Lajme

Kanabisi mbretëron sërish në Dukagjin. Policia nis një tjetër operacion masiv

Postuar në 18 Gusht, 2015 12:39

Mbi 200 parcela me kanabis janë identifikuar në zonën e Dukagjinit, ku forca të shumta policie kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm për të filluar një operacion për eliminimin e bimëve narkotike. Efektivë të RENEA-s, FNSH-së dhe punonjës së Drejtorisë së Policisë Shkodër përbëjnë në total mbi 450 forca policore dhe 70 automjete të mbështetura edhe nga helikopterë. Operacioni i koduar "Brashta" do të shtrihet në fshatrat Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi. Ky është operacioni i dytë i madh kundër kultivimit të kanabisit që zhvillohet në zonën e Dukagjinit.

Për çfarë po aludon Jozefina Topalli?

Postuar në 18 Gusht, 2015 12:10

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkruan sot në profilin e vet në “Facebook” për situatën në vend, emigrimin, rënien e të ardhurave etj.. Ajo i drejtohet opozitës me disa pyetje, që lidhen me mosreagimin e duhur, apo me heshtjen për shumëçka po ndodh. “Ikin 150 milion euro nga evazioni fiskal dhe vjedhje pa hesap; Ik FMN...

Kisha pranon zyrtarisht: Kyepeshkopi Janullatos me probleme të shëndetit (përditësuar)

Postuar në 18 Gusht, 2015 11:18

Diskutohej prej disa kohësh, por tani ka dalë në media. Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, çka pranohet nga zëdhënësi i saj, Thoma Dhima. Dhima hedh poshtë diskutimin për zëvendësimin e Janullatosit, ndonëse shton se “këto janë gjëra që i përkasin krerëve të lartë të kishës”. “Këto janë gjëra që i përkasin vetëm Sinodit të Shenjtë. Sinodi nuk ka pasur një diskutim të tillë. Këto janë gjëra që diskutohen ndërmjet krerëve të lartë të kishës.

Informaliteti në Shqipëri: Firmat punojnë me dy bilance

Postuar në 18 Gusht, 2015 09:02

Shqipëria po bën përpjekje të shtojë vendet e punës dhe të luftojë informalitetin në këtë fushë. Ndërkohë që papunësia zyrtare e saj është rreth 20%. Sipas një raporti të përgatirur nga gazetari Ilirian Agolli për “Zërin e Amerikës”, Inspektoriati i Punës ka zbuluar gjatë këtij viti 900 punëtorë pa sigurime shoqërore dhe 1800 të tjerë pa kontrata pune individuale. Në mbi 550 kontrolle tek bizneset private doli se është ulur me 60% numri i punëtorëve pa kontrata individuale.

Shënim: Nënë Tereza, një shtatore tepër

Postuar në 17 Gusht, 2015 23:24

Një vepër arti e ka humbur kuptimin përderisa dergjet shtrirë në tokë pa kurrfarë kujdesi. Por kur kjo vepër mban mbi vete dhe një emër të madh, problemi shumëfishohet. A mundet që shtatorja e Nënë Terezës, e kësaj gruaje të madhe për të cilën Vatikani po bën të gjitha përpjekjet për shenjtërimin e saj, të dergjet në këtë farë feje, ashtu siç shihet dhe në fotot përcjellëse.

Presidenti: “Pa dekriminalizim, shqiptarët nuk besojnë në vendimmarrjen e institucioneve”

Postuar në 17 Gusht, 2015 22:34

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në një intervistë dhënë për Tv Klan. Ndër të tjera, Nishani ka folur edhe për dekriminalizimin e politikës, proces i pakapërcyeshëm sipas tij, bllokimi i të cilit minon besimin e qytetarëve tek institucionet. “Unë besoj që do të ketë hapa shumë seriozë, sepse mbi të gjitha nuk ka një alternativë tjetër.

Ndahet nga jeta aktori Albert Verria

Postuar në 17 Gusht, 2015 21:56

“News 24” njofton se sot në mbrëmje ka vdekur aktori Albert Verria. Verria është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai është i njohur për publikun shqiptar për disa role shumë të goditura në filmat “Në fillim të verës”, “Koncert në vitin ‘36”, “Kapedani”. Verria ka lindur më 3 shtator 1936 në Fier dhe banonte në qytetin e Vlorës.

Dogana, 468 000 lekë për kurs anglishteje për drejtuesit! Merr pjesë edhe Spiropali

Postuar në 17 Gusht, 2015 18:18

“Syri.net” publikon një faksimile prokurimi në dogana për...”kurs anglishteje online”. Dhe në këtë kurs merr pjesë edhe Drejtoresha e Doganave, e dikurshmja, Elisa Spiropali. Dokumenti, që ngjan si i hartuar nga organe auditi, nënvizon se fondi prej 468 000 lekë është i pajustifikuar, përderisa “nuk mund të përdoren fondet buxhetore për përmirësimin e gjuhës së huaj apo për kualifikime për të cilat lidhen drejtpërdrejtë me arsimin profesional”.

Përgjime edhe për llogari të miqve

Postuar në 17 Gusht, 2015 18:07

Para më shumë se një viti, kur në media qarkulloi lajmi se shërbimet gjermane kishin survejuar në Shqipëri, kryeministri shqiptar tha se “ne nuk kemi çfarë të fshehim nga miqtë”. Është një nga ato deklarata që hidhen kuturu, si për të thënë se “tani jemi të brendshëm me të mëdhenjtë”. Mirëpo diskutimi është më i gjerë dhe me shumë implikime, kur vjen puna te fakti se përgjimet e sotme, po rezultojnë në krijime të qendrave të të dhënave që administrohen në një dorë. Kjo dorë është SHBA.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme