Lajme
700 faqe material të shërbimit sekret iranian rrjedhin në media. Irani bleu rrjetin e CIA-s Irak
Gazeta investigative “The Intercept” ka publikuar së bashku me “The New York Times” një material të gjerë mbi aktivitetet e spiunazhit të Iranit në Irak, falë një dërgese anonime prej 700 faqesh që përmbajnë informacione sekrete dhe operative nga shërbimi sekret iranian. Në 700 faqet për të cilat “The Intercept” thotë se ka verifikuar autenticitetin e tyre ka informacione bruto, por edhe analiza dhe vlerësime të oficerëve iranianë të spiunazhit, të dhëna për pagesat e tj.
Rusia do status quonë në Ballkan
Maxim Samorukov, numri dy i Qendrës “Carnegie” në Moskë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Rusia nuk ka interes në zgjidhjen e çështjes së Kosovës pasi kështu nuk do të ishte e nevojshme për Serbinë.
Rusia ka interes të mos e zgjidhë çështjen, kështu që deklaratat e zyrtarëve rusë për arritjen e një marrëveshjeje finale mund të shihen si ambigue…Me t’u zgjidhur konflikti Rusia nuk do të jetë më tërheqëse për Serbinë
është shprehur Samorukov.
Ka patur investitorë që kanë ardhur, por kanë ikur për shkak të korrupsionit dhe burokracisë
Konkurencë e dobët dhe korrupsion i lartë. Këto janë karkteristikat e ekonomisë shqiptare. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Enio Jaço, shprehet për Zërin e Amerikës së ka patur investitorë që kanë ardhur dhe janë larguar për shkak të korrupsionit.
Po sondazhit të prokurores si t’ia gjesh dermanin?
Arta Vorpsi u vetëbetua te noteri dhe me këtë i tha vetes dhe mbarë shqiptarëve: tani jam anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Shumëkush u habit dhe u çudit, por në mbrojtje të Artës dolën aradha socialistësh, analistësh dhe juristësh që vunë në dukje sinqeritetin e qytetares Vorpsi.
Iku kjo çudi e pasaportizuar sa hap e mbyll sytë.
Çlirimi i Tiranës apo terrori i brashnjarëve?
Çfarë ndodhi më 17 nëntor 1944 në Tiranë?
Një pjesë, ajo më e zhurmshmja, në thotë se qyteti u çlirua nga pushtuesit nazistë. Një pjesë tjetër dëshmon se nisi lemeria e terrorizmit të brashnjarëve nga Jugu.
Ka rëndësi ky si proces sepse që nga këtej nis përplasja që vazhdon edhe sot.
Ironia e fatit është se ata që fituan në emër të një bote të re sot celebrohen nga një pushtet hajudtësh dhe kriminelësh që nuk bëjnë gjë tjetër veçse me diskreditimin e tyre diskreditojnë edhe vetë të ashtuquajturat festa çlirimi.
Shëngjini meriton më shumë vëmendje
Për Shëngjinin flitet pak në mediat e Tiranës. Kur vjen fjala te turizmi, mediat i lëshohen me revan Jugut apo luginës së Valbonë dhe zhgarravisin apo kopjojnë shkrime me perla dhe xhevahirë. Shëngjini sillet në vëmendje për ndonjë sherr mes plazhistëve që qëllon që shpesh janë nga Kosova.
Gjëja e re në "qytet"
Stadiumi i ri i Tiranës perceptohet lirshëm fillimisht si një godinë. Të paktën këtë të rrok syri kur kalon aty ku dikur ishte një stadium dhe një shesh që hapej drejt kodrave të Liqenit artificial.
Është një nga ato objekte që dhunojnë hapësirën ku ngrihen duke u shndërruar në simbole të artificialitetit urbanistik përpara se të shenjojnë një kohë të re për një qytet. Kulla e stadiumit nuk relatohet me asgjë vërdallë, ajo sfidon çdo logjikë dhe tonalitet në një hapësirë që supozohej se do kursehej nga kaosi rindërtues i Tiranës.
Marrëveshja/Banka Europiane e Investimeve ndërpret financimet për karburantet që nga viti 2021
Banka Europiane e Investimeve ka vendosur së fundmi të ndalë çdo financim për karburantet si nafta, qymyri apo gazi. Bllokimi i financimit nis që nga viti 2021 datë që u përcaktua nga presioni i Gjermanisë dhe Italisë që ishin skeptike për këtë vendim.
Ky vendim nxjerr nga tregu eurpoian një vlerë investimi prej miliarda eurosh, mjafton të merret parasysh se mes viteve 2013-2018 janë akorduar 13.5 miliardë euro.
Joker arrin 1 miliardë dollarë pa Kinën
Filmi “Joker” që paraqet historinë e armikut kryesr të Batman, po 8 afrohet rekordeve të shikueshmërisë duke akumuluar deri më 15 nëntor 999.100 000 dollarë.
Kjo vlerë nuk përfshin ende Kinën që përfaqëson një pjesë thelbësore të tregut kinematografik të Hollyëood duke dhënë sinjale se Joker ka për të qenë filmi më i parë brenda vitit që vjen.
“Joker” është një film që kufizon audidencën deri në 17 vjeç për shkak të skenave të dhunshme dhe ky është një fakt që ia shton vlerën shifrës së arritur pasi një pjesë e shikuesve nuk kanë mundur ta shohin në kinema.
Përfaqësuesi i Yura: Kemi pesë fabrika në Europë. Shqipëria me incentivat më të dobëta
Lucas Nam, përfaqësues i kompanisë Yura që ka investuar në Fier pas një odiseje zvarritjesh me administratën shqiptare ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor” ku përërit sërish problemet që nuk mbarojnë.
