Lajme
Thaçi për “The Telegraph”: Serbia hapa përpara për njohjen e Kosovës
E përditshmja e njohur britanike “The Telegraph” ka realizuar një intervistë me zv/kryeministrin e parë, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai mbuloi disa tema të rëndësishme, duke filluar nga kriza e emigrantëve, lufta kundër ekstremizmit, dialogu me Serbinë, integrimet evropiane dhe Gjykata Speciale.
Topalli: Qeveria armiqësore me popullin e vet, Rama s’ka vullnet për dekriminalizimin
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Jozefina Topalli analizon situatën politiko-ekonomike në vend, arsyet pse po ikin shqiptarët, nxit partinë e saj të dominojë dhe tregon se të djathtët nuk duhet të presin zgjedhjet e 2017ës për të larguar qeverinë “Rama”. Sipas saj, qeveria është tërësisht e dështuar dhe armiqësore me popullin e vet. “Në gjykimin tim, vendi sot po kalon një moment të vështirë. Nuk ka ndodhur kurrë në këto dy dekada e gjysmë demokraci që një qeveri të jetë kaq armiqësore me qytetarët që e kanë zgjedhur. Realiteti kalon kësaj radhe çdo imagjinatë.
Tragjedi në Mesdhe. Mbyten dy barka me 500 persona afër Libisë. I pasqaruar numri i viktimave
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Mesdhe ku vala me emigrantë që përpiqen të arrijnë Europën nuk duket se mbaron. Mediat raportojnë se dy barka me rreth 500 imigrantë janë zhdukur në brigjet afër qytetit të Zuwaras në Libi. Në barkën e parë ndodheshin 50 persona, kurse në të dytën rreth 500. Raportohet se 201 persona janë shpëtuar nga Roja Bregdetare libiane, ndërsa një qendër në Sabratha afër Tripolit priti 147 njerëz. Nuk ka ende një bilanc për viktimat në këtë rast, që i shtohet serisë së pafundme të rasteve të tilla në Mesdhe.
Edi Rama pezulloi pjesëmarrjen e mediave në Samitin e Vjenës?
Samiti i Vjenës u mbyll dhe me nga sa po raportohet Shqipëria nuk është se ka përfituar ndonjë gjë. Këtu nuk është fjala për ta parë ndihmën si një thes me para, por për të kuptuar se çfarë konkretisht do të financohet për projektet shqiptare. Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj, foli për propozimin e Korridorit të Kaltër, por asgjë më tej. Po kështu,mreferohen burime për një lloj përplasjeje mes kryeministrit shqiptar she Johanes Hahn, teksa ky i fundit ka deklaruar se “BE-ja nuk duhet parë si bankomat”.
Për çfarë u investuan "liderët" e Ballkanit dhe kancelarja Merkel?
Mbaroi edhe Samiti i Vienës. Takimi nuk përmbushi asnjë nga pritshmëritë e propaganduara për një plan të rimëkëmbjes ekonomike të Ballkanit dhe mbështetjes politike për integrimin në Bashkimin Europian.
Deklarata e përbashkët e përcjellë në shqip nga zyra për shtyp e kryeministrit Edi Rama nuk përmban asnjë plan konkret për investime në infrastrukturë apo sektorë prioritarë që do t'i jepnin një fuqi ekonomike tregut rajonal, por shpreh angazhimin e qeverive të rajonit dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit për të mbështetur bashkëpunimin rinor.
Thagmat e doganës, 29 milionë lekë dëm për blerje biçikletash. 1.5 milionë copa, ka qenë vlerësimi
29 milionë lekë të vjetra dëm ekonomik ka shkaktuar Drejtoria e Doganave e cila ka destinuar një fond për tenderim biçikletash. Por edhe për vendparkimet e tyre. “Një biçikletë është paguar 1.5 milionë lekë të vjetra. Sipas KLSH-së, kryerja e këtij shpenzimi nuk përputhet me misionin dhe vizionin e administratës doganore dhe se nuk mund të justifikohet. Në auditimin e kryer nuk rezulton asnjë kërkesë apo shkresë e ndonjë sektori apo departamenti të veçantë të Doganave për pajisjen me biçikleta.
Ballkanas “Jo”. Ukrainas “Po”
Në Bashkimin Europian çdo vendimmarrje niset nga premisa politike. Kriteret me sa duket janë jo rrallë një formalitet që kapërcehet. P.sh presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, se “nisur nga progresi i realizuar në Ukrainë, unë nuk dyshoj për asnjë sekondë se vendet anëtare do të arpovojnë lëvizjen pa viza për qytetarët ukrainas”. E ka përforcuar këtë qëndrim edhe Presidenti i Këshillit Europian, polaku Donald Tusk.
Kujt i referohet kryeministri për azilantët shqiptarë të Greqisë?
Para pak ditësh kryeministri shqiptar, duke iu përgjigjur pyetjeve për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria theksoi se shumica dërrmuese e shqiptarëve s'janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia! "Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica e shqiptareve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia po jo vetëm. Sigurisht dhe nga këtu"- deklaroi Rama duke përmbledhur shkurt në një fjali problematikën e largimit të shqiptarëve, pa dhënë fakte e shifra që mund ta bëjnë të vlefshëm këtë argument të tij.
Z. Veliaj, Piramida nuk është Garazh
Para dy ditësh, Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erjon Veliaj, prezantuan një sërë masash ndëshkuese për ata qytetarë që ndotin hapësirat publike. Shumëkush mund edhe të ketë qeshur kur shikon kryetarin e bashkisë së një qyteti të rrëmujshëm si Tirana të paralajmërojë ndëshkim për ata që urinojnë rrugëve apo edhe presin pemë, apo flakin mbeturina në rrugë. Mirëpo kjo nismë duhet vetëm përshëndetur, pasi qyteti është i të gjithëve dhe ka një shumicë që e duan të pastër. Dhe të pastër e mbajmë të gjithë.
"Europa e ka humbur rrugën e saj. Duhet të tregohet strategjike me Ballkanin”
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një intervistë austriakes “Der Standard”. Po e përcjellim ashtu siç është përkthyer nga Zyra e Shtypit në Kryeministri:
Standard: Cili është qëllimi i iniciativës për shtetet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me të rinjtë nga rajoni për të zhvilluar shkëmbime në të ardhmen?