Lajme

Brnabic: Hipokritë ata që thonë se Ballkani po bëhet zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën

Postuar në 30 Tetor, 2019 21:19

Kryeministrja e Serbisë i quan hipokritë ata që argumentojnë se Ballkani po bëhet një zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën. Javën e kaluar Beogradi, megjithë rezervat e Brukselit, nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të krijuar nga Rusia. Duke folur për Euronews, Brnabic tha se diskutimet mbi ndikimin e Kinës dhe Rusisë janë të tepruara dhe se  90% e të gjithë investimeve kineze në Europë janë në Europën Perëndimore.

Qeveria pranon gropën në Arkën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore

Postuar në 30 Tetor, 2019 18:44

Qeveria pranon situatën alarmante në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike nuk kanë paguar kontributet për punonjësit. Në një reagim të cilin e quan sqarim për opinionin publik Ministria e Financave thotë se ka ndërhyrë me një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Humbja e Perëndimit në Ballkan zëvendësohet nga kllounada e antirusizmit të elitave të korruptuara

Postuar në 30 Tetor, 2019 16:57

Ndikimi rus po vjen, por ai vetëm në mënyrën si e përshkruajnë politikanët shqiptarë ka pak gjasa të ndodhë. Në të gjitha analizat që bëhen së fundmi, sidomos për tërheqjen e SHBA nga Siria, nënvizohet se largimi krijon vakuum që do mbushet. Dhe fuqitë që e mbushin atë janë ato që kanë kapacitet, mes të cilave më afër nesh janë Rusia dhe Turqia.

90% proamerikanë, 90% pro BE-së, 90% duan korrupsionin!!!

Postuar në 30 Tetor, 2019 13:19

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike ka publikuar një studim sipas të cilit rezulton se vetëm 4% e shqiptarëve nuk do të pranonin të përfshiheshin ndonjëherë në një aferë korruptive. E thjeshtuar kjo statistikë na thotë se 96% e shqiptarëve do të donin të kishin fatin e një korrupsioni që të mbyll ca vrima. Kjo gjetje nuk përgënjeshtrohet madje as nga “kultura popullore”.

Rezolutë e SHBA që njeh genocidin ndaj armenëve

Postuar në 30 Tetor, 2019 10:40

Me dy rezoluta, njëra që njeh genocidin turk ndaj armenëve dhe tjetra që kërkon sanksione ndaj Ankarasë për përvetësimin e sistemit raketor rus, S-400, Dhoma  e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së ka radikalizuar qëndrimin e saj ndaj Turqisë duke duke kundërshtuar hapur politikën e presidentit, i cili sipas demokratëve u shërben qartë interesave dhe aspiratave të Ankarasë.

Rama: Po shpëtojmë iranianët siç bëmë me hebrenjtë

Postuar në 29 Tetor, 2019 19:21

Pjesëmarrës në Samitin e 4 Euro-Arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.

"Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë"- shtoi ai, duke theksuar se "Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë. Ne dolëm nga lufta  me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim.  Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve".

Bashkia dhe qeveria në rolin e "Maliqit", rrëzohen për Kopshtin Botanik

Postuar në 29 Tetor, 2019 17:18

Përplasja e parë në Gjykatën Administrative për çështjen e Kopshtit Botanik i dha të drejtë Universitetit të Tiranës që pretendon se VKM-ja e qeverisë që trasferon Botanikun nën administrimin e Bashkisë së Tiranës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe cënon autonominë e univesitetit

Avokatura e Shtetit dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administrative dhe se padia e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.

I çliruar nga "kompleksi Tsipras", Rama viziton Athinën pas gjashtë vjetësh në detyrë

Postuar në 29 Tetor, 2019 15:22

Kryeministri Edi Rama ka vizituar më në fund Athinën në kuadër të një takimi dypalësh me kryeministrin grek, konservatorin Kyriakos Mitsotakis. Në vizitë atë e shoqëron, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bashkë me z. Rama e njeh greqishten përderisa në media është raportuar se ajo ka jetuar për një kohë në Greqi.

Vizita e z. Rama ka ende axhendë të panjohur siç ndodh rëndom, por në krye të prioriteteve qëndron marrëveshja për kufirin. 

Mediat: Franca dhe Gjermania bien dakord për ndalimin e mëtejshëm të zgjerimit të BE-së

Postuar në 29 Tetor, 2019 13:49

Bashkimi Europian do të ndryshojë rregullat e negociatave për anëtarësim duke nisur edhe me Serbinë, një vend që është një hap përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Gazeta “Novosti” shkruan se në samitin e majit 2020, BE-ja do të prezantojë dokumentin ku parashikohen disa modele që sërish përqendrohen te partneriteti i privilegjuar në vend të zgjerimit të mëtejshëm të bllokut.

Gënjeshtër veresie e Kajmakut, “digjet” një tjetër çun problematik i Rilindjes

Postuar në 28 Tetor, 2019 21:41

Pas Valdrin Pjetrit, socialistëve u digjet një tjetër investim politik i zgjedhjeve të 30 Qershorit. Bëhet fjalë për kryebashkun e Vorës, Agim Kajmaku për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar papajtueshmëri të mandatit pas verifikimeve mbi të dhënat e deklaruara prej tij në formularin e dekriminalizimit.  

Pages

Subscribe to RSS - Lajme