Naked City
Nichole Scherzinger mahnit audiencën me performancë
Vitin e kaluar ajo ishte anëtare e jurisë së X Factor, por Nicole Scherzinger tashmë është kthyer për të prezantuar shfaqjen.
Ish ylli i Pussycat Dolls ka kënduar këngën Run me një fustan gri mahnitës duke e zbukuruar tërë materialin.
Ajo kishte kapur flokët e saja prapa dhe mahniti të gjithë audiencën me performancën e saj.
Jolie: Martesa më ka ndryshuar jetën
Ata përfundimisht lidhen kurorë këtë vit, pothuajse për një dekadë kur ata ranë në dashuri me grupin Mr & Mrs Smith.
Dhe pavarësisht se ata ishin bashkë për kaq shumë kohë pa u martuar, Angelina Jolie thotë se marrëdhënia e saj me Brad Pitt ndihet më ndryshe që kur janë martuar ata.
"Unë mendoje se ndihemi me afër njëri-tjetrit", ka thënë Angelina Jolie.
Familja shpenzon 24,700$ për vajzën 5 muajshe.
Vajza 5-muajshe Romany Rose Rowland është ndoshta bebja më me fat në botë.
Ajo ka një mama 20-vjeçare që quhet Witney Rowland dhe 2 gjyshër që kanë lënë të gjithë pasurinë e tyre për mbesën.
Romany ka veshje tepër të shtrenjta si orë Rolex 2.800$, vathë diamaanti me vlerë 800$, çantë dore Gucci 150$ dhe në ditët e ftohta atë e mban nxehtë një pëllush me lëkurë dhelpre që kushton 190 $.
Mamaja e saj rrëfen që ëndrra e radhës është që bebja e saj të jetë pjesë e serialit amerikan reality për paradat e fëmijëve me emrin “Honey Boo Boo”.
Kendall Jenner, fytyra e re e Estee Lauder
Gjysmë-motra e Kim Kardashian po ecën me hapa të qëndrueshëm në fushën e modelingut.
Kendall Jenner sapo ka mbushur 19 vjeç. Ajo është një yll në ngjitje në fushën e modelingut. Në javët e modës në New York, Paris e Milano Kendall sfiloi për stilistët më në zë të momentit, mes të tjerësh për Balmain e Givenchy.
Tashmë ajo ka firmosur një kontratë për të qenë imazhi i një prej kompanive më të famshme kozmetike, Estee Lauder.
Rita krah Bonos dhe shumë artistëve tjerë në këngën kundër Ebolas
Disa prej artistëve më të njohur britanik janë bashkuar për versionin e ri të këngës bamirëse Band Aid, me shitjet e së cilës do të luftohet sëmundja e Ebolës në Afrikë. Krahas Bonos nga U2, ndër tjerë do të interpretojnë edhe Rita Ora, Chris Martin, Ed Sheeran, Emeli Sande dheOne Direction, ndërsa teksti i këngës origjinale është ndryshuar paksa.
I dërgon gabimisht foto intime të ëmës, ja ç'përgjigje merr.
Një vajzë i ka dërguar gabimisht të ëmës një foto intime në celular.
Vajza ka pozuar e veshur vetëm me të brendshme seksi. Ajo ka planifikuar t'ia dërgojë foton të dashurit, por pa dashje, ia ka dërguar numrit të së ëmës.
Kur ka kuptuar çfarë ka bërë, ajo i ka dërguar menjëherë një tjetër mesazh nënës.
“O Zot, mami, ajo ajo nuk ishte për ty”, ka shkruar vajza.
Pak minuta më vonë, mamaja e saj i ktheu një përgjigje befasuese, duke i thënë vajzës:
“Mos ki merak, të miat janë më të mira”.
Burri më i gjatë dhe ai më i shkurtër takohen në Londër
E rrallë - Sultan Kosen është njeriu më i gjatë në botë dhe Chandra Bahadur Dangi është më i shkurtri. Të dy kanë një diferencë prej 197 centimetrash. Tashmë të dy burrat janë takuar për herë të parë së bashku në Londër, për të kremtuar zyrtarisht rekordet e tyre.
Gjen burrin në Facebook pas 9 vitesh, por me një surprizë
Njëlloj si në makthet më të këqija. Për nëntë vjet me radhë Karen Marx, 48 vjeç, nga Wisconsin (SHBA), nuk kishte më lajme për të shoqin Adam. Kur e kishte pranuar idenë se nuk e kishte më dhe ishte zhvendosur për të jetuar në Montana, duke lundruar në Facebook, rastësisht zbuloi se i shoqi i saj ishte gjallë, por mbi të gjitha kishte ndërtuar një jetë të tij, duke u martuar sërish por pa u divorcuar me të.
Lorde: Sikur Kim Kardashian të ishte nëna ime...
Kim Kardashian po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas publikimit të fotografive nudo.
Kështu përveç kritikave ajo ka marrë lëvdata dhe lutje.
18 vjeçarja Lorde do të donte që Kim të ishte nëna e saj.
"Mom" ka shkruar ajo pranë fotografisë së Kim në revistën "Paper".
Modelja e famshme, gjendet e vdekur në vaskën e banjës
Topmodelja 26 vjeçare Katerina Netolicka, u gjet e vdekur në vaskën e banjës së shtëpisë së saj. Rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta, ndërsa policia është thelluar në hetime. Modelja ishte e famshëm për fushatat publicitare të markave të mëdha si Prada dhe L'Oreal, por ishte pjesë edhe e sportit të kik boksit dhe e fejuar me lojtarin e hockey në akull, Jakub Petruzalek.