Tërmet me magnitudë 4.5 me epiqendër Gjirin e Lalëzit

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë sërish në Tiranë në orët e para të datës 15 dhjetor 2019. Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka ndryshuar raportimin nga 3.8 në fillim, në 3.9 dhe në magnitudën 4.5 në finale.
Instituti shqiptar e ka raportuar tërmetin me magnitudë 4 dhe ka publikuar edhe të dhënat e tri goditjeve të tjera më të vogla, përkatësisht 2.8, 3.1 dhe 2.3.
Tërmeti fillestar ka patur epiqendër në Gjirin e Lalëzit.
Add new comment