Sofia Vergara: Ja si e bëra për vete Joe Manganiello.

Njëra ndër femrat më të bukura në botë, aktorja Hollywood-iane Sofia Vergara ka zbuluar se si e ka bërë për vete të dashurin e saj Joe Manganiello, i cili njëkohësisht njihet edhe si mashkulli më i dëshiruar në industrinë e filmit dhe botës së artit në Hollywood…
Është pa dyshim njëra ndër femrat më të bukura në botë, por edhe ajo përdor metoda të ndryshme për ta bërë një mashkull për vete. Bëhet fjalë për aktoren Sofia Vergara e cila në një emision ka zbuluar shumëçka, ku ndër të tjera nuk ka lënë anash pa treguar edhe për parfumin e saj, por edhe të dashurin.
“Gjithçka lidhet me parfum, më besoni në këtë mënyrë e kam bërë për vete edhe Joe Manganiello”, ka thënë Sofia.
Ndërkaq moderatorja e emisionit Meredit Viera i ka treguar aktores fotografinë e Joe i cili e ka analizuar Sofian në një ngjarje, derisa ende nuk ishin në lidhje, ndërsa Vergara aso kohe ishte e fejuar me Nick Loeb. E për këtë fotografi, aktorja është shprehur.
“Qesharake është, pasi unë as nuk e kam ditur çfarë po ndodh, derisa nuk kam filluar të dal me të. Edhe mua ma kanë dërguar këtë fotografi”, ka thënë bukuroshja kolumbiane, duke shtuar. “Unë ja kam treguar këtë foto dhe ai e ka pranuar që më ka vështruar, ndërsa ka thënë që më së shumti ma ka matur prapanicën. Unë nuk e kam ditur që ai ishte pas meje. Shumë qesharake”, ka thënë ajo.
Add new comment