Kryeministri betohet para noterëve të preferuar: Nga nesër nis qameti në drejtësi

Postuar në 25 Nëntor, 2019 00:34

Kryeministri Edi Rama njofton sot në tuiter se nesër prezantohet paketa e re Anti-KÇK që nënkupton një kuadër ligjor të posaçëm kundër njerëzve që janë ende në sistemin e drejtësisë. 

Zoti Rama njofton se për këtë paketë ka mbështetjen e partnerëve strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe BE. 
Pra që nga nesër, z. Rama do të nisë festivalin mediatik të ri kundër të këqinjve të mbetur në sistem. Do të tërheqë vëmendjen, do të bëjë si Zeusi që lëshon rrufe, do bëjë atë e këtë për të debatuar në fund fare me Kujtim Gjuzin, Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin. 

 

Ta lëmë këtë kalorës të fytyrës së vrerosur në betejën e tij fisnike edhe se detyra ndaj mëmëdheut na kërkon të kuptojmë ndonjë gjë nga kjo mbështetja e partnerëve strategjikë të Shqipërisë. 

Cili është interesi strategjik i ShBA dhe BE në mbështetjen e marrëzive të tilla? Çfarë nënkuptohet me mbështetje? Apo eksperimentimi që nisi me vettingun, vazhdoi me prokuroren e Përgjithshme të përkohshme e deri te betimet para noterit? 

Shqiptarët tashmë kanë aq përvojë sa të kuptojnë se gënjeshtra të tilla janë qepur me pe të bardhë. Zoti Rama ka patjetër garancinë se diplomatët e Tiranës nuk do të flasin kundër, se do ta lënë atë ta zvarrisë Shqipërinë edhe ca deri sa të shpallet hapja e negociatave që do të shitet si konfirmim i përpjekjeve të qeverisë për reforma dhe mandej për të toleruar spastrime të shpejta në sistem që është edhe axhenda reale e kësaj që po ndodh.

Zoti Rama po përdor dy apo tre diplomatë për të mbuluar axhendën apo frikën e vet duke u shpallur tribun i Oksidentalizmit në Tiranë. Duke fituar një mbështetje të pakuptueshme që në fund të fundit kanë hedhur farën e një armiqësie që nis nga antipatia. Por që nuk përfundon aty. Perëndimi po investon në të vërtetën zyrtare të qeverisë së një vendi të cilit i thuhet se je më i korruptuari në Europë. Si ta kuptojmë këtë?

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Si ta kuptojme kete? Kete duhet ta kuptojme keshtu: ju shqiptaret duhet te degjoni cfare themi ne te huajt, keshtu ju e mbani vendin tuaj te pazhvilluar, (biles ju beni edhe ca me shume, ju e shkaterroni vendin tuaj, cfare ne nuk duam, sepse kjo na kushton me shume nga sa kemi parashikuar), ne kete menyre ju jeni te varur gjithmone nga ndihma jone financiare. Keshtu ne ju mbajme juve ne anen tone, ne te gjitha problemet nderkombetare ju votoni sic votojme ne, pervec kesaj dergoni gjithmone kontigjente punetoresh tek ne per punerat e rendomta, te cilat tek ne paguhen sa per te ngrene nje cap buke, por ju jini kursimtare te dreqit dhe arrisni edhe te kurseni ndonje lek per pushime ne vendin tuaj, keshtu ju kini ca kacidhe dhe blini edhe mallrat tona. Per kete pune ne perkrahim ndonje karrierist egoman si rama, dhe pastaj nuk na interesojne fare filmat qe ju beni me ne, sepse ju kemi detyruar ne qe ju te kujtoni se po na i hidhni neve!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.