Lajme

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme. Dhe dy dokumente të ofruara nga Varoufakis

Postuar në 20 Gusht, 2015 17:05

Mediat greke tashmë e konsiderojnë fakt rrëzimin e qeverisë së Alexis Tsipras. Sipas tyre ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, data e të cilave mund të jetë 13 apo 20 qershori. Shkak është humbja e numrave brenda partisë që çoi në këtë krizë të re për Greqinë, në kohën që marrëveshjet me Trojkën po ecnin përpara. Duhet thënë se Tsipras bëri shkëputje të madhe nga vota e referendumit e cila ishte kundër masave shtrënguese të kërkuara nga Gjermania. Por kryemimistri grek, duket se e gjeti gjuhën me partnerët europianë, të cilëve u bëri konçesione të mëdha.

Për evazionin e biznesit të madh, nuk ka nevojë për aksione...

Postuar në 20 Gusht, 2015 16:17

Aksioni i qeverisë kundër informalitetit dhe evazionit po paraprihet nga dyshimet për selektim dhe goditje vetëm ndaj një kategorie. Deri sa të ndodhë, këto janë vetëm parashikime, apo në rastin më të keq, paragjykime. Gjithsesi, në vijim të procesit, mirë është të dëgjohet edhe ajo që thotë qeveria, por edhe ajo që thonë njerëz të fushës. Arben Malaj dhe Zef Preçi mendojnë se aksion është kompleks dhe nuk dihet nëse do të godasë biznesin e madh, ku shihet edhe zemra e problemit.

Aksion kundër evazionit? Kush mban përgjegjësi për 160 mln $ që mungojnë?

Postuar në 20 Gusht, 2015 15:16

Opozita e kundërshton aksionin e paralajmëruar të qeverisë kundër evazionit dhe informalitetit, pasi sipas saj, përmes tij, po tentohet të mbulohet vjedhaj në tatime dhe dogana. Kryetari i Partisë Demokratike, në një deklaratë për median pak orë pasi kryeministri mblodhi në një takim drejtorët e tatimeve në lidhje me operacionin kundër informalitetit që do të nisë në shtator, u shpreh: “Rama nuk gjeti asnjë mundësi për të shpalosur përgjegjësinë që është vetëm e tija. Asnjë fajtor për 160 mln dollarë të vjedhur.

Shkëmbime zjarri artilierie mes dy Koreve

Postuar në 20 Gusht, 2015 14:48

Nga fjalët kalohet në vepra. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, kanë arritur nivele të reja sot, teksa janë regjistruar shkëmbime zjarri artilierie. Mediat njoftojnë se Korea e Jugut ka lëshuar disa predha në kufi, pasi forcat koreanoveriore qëlluan me raketë një stacion radio të Jugut, i cili shërben për propagandë kundër Penhianit. Ndërkohë, mijëra km më larg, në Lindje të Europës, po mahiset përherë e më tepër një tjetër vatër konflikti, edhe më i madh; ai mes Rusisë dhe Perëndimit.

Dy polakë deklarojnë se kanë zbuluar një tren nazist të mbushur me flori

Postuar në 20 Gusht, 2015 14:17

Mediat në Europë njoftojnë se dy polakë deklarojnë të kenë gjetur një tren nazist të mbushur me flori, armë dhe gurë të çmuar. Lajmi i referohet mediave polake që raportojnë se treni kishte humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore, afër qytetit të sotshëm të Wroclaw në vitin 1945, teksa forcat sovjetike po i afroheshin Gjermanisë.

Deri në fund kundër informalitetit dhe evazionit

Postuar në 20 Gusht, 2015 12:44

Beteja kundër informalitetit dhe evazionit do të shkojë deri në fund. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtues të administratës doganore dhe tatimore, përpara fillimit në shtator të operacionit kundër informalitetit. “Duhet marë drejtpërdrejtë mesazhi i qeverisë shqiptare, e cila, është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re që nuk është një aksion në vazhdën e radhës së një tradite të vjetër të tatimeve dhe doganave, por një aksion që do t’i shkojë deri në fund informalitetit”, tha Rama.

Nafta, çmimi ulet në vjeshtë. Ndoshta...

Postuar në 20 Gusht, 2015 12:02

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vijon të ulet, duke kalur kuotën e 46.8$ për fuçi, shumë afër çmimit më të ulët të janarit të këtij viti. Në mënyrë konstante, çmimi i naftës sjell në vëmendje çmimin që aplikohet në Shqipëri, ndër më të lartët në Europë. “Monitor” raporton se në muajin shtator pritet gjithsesi një ulje, por pa saktësuar sesa. Revista i referohet “aktorëve të tregut”, të cilët operojnë në një treg ku çmimi asnjëherë nuk përputhet me prirjet e tregut ndërkombëtar. E megjithatë arsyet nuk mungojnë përherë.

Intuita e kryeministrit nuk gabon. Kërbaçi funksionon në Shqipëri

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:25

“Ora 8.30 e mbrëmjes. Pas një blerjeje prej vetëm 150 lekë, në një nga “dyqanet e lagjes në Komunën e Parisit, shitësja nxiton te kasa për të shtypur faturën tatimore, të cilën ta jep me një frymë. Një veprim ky, që nuk e kishte bërë ndonjëherë, ashtu si pjesa më e madhe e dyqaneve të lagjeve, madje dhe e supermarketeve “të fshehura” në shumë zona të Tiranës, që ndonjëherë të japin edhe fatura të shkruara me shkrim dore, sa për të qenë “transparent” me çmimet me klientin.

Samiti i Vjenës: Rama, Thaçi e Vuçiç do të luajnë futboll me ekipin “BE e ardhshme”

Postuar në 20 Gusht, 2015 10:05

​Një tjetër lajm spektakli. Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, do të ketë një ngjarje të pazakontë, transmeton Klan Kosova sipas një raporti të agjensisë “Tanjug”. Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, në mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”.

Problemet e Vlorës, Dritan Leli akuza ndaj Gjikës për kaosin urbanistik

Postuar në 20 Gusht, 2015 09:41

Pak javë pasi ka marrë detyrën, kryebashkiaku i ri i Vlorës theksoi se ka trashëguar një qytet me probleme të shumta në infrastrukturë dhe kanalizime tejet të dëmtuara. Dritan Leli zhvilloi një takim për marrjen e masave në rast përmbytjesh, ngjarja më e fundit javën që shkoi, kur qyteti u mbulua nga uji, si në stinën e dimrit. Kryebashkiaku akuzoi paraardhësin, për dhënien pa kriter të lejeve të ndërtimit, konkretisht mbi rrjetin e kanalit ujëmbledhës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme