Lajme
Tanjug: Minishengeni Ballkanik, Plan B i presidentit Vuçiç
Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan sot se ideja e minishengenit ballkanik është konceptuar dhe nxitur nga presidenti serb, aleksander Vuçiç, sapo në tavolinë është hedhur propozimi francez për partneritet të privilegjuar me BE-në, në vend të anëtarësimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Qeveria pendohet për dhuratën e UNESCO-s, anulohet vendimi për ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”
Një vit pasi qeveria shqiptare kishte vendosur t’i dhuronte UNESCO-s ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”, ky vendim është tërhequr. Me një VKM të miratuar në mbledhjen e së mërkurës, qeveria ka vendosur që piktura do të qëndrojë në Shqipëri.
“Ngjallja e Shën Llazarit” do t’i dhurohej UNESCO-s me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Me VKM-në nr 564, datë 29.09.2018, qeveria “Rama” vendosi që piktura e saporestauruar do t’i dhurohej organizatës që mbron trashëgiminë kulturore.
Luftë franko-gjermane edhe në Bankën Qëndrore Europiane
Gjermanët dhe "satelitët" e tyre mund të kenë qenë fërkuar duart ... për ikjen e Mario Draghi-t, por duket se llogaritë i bënë pa hanxhiun. Pasardhësi i tij, në krye të Bankës Qendrore Evropiane, elegantja franceze, Christine Lagarde, ui shpalli luftë gjermanëve pa marrë akoma mirë postin.
Pentagoni publikon videon e operacionit të vrasjes së Al Bagdadi-t
Pentagoni publikoi videon e operacionit të vrasjes së liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.
Siç shihet nga pamjet e kamerave nga Forcat Speciale të SHBA, një grup ushtarësh po shkojnë drejt një ndërtese të madhe në Barisa, një fshat i vogël në veri-perëndim të Sirisë, afër kufirit me Turqinë, ku fshihej i ashtuquajturi Kalifi Islamik.
Brnabic: Hipokritë ata që thonë se Ballkani po bëhet zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën
Kryeministrja e Serbisë i quan hipokritë ata që argumentojnë se Ballkani po bëhet një zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën. Javën e kaluar Beogradi, megjithë rezervat e Brukselit, nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të krijuar nga Rusia. Duke folur për Euronews, Brnabic tha se diskutimet mbi ndikimin e Kinës dhe Rusisë janë të tepruara dhe se 90% e të gjithë investimeve kineze në Europë janë në Europën Perëndimore.
Qeveria pranon gropën në Arkën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore
Qeveria pranon situatën alarmante në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike nuk kanë paguar kontributet për punonjësit. Në një reagim të cilin e quan sqarim për opinionin publik Ministria e Financave thotë se ka ndërhyrë me një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.
Humbja e Perëndimit në Ballkan zëvendësohet nga kllounada e antirusizmit të elitave të korruptuara
Ndikimi rus po vjen, por ai vetëm në mënyrën si e përshkruajnë politikanët shqiptarë ka pak gjasa të ndodhë. Në të gjitha analizat që bëhen së fundmi, sidomos për tërheqjen e SHBA nga Siria, nënvizohet se largimi krijon vakuum që do mbushet. Dhe fuqitë që e mbushin atë janë ato që kanë kapacitet, mes të cilave më afër nesh janë Rusia dhe Turqia.
90% proamerikanë, 90% pro BE-së, 90% duan korrupsionin!!!
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike ka publikuar një studim sipas të cilit rezulton se vetëm 4% e shqiptarëve nuk do të pranonin të përfshiheshin ndonjëherë në një aferë korruptive. E thjeshtuar kjo statistikë na thotë se 96% e shqiptarëve do të donin të kishin fatin e një korrupsioni që të mbyll ca vrima. Kjo gjetje nuk përgënjeshtrohet madje as nga “kultura popullore”.
Rezolutë e SHBA që njeh genocidin ndaj armenëve
Me dy rezoluta, njëra që njeh genocidin turk ndaj armenëve dhe tjetra që kërkon sanksione ndaj Ankarasë për përvetësimin e sistemit raketor rus, S-400, Dhoma e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së ka radikalizuar qëndrimin e saj ndaj Turqisë duke duke kundërshtuar hapur politikën e presidentit, i cili sipas demokratëve u shërben qartë interesave dhe aspiratave të Ankarasë.
Rama: Po shpëtojmë iranianët siç bëmë me hebrenjtë
Pjesëmarrës në Samitin e 4 Euro-Arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.
"Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë"- shtoi ai, duke theksuar se "Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë. Ne dolëm nga lufta me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim. Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve".
