Lajme

Kryeministri e sheh të arsyeshme të qajë disa sekonda për viktimat e tërmetit

Postuar në 30 Nëntor, 2019 10:50

Kryeministri Edi Rama është përlotur sërish. Teksa lexonte emrat e viktimave z. Rama në një çast e ka parë të arsyeshme të preket dhe drithërojë pak zërin duke përmbushur rolin e plakut të moçëm mjekërbardhë që ka dhimnjen e atij që di shumë. 

Lotët skenikë të këtij aktori kuptohen në kontekstin e dominimit të raportimit mediatik post tërmet nga emri i këtij njeriu që këtu kërcënon me burg, nga ana tjetër vjen vërdallë rrënojave i hequr në fytyrë dhe në shoqërinë e bishtave të zakonshëm. 

Reduktohet numri i goditjeve sizmike

Postuar në 30 Nëntor, 2019 07:31

Në 8 orët e fundit numri i lëkundjeve sizmike që kanë goditur territorin shqiptar është reduktuar ndjeshëm. 

Prej orës 24:00 e deri më tani janë regjistruar vetëm 3 lëkundje me magnitudë maksimale 3.3, ndërkohë që lëkundje me të njëjtin intensitet janë regjistruar në detin Jon dhe në Kretë, dy rajonet më afër nesh.

Ngjan se shpjegimi i ekspertëve për pasgoditjet po verifikohet edhe pse aleli për godinat e dëmtuara qëndron në fuqi, përderisa ato konsiderohen të rrezikshme për jetën e banorëve.

Zoti Rama ndalo ndërtimet, jo mediat!

Postuar në 29 Nëntor, 2019 16:15

Çfarë është emergjencë në këto ditë ku Durrësi dhe Thumana u ngjajnë zonave të bombarduara dhe ky pikëpyetjet mbi sigurinë e ndërtesave që kanë mbetur në këmbë janë të mëdha? Tani që mjegulla e raportimit po qartësohet, harta e dëmeve në ndërtesa po zgjerohet edhe në Tiranë, Shijak, Kavajë e Laç.

Lëkundjen e njëpasnjëshme të pastërmetit me gjasë kanë shkurtuar jetëgjatësinë e shumë objekteve të tjera të neokapitalizmit që nuk dihet mbi ç'kritere janë vlerësuar dhe vijojnë të vlerësohen si të sigurta.

Antifashiste, nacionaliste apo komuniste?! Cili ishte karakteri i Luftës?

Postuar në 29 Nëntor, 2019 15:25

 

E mbushur me mitizime, monopolizime dhe të pavërteta. Kështu serviret historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare sipas studiuesit Uran Butka, edhe 75 vjet pas çlirimit të vendit. Në një bisedë për TemA TV, ai vëren se pjesë e Luftës janë në fakt jo vetëm ata që luftuan për Lëvizjen Nacionalçlirimtare, por edhe nacionalistë të Ballit apo të Legalitetit dhe jo vetëm.

Ministria e Mbrojtjes: Numrat e llogarisë ku mund të ndihmoni për të prekurit nga tërmeti

Postuar në 29 Nëntor, 2019 14:46

Lidhur me fatkeqësinë natyrore, Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti nëçdo banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

Numrat e llogarive:

“Kontribute vullnetare, Emergjenca” në bankat e nivelit të dytë.

Banka Credins:

IBAN ne ALL (Lek):  ​AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001

Tërmeti i së martës, një ilustrim konkret i nevojës për informim

Postuar në 28 Nëntor, 2019 14:51

Tërmeti i së martës dhe lëkundjet e panumërta që vijojnë të ndihen në Shqipëri e kanë kthyer të gjithë vëmendjen e qytetarëve te mediat tradicionale dhe ato online. Nevoja për t’u informuar në lidhje me atë që ndodh, në kushtet e pasigurisë që krijojnë tërmetet i kanë bërë me mijëra shqiptarë të zonave të Durrësit dhe Tiranës të shkarkojnë në smartfonët e tyre aplikacionet që përditësojnë të dhënat për çdo lëkundje të tokës. Më i përdoruri rezulton të jetë Last Quake (tërmeti i fundit), një aplikacion i Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

I tronditur nga lajmet, jo nga tërmeti. Kërcënon me mbyllje të portaleve

Postuar në 28 Nëntor, 2019 11:51

Halli më i madh që ka kryeministri i Shqipërisë në këto ditë të vështira për njerëzit e prekur nga tërmeti janë lajmet që ekspozojnë mangësitë e qeverisë në menaxhimin e situatës. Kujtojmë që nga terreni ka patur raportime për probleme si në logjistikën e ekipeve të kërkim-shpëtimit ashtu edhe në ndihmën ndaj të prekurve.

Rama ka reaguar ashper dhe me nje paralajmerim te prere per te gjithe portalet dhe kanalet e informimit, te masin me kujdes fjalet ne raportimet e tyre lidhur me gjendjen pas termetit.

Rama ne Twitter:

Mbledhje qeverie live për ndihmë, jo audiencë

Postuar në 28 Nëntor, 2019 10:35

Është koha për të ndihmuar psikologjikisht një popull të traumatizuar dhe nuk është momenti për audiencë dhe like

 

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje qeverie. E teksa ka thënë këtë gjë, krahas përlotjes së djeshme që kërkonte audiencë, z. Rama ka harruar se kjo është mbledhja e parë e qeverisë në kaq kohë që përcillet në media. Më saktë nën logon e televizionit të tij personal. Sigurisht që kjo bëhet për ndihmë dhe jo audiencë. 

Një hap afër hapjes së negociatave. Kroati Tonino Picula caktohet raporter i PE-së për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 27 Nëntor, 2019 21:43

Kroati Tonino Picula është caktuar raporteri i Parlamentit Europian për rekomandimet për Ballkanin Perëndimor para samitit të vitit 2020. Ai citohet të jetës shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilin e ka konsideruar një proces për të cilin duhet konsensus. 

Kurti: Jo çdo gjë mund të jetë në tryezën e dialogut me Serbinë

Postuar në 27 Nëntor, 2019 14:39

Albin Kurti, kandidati më i mundshëm për kryeministër i Kosovës ka deklaruar në një intervistë për European Western Balkans se në raport me Serbinë nuk mund të jetë çdo opsion në tavolinë.

Do takohem me z. Borrell dhe të arrijmë një marrëveshje për të vazhduar dialogun me Serbinë. Zonja Mogherini ka lejuar që shumë gjëra të bëhen publike dhe besoj se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vendosen në kontekstin e vlerave europiane. Jo çdo duhet të jetë në tavolinë

shprehet Kurti. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme