Lajme
Ambasada e Rusisë: Rusia nuk bllokon eksportin e grurit drejt Shqipërisë
Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka hedhur poshtë si të pabazë çdo lajm apo insinuatë se ky vend do të bllokojë eksportin e grurit drejt vendit tonë. Në një njoftim për shtyp, ambasada bën me dije se masat e marra për embargon ndaj mallrave bujqësore shqiptare, vjen në përputhje me reagimin reciprok dhe se ato nuk lidhen me eksportet ruse të grurit. “Ky hap i ndërmarrë në bazë të parimit të reciprocitetit ka qenë një kundërmasë e Rusisë ndaj vendeve që e kanë mbështetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian 2015/971 të dt.
Incidenti i kishës në Dhërmi, shfaqet Artan Shkreli dhe flet për Omonia-n
Dje në mbrëmje u bë publike bastisja e një kishe në Dhërmi. Çështja iu përcoll opinionit nga Kisha Ortodokse e cila denoncoi rastin duke nënvizuar se në heqjen e ikonave dhe prishjen e saj kanë dorë njerëz të pushtetut vendor dhe të policisë. Në njoftimin e vet Kisha i referohet edhe ligjit. Pra askush nuk ka folur dje për përfshirje direkte të qeverisë, por këtë e ka bërë fakt këshilltari i kudondodhur i Edi Ramës, Artan Shkreli. Kudo ku ka ndërtime të vjetra, objekte për restaurim, apo për ndërhyrje, aty shfaqet eksperti Artan Shkreli.
Edhe Bashkia e Tiranës paralajmëron “aksion” për mbledhjen e taksave vendore
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se borxhi prej 30 milionë $ që ka bashkia ndaj kompanive të ndryshme, mund të rikuperohet përmes një performace të mirë në mbledhjen e taksave. I pyetur nëse bashkia mendon për rritje taksash, Mazniku shprehet për “jo” dhe sqaron se mbledhja e taksave aktuale është problemi. Sipas tij, mbledhja e taksës së parkimit është në nivelet 2-3%, kurse taksa e pasurisë në 0.5%.
Vlora Çitaku emërohet ambasadore e Kosovës në ShBA
Pas Shqipërisë edhe Kosova do të ketë një femër si ambasadore në ShBA. Bëhet fjalë për Vlora Çitakun e cila është emëruar në këtë detyrë e që është ambasadorja e tretë e Kosovës në Uashington që nga shpallja e pavarësisë. Çitaku ka qenë deputet, ministre e Integrimit dhe më vonë ministre e Jashtme.
Le Pen përjashtohet nga partia
Jean Marie Le Pen, themeluesi i Frontit Nancional në Francë, është përjashtuar nga partia. Ai ishte president nderi deri në momentin kur një kongres i jashtëzakonshëm vendosi ta përjashtojë. Problemet nisën që në muajin maj, kur Le Pen u shpreh se “Holokausti ishte një detaj i historisë”. Për këtë arsye ai u pezullua në muajin maj. Le Pen vendosi që të kalojë në përballje juridike dhe gjykata i dha të drejtë, me argumentin se nuk ishte ndjekur procedurë e rregullt.
Dhuna kolektive dhe masakra kanë rrënjë që në prehistori
Shkencëtarët e përshkruajnë Europën e Neolitit, kur janë edhe fillesat e shoqërisë bujqësore, si një epokë të dhunshme ndër njerëzit. Ky konkluzion i referohet zbulimit të disa siteve si ai i Talheim në Gjermani apo edhe i Asparn/Schletz, Austri, me trupa të lënë pa u varrosur, me gjurmë të një dhune të jashtëzakonshme, deri edhe me shenja kanibalizmi. Është folur edhe për idenë e një “lufte totale” me synim asgjësimin e komuniteteve të veçanta. Këtë ide e përforcon zbulimi rastësor në vitin 2006, i një siti tjetër, ai i Schöneck-Kilianstädten, në Gjermani.
Struktura zyrtare bastisin Kishën e Sh. Athanasit në Dhërmi. Zëdhënësi: “Po kërkojnë varrin e një misionari të një besimi tjetër”
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë denoncon sot një incident shumë të rëndë të ndodhur në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Sipas njoftimit të shpërndarë, thuhet se në incident janë protagonitë forcat policore dhe njerëz të pushtetit lokal. Ende nuk ka një reagim nga autoritetet shtetërore, por ngjarja nëse është e vërtetë përbën incident shumë të rëndë. Më poshtë njoftimi i KOASh:
Thirrje për revolucion demokratik! Cila është axhenda e opozitës?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sot tezën e një revolucioni demokratik për të përmbysur qeverinë, që ai e cilëson si mashtruese. Berisha është njeriu kryesor i opozitës sot, ndonëse formalisht është Lulzim Basha ai që është kryetar. Lënda e parë e reagimit të sotshëm është projekti për konfiskim banese, siç thotë ai, por që i referohet lajmit të bërë publik se kush nuk paguan pas marrjes së kuponit të legalizimit, humbet pronësinë. “Edi Rama ka gati ligjin e konfiskimit te banesave. Ne kembe kunder mashtruesit dhe poshtruesit me te madh ne Europen e sotme!
Ndryshon sistemi i llogaritjes së siguracionit të makinave
Sigurimi i makinave do të llogaritet ndryshe që nga data 3 mars 2015. Ndryshimet ligjore parashikojnë nisjen e zbatimit të sistemit “Bonus-Malus” që kanë si premisë historikun e shoferit, ose numrin e aksidenteve. Ligji aktual parashikon sigurim fiks, i cili ndryshon vetëm në bazë të cilindratës. Me sistemin e ri parashikohet ndarja në 18 kategori të ndryshme me një koficient korrespondues. Sa më i lartë numri i aksidenteve aq më i lartë koeficienti, që çon mandej në shtim të vlerës së sigurimit të makinës.