Lajme

Çështja “Meta2”, mbyllet me një faksimile. Dhe një deklaratë të Berishës: Unë nuk dija gjë

Postuar në 04 Shtator, 2015 21:53

Me qetësi dhe dashuri, Ilir Meta duket se e ka zgjidhur edhe kësaj radhe lëmshin e akuzave qe është ngritur ndaj tij. Në media është publikuar faksimile e kontratës DIA-CEZ, e datës 1 shtator 2010, kohë kur Ilir Meta ishte ministër i Jashtëm. Ai akuzohet për marrje rryshfeti për kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ dhe kjo akuzë del në dosjet e avokatëve të OShEE-së, ent që kontrollohet nga Partia Socialiste.

Pse Ilir Meta fshihet pas Silva Cakës? Basha përmend ndërkombëtarët

Postuar në 04 Shtator, 2015 18:46

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që Ilir Meta është nën një tjetër akuzë që e implikon atë në një skemë përfitimi nga borxhet e CEZ dhe të vetmet reagime nga LSI kanë qenë ai i Petrit Vasilit, i pyetur nga mediat një ditë më parë dhe sot i deputetes Silva Caka që postoi një koment në rrjetet sociale dhe që u shpërnda për mediat nga zyra për shtyp e kësaj partie.

Foto/Vala e refugjatëve. Udhëtim në këmbë nga Hungaria drejt Austrisë

Postuar në 04 Shtator, 2015 17:22

Dixhitalizohet fondi arkivor i Komunitetit Mysliman. 67 mijë € dhuratë nga një binzesmen kuvajtjan

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:45

Fondi arkivor i Komunitetit Mysliman të Shqiëprisë do të dixhitalizohet. Lajmi bëhet i ditur,mndër të tjera, nga një takim i kryetarit të KMSh-së, Skënder Bruçaj, me biznesmenin kuvajtjan, Mohammad Al–Faresi. “Duke shprehur gatishmërinë e tij për mbarëvajtjen e institucionit, ai dhuroi shumën 67 mijë euro, në mbështetje të projektit për dixhitalizimin e fondit arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Propozimi i një miliarderi egjiptian: “Më shisni një ishull ku të strehoj imigrantët”

Postuar në 04 Shtator, 2015 15:25

Perëndimi është në mëdyshje të madhe për valën e imigrantëve që po mbyt Europën. Flitet për identitetin, humanizmin, përgjegjësinë, por edhe kostot. Në këto kushte kur imigracioni është lajmi, ide të reja shfaqen. Një e tillë është ajo e miliarderit egjiptian, Naguib Sawiris, drejtues i Orascom Telecom Media, i cili ka kërkuar nga Greqia dhe Italia, që t’i shesin një ishull, ku të strehohen imigrantët. Sawiris e bën propozimin në Twitter, ku po vetë shton: “Një ide e çmendur? Ndoshta, por të paktën përkohësisht, derisa të kthehen në vendin e tyre”.

Kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi

Postuar në 04 Shtator, 2015 14:18

Kontrolli i Lartë i Shtetit depoziton kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Kvajës, Elvis Rroshi dhe dy drejtorë të kësaj bashkie. Përmes një njoftimi, KLSh, raporton shkeljet e gjetura në zbatimin e disa projekteve urbanistike. “Nga auditimi u konstatuan një sërë parregullsish dhe shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, të shoqëruara me një dëm ekonomik në vlerën prej 33 milion lekë, mbi bazën e të cilave KLSH me shkresat nr. 266/13, datë 31.08.2015 dhe nr.

Ilir Meta më i "zgjuari", hi syve edhe për gjobat e CEZ. Berisha: Rama bën dudumin

Postuar në 04 Shtator, 2015 14:00

 

Reagon ish-kryeministri Berisha, një ditë pas publikimit të shkrimit në BIRN, ku hidhen dyshime se Ilir Meta ka marrë ryshfet nga një kompani që mblidhet borxhet e CEZ. Meqë bëhet fjalë për kohën kur qeveriste me Metën, Berisha thotë se ai nuk e ka autorizuar që të negociojë me çekët që Kastriot Ismailaj të mblidhte borxhin e CEZ.

Fotolajm/Nisma # raporton se kjo është fatura që lëshohet nga lokali i deputetit socialist

Postuar në 04 Shtator, 2015 13:53

"Ndihme! Mbreme isha ne Peze, tek nje lokal qe mendohet se per disa vite ka sherbyer si shtepi per Kryeministrin. Po te shikoni NIPT-in ne QKR do shikoni se ne pronesi te kujt eshte lokali. Ne lokal kishte gati 500 kliente, perfshi edhe deputetin perkates te PS apo shume funksionare te tjere publik. Tani kam nevoje per ndihmen tuaj per te kuptuar a eshte tatimore kjo fature?! Une nuk besoj se Kryeministri yne te kete dy standarde: nje per deputetet e tij dhe nje per hallexhinjte qe perpiqen te mbijetojne permes biznesit te vogel.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme