Gjen burrin në Facebook pas 9 vitesh, por me një surprizë

Njëlloj si në makthet më të këqija. Për nëntë vjet me radhë Karen Marx, 48 vjeç, nga Wisconsin (SHBA), nuk kishte më lajme për të shoqin Adam. Kur e kishte pranuar idenë se nuk e kishte më dhe ishte zhvendosur për të jetuar në Montana, duke lundruar në Facebook, rastësisht zbuloi se i shoqi i saj ishte gjallë, por mbi të gjitha kishte ndërtuar një jetë të tij, duke u martuar sërish por pa u divorcuar me të.
Adam u arrestua dhe rrezikon deri në gjashtë vite burg për mashtrim dhe bigami. Adam Marx nuk ishte i panjohur në tentativat e tij të arratisë. Vetëm një vit para martesës me Karen, ai kishte lënë gruan e tij të parë, vetëm duke i lënë një letër. Më tej ai nisi të zhdukej sërish, deri kur gruaja e tij duke dyshuar për tradhëti e divorcoi.
Pas kësaj ai u martua me Karen. Kaluan plot nëntë vite kur Karen u kthye në Wisconsin, ku rastësisht takoi nënën e të shoqit dhe mësoi shumë më tepër dhe se i shoqi kishte jetuar gjatë gjithë kësaj kohe rreth 200 km larg saj. Burri u shfajësua duke thënë se mendonte se kishte qenë Karen ajo që donte të ndahej me të.
Add new comment