshim  duhej të vishej në të bardha kur ecte rrugës poshtë, por në mbrëmjen para martesës së saj me George Clooney, Amal Alamuddin u paraqit me një fustan të kuq të zjarrtë.

Avokatja britaneze e të drejtave të njeriut, kishe veshur një fustan mahnitës të kuq, vende-vende me të zeza, ku buzëkuqi dhe flokët e saj voluminoze përshtatshin në mënyrë perfekte, në natën e së premtes në Venecia.

Amal dukej shumë e lumtur kur u nda nga hoteli i saj për t'iu bashkuar familjarëve dhe miqve të saj, bashkë me bashkëshortin e ardhshëm, George Clooney.

Damon: I detyrohem gjithçka Robin Williamsit.

Postuar në 27 Shtator, 2014 03:55

Matt Damon ka deklaruar se i është shumë borxhli aktorit të ndjerë Robin Williams, i cili u vetëvra në muajin gusht.

Protagonisti i ‘The Bourne Identity’ së bashku me shokun e tij Ben Affleck fituan famë në Hollivud me filmin e vitit 1997 ‘Good Will Hunting’, në të cilin jo vetëm interpretojnë, por edhe janë skenaristë. Sipas Damonit, ky film nuk do të kishte pasur suksesin që pati pa pjesëmarrjen e Robin Williamsit.

10 rekordet më interesante në librin Gines.

Postuar në 27 Shtator, 2014 03:54

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë,nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjate lindjes.
2. Fëmija më i rënde në bote është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Kurse Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

Clintonët bëhen gjyshër të një mbese.

Postuar në 27 Shtator, 2014 03:52

Chelsea Clinton, vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, dhe ish-sekretares, Hillary Clinton, ka lindur një vajzë.

“Marc dhe unë jemi plot dashuri dhe mirënjohje derisa festojmë lindjen e vajzës sonë, Charlotte Clinton Mezvinsky”, ka shkruar Chelsea në Twitter.

Ajo është martuar me Marc Mezvinsky në vitin 2010, ndërsa shtatzaninë e ka publikuar në prill të këtij viti.

Foshnja vjen në kohën kur Hillary Clinton po shqyrton ofertën presidenciale për vitin 2016.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City