Kinë, nusja me fustanin më të gjatë, thyen rekordin Guinness.
Një nuse në Kinë në ditën e saj të dasmës, ka menduar se si të jetë ndryshe në ditën e saj më të veçantë, – ku çdo femër dëshiron që të jetë unike, – duke bërë veshur fustanin më të gjatë të nusërisë.
Fustani me gjatësi 3 milje, do të futet në rekordin Guinness, pasi është veshja më e gjatë e krijuar ndonjëherë.
Jing Maj është nusja fatlume, e cila ka menduar se si të vijë ndryshe në ditën më të vecantë të jetës së saj, ka dalë në ekran me fustanin e gjatë prej 15,840 pëllëmbë, duke bërë xhirimet e para dasmës me dhëndrrin Ye Yian.
Yian shtoi se edhe pse veshjet arrijnë një çmim të kripur prej 6533 dollarë për ta krijuar, ai donte që të dashura e tij të jetë e lumtur, ditën e saj më të rëndësishme.
“Kjo është dita e saj, kështu që çfarëdo që të thotë ajo, bëhet,” – tha ai.
Mbajtësja aktuale e rekordit Guinness, është 17-vjeçarja Ema Dumitrescu, e cila rrëmbeu titullin në vitin 2012, me fustanin e saj 9767 pëllëmbë të gjatë.
Tashmë çiftit i duhet edhe një kishë e madhe për të mbyllur ceremoninë, pasi fustani i saj është supër i gjatë.
Add new comment