Lajme
Parathënia për Teatrin Kombëtar
Inspektoriati i prishjeve të ndërtimeve të papreferuara të pushtetit ka ndërhyrë që dje në mbrëmje në Unazën e Madhe për të prishur ndërtimet që bllokojnë projektin e këtij aksi. Është një projekt që e nxori qeverinë në dritën e hajdutërisë së shumëpërfolur e që megjithatë nuk është kundërshtuar nga asksush. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim të drejtë dhe për disa mesa duket pas dy vjetësh është dhënë një i tillë.
Vuçiç: Minishengeni më i rëndësishëm sesa tërheqja e njohjeve të Kosovës. Serbisë i leverdis më shumë se të gjithë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka eklaruar pas takimit me homologun francez, Emmanuel Macron se Minishengeni është më i rëndësishëm sesa tërheqja e njohjeve të Kosovës. Mediat serbe citojnë presidentin Vuçiç, që mesa duket do të riorientojë investimin politik të Serbisë drejt unionit doganor në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç ka paralajmëruar gjithësesi se disa vende kanë për të dalë kundër kësaj nisme.
Sanksione Turqisë edhe nga BE-ja
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë miratuar së fundmi një mekanizëm që mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj personave dhe bizneseve turke. Sanksionet që mund të vendosen me këtë mekanizëm përfshijnë kufizim udhëtimesh, ngrirje të llogarive bankare dhe përjashtim nga e drejta për transferim fondesh nga BE-ja.
Shkak për vendimin është bërë shkelja e Zonës Eksluzive Ekonomike të Qipros për të cilën Ankaraja zyrtare ka bërë të qartë se nuk e njeh në formën dhe sipërfaqen që e pretendon Nikozia.
Pireu dhe Karpeni. Ose investimet reale përkundrejt kapitalit të llogjeve të miratuara me ligj
Ndoshta përjetojmë një lloj të ri kapitalizmi. Atë teorik dhe voluntarist që ka tregun e vet llafet dhe llogjet. Për ta kuptuar këtë mund të na shërbejë krahasimi.
Doktrina Cheney kundër teknologjisë kineze shumëfishon konfliktet në botë
SHBA i ka hapur luftë teknologjisë kineze. Huawei qëndron në krye të listës së armiqve të rinj për shkak se sipas amerikanëve pajisjet e kompanisë në fjalë parqesin rrezik spiunazhi dhe vjedhjeje të dhënash. Mirëpo një ndër intelektualët e njohur të mjediseve akademike amerikane, Jeffrey D.
SHBA: Sanksione Turqisë për blerjen e S-400
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Turqinë se do të nënshtrohet ndaj sanksioneve nëse nuk heq dorë nga blerja e sistemit rus S-400. Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien than ë rrjetin CBS se së shpejti në Kongres do të kalojnë akti që e vendos Ankaranë zyrtare nën sanksione dhe sipas tij kjo do të ketë mbështetje bipartizane shumë të madhe.
Kajmaku shpallet në kërkim
Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës, është shpallur në kërkim nga prokuroria. Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare për Kajmakun është kërkuar masë sigurimi “arrest me burg” me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të formularëve.
Merr fund kështu me turp saga mediatike dhe politike për mbrojtjen e një personi të zgjedhur nga Partia Socialiste më 30 qershor. Denoncimi për të erdhi nga Partia Demokratike që evidentoi se Kajmaku kishte mbajtur një emër tjetër në Greqi, fakt të cilin Kajmaku e mohoi.
Turbo-vettingu i ligjit special dhe pasuria e paligjshme që nuk cenohet
Një kronikë e djeshme e TvT-së jep një pasqyrë të qartë të lodrave që bëhen me të ashtuquajturën reformë në drejtësi dhe armën kryesore të saj, vettingun. Një pyetje që shtrohet prej kohësh nga shumëkush është: të gjithë ata prokurorë apo gjyqtarë që dalin nga sistemi për pasuri të pajustifikuar do ta hedhin vetëm me kaq? Pyetja ka të bëjë me faktin se pasuria e pajustifikuar është e palogjshme dhe në abuzim të detyrës dhe më tej, me faktin tjetër se askush nuk po kujtoh
Thaçi ndryshon stacion: Franca mund të luajë rol kyç në dialogun me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mendon se edhe Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.
Thaçi ka shkruar në Tuiter nga Parisi ku ndodhet për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.
Kosova si viktimë dhe Shqipëria si stuko e arrivizmit personal të Kryeministrit
Edi Rama ka marrë atë që ka dashur me Minishengenin ballkanik: Protagonizmin.
Qoftë Dhoma Ekonomike e Kosovës, qoftë Dhoma e Tregëtisë në Shqipëri nuk janë shprehur entuziaste për këtë nismë e cila nuk ka asnjë vlerësim ekonomiko-financiar. Në Kosovë madje po këmbëngulin se prej saj përfiton vetëm Serbia si vend me prodhim dhe tregëti më të zhvilluar. Ndaj diskutimet dhe kundështitë e shumta që ka hapur pjesëmarrja e Shqipërisë në një nismë të ideuar në Beograd burojnë nga shumë arsye.
