Naked City

“Brangeline” drejt ndarjes?

Postuar në 25 Nëntor, 2014 18:07

Janë çifti më i përfolur hollivudian dhe romancën e nisur që në 2005-ën kur u njohën në sheshin e xhirimeve të “Mr & Mrs Smith” e kurorëzuan gushtin e këtij viti në një ceremoni tejet private.

Por së fundmi duken telashe në sfond në marrëdhënien mes Angeline Jolie dhe Brad Pitt, të paktën sipas mediave australiane.

Dy aktorët janë fotografuar në kulmin e një debati mes tyre, ku në fund të tij, Angeline, që muaj më parë iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë (hoqi gjinjtë) për të parandaluar kancerin e gjirit, ndez një cigare.

Rochelle Humes sjell fotot e fundit

Postuar në 25 Nëntor, 2014 12:12

Këngëtarja 25 vjecare Rochelle Humes ka treguar trupin e saj për t'ia pasur zili duke treguar trendet më elegantë të fushatës së fundit.

Ajo në këtë rast ka folur edhe për festën e Krishtlindejeve për të cilën thotë se është koha e duhur për të pozuar dhe për të treguar pamjen e gjithësecilit.

Këngëtarja bukuroshe nuk ka hezituar për të treguar trupin mahnitës me disa fustane elegante.

Bleona gati nudo? Ja si përgjigjet këngëtarja

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:41

Bleona Qereti ka reaguar ka kritikave që ka marrë për paraqitjen "skandaloze" në "American Music Awards", duke postuar një tjetër foto nudo të saj, të realizuar më herët.

Këngëtarja shqiptare zgjodhi një veshje pothuajse nudo, kur të dielën mbrëma mori pjesë në eventin amerikan të muzikës. Ajo kishte veshur një fustan transparent që lejonte të shihej trupi i saj, me një palë tanga që mbulonin vetëm “zogun” dhe dy yje të vegjël që mbulonin majat e gjinjve të saj.

Miranda Kerr ngre temperaturat

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:38

Me një trup të mrekullueshëm dhe një fytyrë engjëllore, Miranda Kerr ka mahnitur të gjithë në një set fotografik me të brendshme për markën Wonderbra.

Në fotot e “nxehta” shihet 31-vjeçarja duke pozuar me një variacion të brendshmesh.

Kohët e fundit kanë dalë zëra se modelja australiane po shoqërohet me aktorin Tom Cruise. Një burim tha për revistën ‘New Idea’ se që kur është takuar me të në nëntorin e kaluar, Tomi nuk e heq dot nga mendja modelen.

Hailey Baldwin merr seriozisht modelingun, në revistën “V”

Postuar në 24 Nëntor, 2014 12:14

Hailey Baldwin mund të jetë vajza e një të famshmi, por ajo po përpiqet të ngrejë karrierën në bazë të përpjekjeve të saj. Modelja 17-vjeçare ka pozuar për revistën “V” ku shihet në poza profesionale dhe veshje klasike. Karriera e saj është e lidhur ngushtë me miket e modelingut si Kendall Jenner, Jaden Smith dhe Miley Cyrus.

Truri më i jashtëzakonshëm njerëzor?

Postuar në 23 Nëntor, 2014 16:22

“Newscientist” pyet nëse ky është vallë truri më i jashtëzakonshëm njerëzor i dokumentuar? Ai i përket një personi që ka vdekur në vitin 1970, në një spital psikiatrik në Teksas. Rasti në fjalë konsiderohet krejtësisht i pazakontë, për shkak të ndërtimit. Vihet re mungesa e rrudhave, krijuar nga ajo që njihet si Lissencephaly, një çrregullim që krijohet mes javës 12 dhe të 24 të rritjes së embrionit. 

Scarlett Johansson mbush 30 vjeç.

Postuar në 23 Nëntor, 2014 07:56

Holliwud feston ditëlindjen e një prej aktoreve më të talentuara dhe të bukura. Scarlett Johansson mbush 30 vjeç.
E lindur në New York më 22 nëntor 1984 , rolin e saj si aktore në botën e kinemasë e nisi në moshën 14 vjeçare në krah të Robert Redford.
Ndërsa më 14 shtatorin e kaluar ajo u bë nënë .

Amy Adams “ringjall” këngëtaren Janis Joplin.

Postuar në 23 Nëntor, 2014 06:51

Amy Adams është në bisedime për të interpretuar legjendën e “rock 'n' roll”, këngëtaren Janis Joplin.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, aktorja mund të jetë protagonistja e filmit biografik që si regjisor do të ketë Jean-Marc Vallee, regjisori i filmit ‘Dallas Buyers Club’.

Janis Joplin ka qenë një kantautore shumë e famshme në vitet ’60. Ajo ndërroi jetë në 4 tetor 1970 pas një mbidoze heroine.

Cameron Diaz fejohet me Menji Madden.

Postuar në 23 Nëntor, 2014 06:49

Aktorja e famshme, Cameron Diaz shquhet pwr martesat e saj. Së fundmi, diskutohet për një fejesë të fshehtë, pasi aktorja u pa me një diamant rrezatues në gishtin e marteses. Sipas burimeve të “News Corp Australia”, besohet që i fejuari i saj mund të jetë “rock ylli” Menji Madden, pas një romance 7 mujore. Në shtator, muzikanti kishte treguar se në planet e tij afatshkurtra planifikon krijimin e familjes.

Shkroi inicialet e tij brenda Koloseut, dënohet me gjobë dhe burg turisti.

Postuar në 23 Nëntor, 2014 06:47

Një turist rus është dënuar nga një gjykatë italiane me një gjobë prej 20 mijë eurosh pasi ka gdhendur brenda Koloseurt një shkronjë “K” që përkon me emrin e tij, raporton Ansa.

Turisti 42 vjeç, që nuk ka asnjë precedent gjyqësor, u kap në flagrancë të krimit duke gdhendur një germë “K” të madhe rreth 17 centimetra të gjerë dhe 25 të lartë me një gur të gjetur brenda Koloseut, në një mur me tulla.

I marrë në pyetje nga karabinierët, ai u dënua gjithashtu me katër muaj burg por me mundësi apelimi.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City