Nuk do të quhet më Jessica Simpson.

Bukuroshja amerikane Jessica Simpson ka vendosur që nga tash e tutje ta ketë mbiemrin e burrit të saj. Kjo ide bukuroshes i ka ardhur pas rikthimit nga muaji i mjaltit, që ka qenë edhe një nga muajt me të bukur të jetës së saj. Tani, Jessica është e përqendruar në kujdesin ndaj fëmijëve duke mos qenë kështu shumë prezente në skenë
Nuk ka shumë kohë që është martuar me ish-lojtarin e NLF-së Eric Johnson. E për t’ia dëshmuar dashurinë e saj të madhe që e ndjen ndaj tij, këngëtarja amerikane Jessica nuk do ta ketë më mbiemrin Simpson. Ajo ka vendosur që mbiemri i saj të jetë Johnson ashtu siç e ka burri i saj. Menjëherë pas martesës, çifti ka shkuar në muajin e mjaltit, muaj ky që është vlerësuar si ndër me të emocionuesit e jetës së saj. Jessica që po ashtu është edhe aktore, ka dy fëmijë me burrin e saj Eric. Por, pas lindjes së dy fëmijëve ajo është ngacmuar për shkak të peshës që e ka fituar gjatë kohës kur ishte shtatzënë. Gjithë talljet dhe ngacmimet që ajo i ka marrë, kanë qenë vetëm si motivim për të. “Dola në mbrojtje të gjithë atyre femrave që kanë vështirësi në humbjen e peshës. Qëllimi im nuk ishte që publiku të kënaqej me dukjen time seksi por unë dua që ata të duan punën time e jo pamjen” ka thënë ajo. Lindja e vajzës dhe djalit përveç që kanë bërë që aktorja të shtojë peshë, kjo gjë ka qenë edhe shkaktare që ajo të jetë me pak aktive në botën kinematografike pasi që projekti i fundit ku ajo ka marrë pjesë është TV seria ‘Fashion Star’ e cila u xhirua në vitin 2013.
Add new comment