Venecia në përgatitje për dasmën e aktorit Clooney.

Qyteti i Venecias në Itali është pushtuar nga ethet e një dasme, asaj të njërit prej yjeve më të mëdhenj të Hollivudit, aktorit George Clooney dhe avokates Amal Alamuddin.
Festimet pritet të jenë madhështore një numër emrash të famshëm pritet të marrin pjesë në një nga ngjarjet më të shumëpritura për qytetin e ujit. George Clooney ka rezervuar Hotelin Aman Canal Grande në Pallatin Papadopoli. Shkëmbimi i unazave dhe pritja do të mbahen pikërisht atje, në buzë të ujit nesër. Në Venecia, banorët dhe turistët do të përpiqen të shohin ndonjë nga pamjet e dasmës, e nëse janë me fat edhe çiftin.
Mes emrave të mëdhenj të përfolur se do vijnë në dasëm janë: Rande Gerber dhe Cindy Crawford, të sapomartuarit Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe aktorët Matt Damon dhe Sandra Bullock. Megjithëse pjesa më e madhe e festimeve do të mbahen gjatë fundjavës, ceremonia zyrtare civile e martesës do të mbahet të hënën në Bashkinë e Venecias, pallati i Shekullit të 14-të Ca Farsetti.
Add new comment