Lajme
Lufta online/Kush po kullot kë?
Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj”
Ky është titulli i një lajmi të publikuar në faqen online në gazetën “Tema”. Në të flitet për krjimin nga qeveria të një force policore elitë e cila merr modelin izraelit dhe e përshtat në Shqipëri kundër krimit. Për parantezë po shtojmë se kjo masë – e zbuluar me burime të dorës së parë nga faqja realstory.al – duket se provon dështimin e politikës së mallkimit që ndiqte kryeministri kur mallkonte “hëngshin kokat” në televizon.
Manifesti kundër rrezikut rus: Të bashkohemi me socialistët!
Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ka ofruar sot teatrin bajat të patritoizimit dhe përpjekjes për ruajtjen e demokracisë në vendin tonë nga ndërhyrjet e huaja. Në komision ka mbërritur një projektrezolutë titulluar “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dizinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare” me nismëtar Taulant Ballën. Ja sesi e argumenton Balla nismën e tij ndër të tjera:
Blerja e sistemit rus Pantsir, paralajmërim për sanksione të SHBA ndaj Serbisë
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se në Serbi pritet të shkojë këtë të premte kreu i Task Force 231, Thomas Zarzecki, për shkak të njoftimit të blerjes nga Serbia të sistemit rus Pantsir që kombinon raketa, artileri dhe armë mitralimi duke u cilësuar si një ndër armët më efektive kundër sulmeve ajrore. Serbia porositi katër bateri të tilla në vitin 2018 dhe Vuçiç e konfirmoi blerjen në tetor të këtij viti.
11 mijë shkencëtarë firmosin raportin: Toka ndodhet para një emergjence klimatike
Toka ndodhet përpara një emergjence klimetike. Këtë mendojnë dhe deklarojnë 11 000 shkencëtarë nga e gjithë bota. Përmes një raporti të publikuar në revistën “Bioscience” autorët William Ripple, Thomas Newsome dhe William Moomaw vlerësohet situata aktuale dhe kërkohet veprim.
KE-ja akordon 3.3 miliardë euro për projektin Erasmus+ për vitin 2020
Komisioni Europian ka akorduar 3.3 miliardë euro për programin Erasmus+ 2020 për qarkullimin dhe bashkëpunin në fushën e arsimit.
Kjo shifër përbën një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë dhe sipas Komisionit do të prezantohet edhe një projekt i dytë me universitetet europiane.
Kap Ça të Kapësh është gjithë qeverisja
Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë
Serbia, e disponueshme për ndërtimin e një qendre të dhënash nga Huawei
Radio Evropa e Lirë shkruan se Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka kërkuar që kompania kineze e teknologjisë, Huwaei, të hapë një qendër të dhënash në Serbi. Brnabiç ndodhet në Kinë në krye të një delegacioni shtetëror që merr pjesë në panairin e dytë ndërkombëtar të import-eksportit.
Kam puthur Erdoganin dhe Putinin, por kjo nuk e dëmtoi Europën. Kohl më europian se Merkel dhe Schroder
Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka dhënë një intervistë për gjermane, “Der Spiegel” në të cilën ndër të tjera jep disa konsiderata për figura të njohura të politikës europiane. I pyetur mbi faktin se përse nuk luftoi për të shmangur sa të mundej Brexit, Juncker thotë se ky ka qenë një gabim I madh.
Zbulohet koloni milingonash kanibale në një bunker atomik në Poloni
Shkencetarët kanë zbuluar së fundmi një koloni unike milingonash kanibale që mbijetuan në një bunker armësh atomike në Poloni vetëm duke u ushqyer me kufomat e milingonave të tjera të ngordhura. Streha bazë ishte ndërtuar në një tub vertikal ventilimi në rrugëtimin e të cilit shumë milingona ngordhnin.
Rihapet nga Beogradi kapitulli i ri i negociatave për Kosovën
Mediat serbe e kanë paraqitur e tone relativisht poitive takimin e sotshëm mes presidentit të vendit Aleksandër Vuçiç dhe të Dërguarin Special të ShBA-ve për Ballkanin, Mathew Palmer. Në konferencën për shtyp, Vuçiç ka deklaruar se kishte folur hapur me Palmer të cilin e ka falënderuar për gatishmërinë për të dëgjuar qëndrimet serbe për Kosovë. Duke pranuar se pozicioni serb ndryshon shumë nga ai I ShBA-ve për Kosovën, Vuçiç ka shtuar se
