Lajme
Rilindja në grarishte
Sot në një emision televiziv ka qenë e ftuar ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ndonëse është e paqartë rëndësia e fjalës së znj. Kodheli sërish disa paragrafë kanë peshë. Zonja nuk mungon të shprehë mendimin e saj se përse Shqipëria është vend shumë i mirë për të jetuar.
Nuk ndalen kërkesat për azil nga shqiptarët
Edhe në muajin shtator aplikimet për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë njohur rritje sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantët. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë.
Bien të ardhurat nga tvsh, buxhetit i mungojnë 11.2 mld lekë
Financave u mungojnë 11.2 miliardë lekë, ose rreth 91 milionë euro nga plani i të ardhurave për këtë vit. Sipas Monitor, zëri me realizimin më negativ është TVSH, që sjell një të tretën e të ardhurave në buxhet dhe që është një tregues direkt i konsumit në ekonomi.
Manastirliu: Kemi garantuar financimin për koncesionet në shëndetësi
Teksa ministrja e Finncave deklaroi se financimi i projekteve publike do të jetë në varësi të konçesionit Milot-Balldren, ministrja Ogerta Manastirliu tha se vitin që vjen është garantuar financimi për kontratat e check-up, hemodialozës, sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë, si dhe PPP-së së laboratorëve që do të nisë zbatimin gjatë 2020-ës.
Presidenti: Ambasada e SHBA ka shantazhuar zëdhënësin tim. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se zëdhënësi i tij është shantazhuar nga një ambasadë e huaj. Përmes një postimi në Facebok, Meta thotë se shantazhin e ka bërë një ambasadë e huaj.
Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Kur shkruanim letra...
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë vitet e fundit i ka nxjerrë jashtë loje letrat e shkruara me dorë. Ndonëse e vetmja mënyrë komunikimi shumë vite më parë, sot të rrallë janë ata që ulen të shkruajnë një letër. Shkëmbimi i letrave lindi si nevojë për të komunikuar me të afërmit, familjarët, shokët e miqtë kur ndodheshin larg.
Arrestohet biznesmeni i njohur për vrasjen e gazetares Dafni Galizia
Policia e Maltës ka arrestuar një nga biznesmenët më të njohur të vendit për vrasjen e gazetares Dafni Caruana Galizia, e cila kishte qenë e përfshirë në një investigim mbi Panama Papers.
Sipas Reuters, biznesmeni Jorgen Feneh u arrestua pasi policia gjeti jahtin e tij në brigjet e Maltës. Arrestimi i tij erdhi një ditë pas njoftimit se i dyshuari si ndërmjetës në vrasjen e gazetares në vitin 2017, kishte rrëfyer të dhëna të rëndësishme për hetimin dhe personin që kishte urdhëruar eleminimin e Galizias
Superpaga për organet e reja të drejtësisë, rritje me 28%
Organet e reja të drejtësisë bashkë me ato që janë tashmë funksionale do ti kushtojnë shtrenjtë buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka paraqitur në Kuvend draft-buxhetin e institucionit të saj për vitin e ardhshëm, ku u vu re një rritje prej 11% e fondeve për organet e reja, për një total prej 5.7 miliardë lekësh apo rreth 57 milionë dollarë.
Për SPAK, i cili do të ketë në total rreth 115 punonjës, janë parashikuar të shpenzohen afërsisht 3.5 milionë dollarë, ndërkohë që kosto të konsiderueshme do të kenë edhe Poli i Drejtësisë.
Mendoni se Shqipëria është qeverisur ndonjëherë kaq keq? A mund të qeveriset më keq se kaq Shqipëria?
Sot mediat kanë publikuar të dhënat e një sondazhi të organizuar nga Eduard Zaloshnja. Pyetja drejtuar qytetarëve ishte:
A mendoni se, përgjithësisht, punët në Shqipëri mund të shkojnë më mirë duke pasur Ramën kryeministër apo Bashën?
Përgjigja:
61% e qytetarëve janë shprehur me Ramën kryeministër, ose ndoshta me Ramën, ndërsa 39% me Bashën
Lajmi vazhdon me prononcimin e analistit Zaloshnja që sqaron llojet e votuesve dhe lëkundjet e tyre.
Buxheti 2020, 37 mln dollarë do u ndahen pronarëve
Një mijë pronarë të cilëve u është e njohur e drejta e pronësisë do të përfitojnë vitin e ardhshëm shumat përkatëse nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve se në dispozicion të Agjencisë së Trajtimit të Pronave janë vënë për vitin e ardhshëm rreth 37 milionë dollarë me këtë qëllim.
Agjencia e Trajtimit të Pronave kompenson mesatarisht 800 pronarë në vit, shifër që sipas Qeverisë është e ulët, ndërkohë që po merren masat që numri të rritet në vijim.
