Lajme
Bashkia dhe qeveria në rolin e "Maliqit", rrëzohen për Kopshtin Botanik
Përplasja e parë në Gjykatën Administrative për çështjen e Kopshtit Botanik i dha të drejtë Universitetit të Tiranës që pretendon se VKM-ja e qeverisë që trasferon Botanikun nën administrimin e Bashkisë së Tiranës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe cënon autonominë e univesitetit
Avokatura e Shtetit dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administrative dhe se padia e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.
I çliruar nga "kompleksi Tsipras", Rama viziton Athinën pas gjashtë vjetësh në detyrë
Kryeministri Edi Rama ka vizituar më në fund Athinën në kuadër të një takimi dypalësh me kryeministrin grek, konservatorin Kyriakos Mitsotakis. Në vizitë atë e shoqëron, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bashkë me z. Rama e njeh greqishten përderisa në media është raportuar se ajo ka jetuar për një kohë në Greqi.
Vizita e z. Rama ka ende axhendë të panjohur siç ndodh rëndom, por në krye të prioriteteve qëndron marrëveshja për kufirin.
Mediat: Franca dhe Gjermania bien dakord për ndalimin e mëtejshëm të zgjerimit të BE-së
Bashkimi Europian do të ndryshojë rregullat e negociatave për anëtarësim duke nisur edhe me Serbinë, një vend që është një hap përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Gazeta “Novosti” shkruan se në samitin e majit 2020, BE-ja do të prezantojë dokumentin ku parashikohen disa modele që sërish përqendrohen te partneriteti i privilegjuar në vend të zgjerimit të mëtejshëm të bllokut.
Gënjeshtër veresie e Kajmakut, “digjet” një tjetër çun problematik i Rilindjes
Pas Valdrin Pjetrit, socialistëve u digjet një tjetër investim politik i zgjedhjeve të 30 Qershorit. Bëhet fjalë për kryebashkun e Vorës, Agim Kajmaku për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar papajtueshmëri të mandatit pas verifikimeve mbi të dhënat e deklaruara prej tij në formularin e dekriminalizimit.
NATO fut në sirtar Pashalimanin
Kërkesa e ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për t’i vënë në dispozicion NATO-s bazën e Pashalimanit është futur në sirtar nga zyrtarët e Aleancës. Këtë la të kuptohet kreu i saj, Jens Stolltenberg në konferencën e përbashkët me Presidentin, Ilir Meta. I pyetur për ofertën nga Shqipëria, Stoltenberg theksoi se NATO aktualisht po investon në bazën ajrore të Kuçovës dhe nuk ka ende një vendimarrje për propozimet e tjera.
A u përdor Albin Kurti në Tiranë?
5 orët e takimit informal të Albin Kurtit me Edi Ramën mbrëmjen e së premtes prodhuan më së shumti lajmin se Edi Rama është kundër shkëmbimit të territoreve. Të paktën këtë fragment veçuan mediat në Shqipëri nga deklaratat e kreut të Vetëvendosjes mbi përmbajtjen e takimit mes tyre në kryeministri.
Deklarata nuk duket dhe aq naive, por është hedhur në publik me premisën e garancive që përcjell figura e zotit Kurti si një lider radikal dhe i besueshëm kur bëhet fjalë për integritetin e Kosovës.
SHBA zbulon se Shqipëria ka refuzuar një ofertë kineze
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka përcjellë sot disa mesazhe për Rusinë dhe Kinë teksa ka folur në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’. Duke mos sqaruar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, diplomatja amerikane ka theksuar se “disa gjëra nuk janë në shitje në Shqipëri”.
Situata e vështirë e buxhetit, pezullohen disa investime publike
Situata e vështirësitë financiare me të cilën po përballet buxheti i shtetit po imponon pezullimin e një pjese të investimeve publike që ishin parashikuar për këtë vit.
Dalin bisedat e regjistruara të Netanyahu-t me botuesin e gazetës “Yediot Ahronot”
Regjistrimet e bisedave sekrete mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe botuesit të gazetës “Yediot Ahronot”, Arnon Mozes janë kryetemë e diskutimeve në Izrael që prej së shtunës kur ato u publikuan në Kanalin 13.
Në bisedën e regjistruar të ndodhur në vitin 2014, Netanyahu dhe Mozes diskutojnë për një marrëveshje, sipas së cilës kryeministri Netanyahu do të përfitonte mbulim të favorshëm në gazetën “Yediot Ahronot” në këmbim të avancimit të një ligji për të dëmtuar rivalin kryesor të Yediot‘-it, “Izrael Hayom”.
Dy ngjarje, dy reagime të Berishës dhe një mjegull 24 vjeçare
Sa herë që ka një keqkuptim në politikë, apo ka një klimë ku shantazhi është vënë në veprim, në skenë dalin akuza të vjetra të cilat synojnë mjegullimin e gjykimit të opinionit, tërheqjen e vëmendjes dhe mbi të gjitha paralajmërimin e kundërshtarit. Këto javë në media, në “mënyrë të beftë” dolën në sipërfaqe çështja e dhunimit të dikurshëm të Edi Ramës, me fotot përkatëse, çështja e Remzi Hoxhës, por edhe ndonjë çështje aktuale, si kundërpeshë e tyre, e trajtuar në mënyrë evasive me fjali të tipit: kush është biznesmeni që…njeh Metën dhe Berishën?
