Modelja e famshme, gjendet e vdekur në vaskën e banjës

Postuar në 14 Nëntor, 2014 12:02

Topmodelja 26 vjeçare Katerina Netolicka, u gjet e vdekur në vaskën e banjës së shtëpisë së saj. Rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta, ndërsa policia është thelluar në hetime. Modelja ishte e famshëm për fushatat publicitare të markave të mëdha si Prada dhe L'Oreal, por ishte pjesë edhe e sportit të kik boksit dhe e fejuar me lojtarin e hockey në akull, Jakub Petruzalek.

Ishte vëllai i saj ai që gjeti trupin e pajetë, pasi shembi derën, sepse e motra nuk i përgjigjej në telefon. Pranë saj u gjetën edhe dy qenushët që mbante në banesë, të ngordhur. I fejuari nuk ishte në banesë sepse ndodhej për një ndjeshje në Rusi. Miq të modeles 26 vjeçare u shprehën se e reja vuante nga një formë depresioni, ku shpesh humbte kontrollin e veprimeve të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.