Lajme
Joker arrin 1 miliardë dollarë pa Kinën
Filmi “Joker” që paraqet historinë e armikut kryesr të Batman, po 8 afrohet rekordeve të shikueshmërisë duke akumuluar deri më 15 nëntor 999.100 000 dollarë.
Kjo vlerë nuk përfshin ende Kinën që përfaqëson një pjesë thelbësore të tregut kinematografik të Hollyëood duke dhënë sinjale se Joker ka për të qenë filmi më i parë brenda vitit që vjen.
“Joker” është një film që kufizon audidencën deri në 17 vjeç për shkak të skenave të dhunshme dhe ky është një fakt që ia shton vlerën shifrës së arritur pasi një pjesë e shikuesve nuk kanë mundur ta shohin në kinema.
Përfaqësuesi i Yura: Kemi pesë fabrika në Europë. Shqipëria me incentivat më të dobëta
Lucas Nam, përfaqësues i kompanisë Yura që ka investuar në Fier pas një odiseje zvarritjesh me administratën shqiptare ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor” ku përërit sërish problemet që nuk mbarojnë.
Shitja e pasaportave shqiptare/Një aktivitet në Londër dhe një kompani e akuzuar ndërkombëtarisht
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë para pak ditësh pjesë e një mbrëmjeje në Londër, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaporta të arta. Krahas kryministrit të Shën Luçias në Karaibe, atij malazez, një ministri maltez dhe disa ambasadorëve nga Antigua, Barbuda dhe Qipro, Edi Rama ka premtuar 10 vjet pushime. Pra 10 vjet pa taksa në këmbim të blerjes së pasaportave për 100 mijë dollar dhe investimeve.
Presidenca paralajmëron publikimin e videove përvëluese
Presidenca ka njoftuar sot se javën që vjen do të publikojë një material video që sipas saj zbulon intrigën antikushtetuese që është tentuar t’i bëhet Gjykatës Kushtetuese. Përmes një njoftimi në Facebook, këshilltari I Presidentit, Tedi Blushi shkruan se:
Nuk dihet se çfarë përmban kjo video, por publikimi i saj nga presidenca është fisheku i fundit në një luftë politike që e ka delegjitmuar reformën në drejtësi ende pa nisur.
Hyri paradite si anëtare, Gjykata Kushtetuese e nxjerr Arta Vorpsin pasdite pa mandat
Gjykata Kushtetuese nuk njeh si anëtare të KED, Arta Vorpsin. Në faqen zyrtare, Gjykata Kushtetuese ka listuar anëtarët që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në listë bie në sy mungesa e Arta Vorpsit. Ndërkohë, pjesë e listës është Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të cilat u betuan dje te presidenti i republikës.
100% mbështetje nga ShBA dhe BE. Po nga shqiptarët?
Kryeministri Edi Rama ka thënë sot ndër të tjera në Parlament:
Dy haberet e xhumasë: ShBA mbështet Minishengenin. Trump është i përqendruar për punësimin në Ballkan
Mediat pranë qeverisë shkruajnë se i Derguari i Posaçëm i ShBA-ve, Richard Grenell ka dhënë mbështetje për Shengenin Ballkanik. Por zoti Grenell ka kërkuar që në këtë nismë të bëhet pjesë edhe Kosova.
Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë
citohet ai.
Erdogan refuzon shantazhin: Nuk besoj se Senati do kalojë rezolutën për genocidin armen
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se ai beson se Senati amerikan nuk do ta miratojë rezolutën e Kongresit që njeh genocidin armen.
Besoj se Senati do të veprojë me kujdes dhe nuk do të përsërisë gabimin e Kongresit. Nëse ShBA dëshiron me të vërtetë të veprojë ndershmërisht duhet të kufizohet në marrjen e qëndrimeve politike të cilat duhet t'i vendosin historianët
tha Erdogan gjatë një fjale të mbajtur në Maryland.
Për Notre Dame arkitekti duhet ta qepë gojën
Nuk është vetëm Shqipëria e vogël dhe pak demokratike që dëshmon sesi pushteti ndërhyn ende në punët arkitektonike. Edhe Franca e Emmanuel Macronit i dëshmon deliret e ngjashme me atë që shohim me stadiumin kombëtar apo edhe Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Sektarizmi antishtet i Rilindësve
Kryeprokurorja në detyrë Arta Marku thuhet se ka dorëzuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një sondazh të kryer me stafin e vet sipas të cilit rezulton se “populli” e do Arta Markun në krye të organit të akuzës. Në prezantimin e vet para KLP-së, Marku ka pranuar ndër të tjera se ajo ka kompetenca të kufizuara me ndryshimet e tanishme kushtetuese dhe ligjore, ndaj edhe kështu shpjegohen dështimet e saj. Mirëpo pyetja që shtrohet këtu është se nëse situate ligjore është kështu përse rikandidon zonja Marku?
