Rita krah Bonos dhe shumë artistëve tjerë në këngën kundër Ebolas

Disa prej artistëve më të njohur britanik janë bashkuar për versionin e ri të këngës bamirëse Band Aid, me shitjet e së cilës do të luftohet sëmundja e Ebolës në Afrikë. Krahas Bonos nga U2, ndër tjerë do të interpretojnë edhe Rita Ora, Chris Martin, Ed Sheeran, Emeli Sande dheOne Direction, ndërsa teksti i këngës origjinale është ndryshuar paksa.
“Do They Know It’s Christmas” filloi në vitin 1984, atëherë kur Bono, George Michael, David Bowie e të tjerë arritën të mbledhin 11 milionë dollarë.Kënga do të lansohet të hënën, ndërsa nuk do të jetë në rrjetet muzikore online deri në janar.
Kënga është iniciuar nga filantropisti Bob Geldof, i cili fton yjet të bëhen së bashku për të luftuar për kauza humanitare botërore. Kënga e parë, 30 vite më parë, i dedikohej zhdukjes së urisë në Etiopi.
Sipas Reuters, teksti i këngës është ndryshuar që t’i përshtatet kauzës kundër sëmundjes së Ebolës, e cila tashmë ka vrarë mbi 5 mijë njerëz në Afrikën Perëndimore, me përhapje të madhe në Sierra Leone, Liberi dhe Guinea.

Add new comment