Kendall Jenner, fytyra e re e Estee Lauder

Postuar në 16 Nëntor, 2014 09:41

Gjysmë-motra e Kim Kardashian po ecën me hapa të qëndrueshëm në fushën e modelingut.
Kendall Jenner sapo ka mbushur 19 vjeç. Ajo është një yll në ngjitje në fushën e modelingut. Në javët e modës në New York, Paris e Milano Kendall sfiloi për stilistët më në zë të momentit, mes të tjerësh për Balmain e Givenchy.

Tashmë ajo ka firmosur një kontratë për të qenë imazhi i një prej kompanive më të famshme kozmetike, Estee Lauder.

"Jam shumë e emocionuar t'ju njoftoj se jam imazhi i ri i Estee Lauder. Nuk mund ta besoj as vetë" shkruan ajo për 15 milion ndjekësit e saj në Instagram.

Fotografitë e Kendall për Lauder janë shkrepur nga fotografi i njohur francez Patrick Demarchelier.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.