Lajme

3.4 milion dollarë dekodera për familjet në nevojë. VKM e qeverisë që luan me paratë e të gjithëve

Postuar në 27 Tetor, 2015 20:21

3.4 milionë dollarë ka akorduar qeveria shqiptare si pjesë e fondit për familjet në nevojë. Fond që do të shkojë për pajisjen e këtyre familjeve me dekodera dixhitalë. Për çfarë jepet ndihma për familjet në nevojë? Jepet për nevojat jetike që kanë këto familje, për të cilat kemi rënë dakord të paguajmë të gjithë. Por qeveria mendon se “moshën e internetit” familjet shqiptare në nevojë kanë nevojë edhe për të parë Digitalbin, Tring apo ndonjë operator tjetër që ofron shërbime të tilla.

Një shembull mjedisor i qeverisë: Tender për prerje pyjesh në fshatrat e Përmetit, biznesmenëve nga Laçi….

Postuar në 27 Tetor, 2015 15:04

Në fshatrat e Përmetit ka zbritur një firmë fantazmë që përmes një liçense po pret drurët shumëvjeçarë të Grabovës dhe Argovës. Sipas raportimit të News 24, një firmë ka fituar tenderin e organizuar nga drejtoria pyjore e Qarkut Gjirokastër, për një sipërfaqe pylli 65 ha, duke rrënuar një pasuri të mbrojtur me sakrifica nga vetë banorët.  Kryeplaku i Grabovës Koço Hormoviti ka pohuar se “biznesmenë nga Laçi që as i njohim e as e dimë se ç’janë, vijnë dhe po shfarosin pyjet, me tenderat e ish kryebashkiakut Bujar Ibrahimi. Qeevria thotë se po mbron pyjet, por po i pret pyjet”.

Qeveria në krizë. Hedh në veprim Nikolla Markun dhe “çështjen Janullatos”

Postuar në 27 Tetor, 2015 13:32

Para disa muajsh, në një intervistë të vetën, Ylli Rakipi, dikur një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Sali Berishës, do të zbulonte diçka për krijesën politike me emrin At Nikolla Marku. “Këtë e zgjodhën ne për t’iu kundërvënë politikave greke. Natyrisht niveli i tij intelektual është jo i plotë...Unë kam qenë një nga iniciatorët e ngritjes së tij...”, tha Rakipi. Pra njeriu që ka mbërthyer një copë tokë në Elbasan dhe përpiqet të bëjë politikë të madhe është një instrument i segmenteve politike shqiptare dhe asgjë më shumë.

“U fryn në vesh ambasadorëve të vendeve të mëdha mike për ata që i quan armiq të tij. Por dyshoj se vetëm ky është dhe çelësi i karrierës së Ditmir Bushatit"

Postuar në 27 Tetor, 2015 12:28

Ndriçim Kulla shkruan sot në gazetën “Mapo” një opinion që i dedikohet ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, të cilin e quan ministër të Përjashtëm. Kulla, që ka punuar vetë pranë Presidentit aktual të Republikës, zbardh në këtë shkrim,mpërveç pikëpamjeve, edhe ndonjë gjë që e di për shkak të punës. Por nuk tregohet shumë i ashpër pasi mjaftohet që ta quajë Bushatin thjesht “të papërshtatshëm”. Përveç faktit se ky i fundit ka një përvojë “vërdallosjen nëpër OJQ”, Kulla mendon se ai është krejt jashtë funksioneve në detyrën e tij.

Ramës i del emri në lejen e pallatit 13-katësh te hyrja e Liqenit, ja dokumenti

Postuar në 27 Tetor, 2015 12:06

Gazeta “Panorama” ka publikuar një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit në 9 shtator të këtij viti për ndërtimin e një pallati 13 katësh në hyrje të Liqenit Artificial në krahun e Rrugës së Elbasanit. Vendimi përcakton se në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”.  Por sipas Panoramës kjo nuk është godina e vetme.

Eduard Ndocaj i zhgenjyer nga votimi i opozitës në KQZ: Tregoi që nuk e ka seriozisht dekriminalizimin

Postuar në 27 Tetor, 2015 11:27

Eduard Ndocaj merr zhgënjimin e parë edhe nga opozoita meqënëse nga Partia Socialiste dhe Edi Rama ka kohë që ka humbur besimin. Ai ka komentuar në faqen e tij në facebook, qëndrimin e anëtarëve të djathtë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke i dhënë vetëm një shpjegim, opozita nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, pra largimin e deputetëve me rekorde kriminale dhe afrimin e njerëzve të punës në parlament.

“Lajmin e votimit tim nga KQZ e mora ne pune duke filluar nje kantier te ri. Ky eshte nje shembull edhe per koleget e mi qe me pune duhet te ecim gjithmone me pune.

“Ke marrë 1 mijë e 500 euro për një vend në Këshillat Bashkiakë”

Postuar në 27 Tetor, 2015 09:17

“Ke marrë 1 mijë e 500 euro për një vend në Këshillat Bashkiakë”.Kështu citohet t’I ketë thënë deputeti Astrit Veliaj të deleguarit të Partisë Demokratike në Berat, Fatbardh Kadilli. Në analizën e degës lokale të kësaj partie, ku ishin të pranishëm edhe deputetët, Spaho, Bozdo e Genc Pollo ka patur akuza të drejtëpërdrejta për sekretarin e burimeve njerëzore në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli për rryshfet me përzgjedhjen e anëtarëve për Këshillat Bashkiakë.

Tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Greqi

Postuar në 26 Tetor, 2015 23:09

Pasuritë arkeologjike në Greqi duket se nuk shterojnë. Pas Amfipolis ku mendohet se është varrosur Hefestion, në Pallatin e Nestorit në Peleoponez është zbuluar një varr i një ushtari “me rëndësi”. Mediat raportojnë se ka qenë një grup arkeologësh amerikanë të universitetit të Cincinatit ata që kanë zbuluar varrin 3500 vjeçar ku ndodhet skeleti bashkë me një shpatë broxni si dhe materiale të çmuara. Ministria greke e Kulturës thotë se ky është zbulimi më i rëndësishëm në 65 vitet e fundit në Greqinë kontinentale.

A u hapën 150 mijë vende pune në 2 vjet? BB konstaton rritje të papunësisë për të rinjtë në 2015

Postuar në 26 Tetor, 2015 20:11

300 mijë vendet e punës në 4 vjet është objektivi i shpallur i mazhorancës për  këtë mandat. Kanë kaluar dy vjet dhe Shqipëria ka njohur një valë të madhe emigrimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Qeveria prezanton rreth 90 mijë vende pune të hapura dhe të formalizuara në gjysmën e mandatit të saj, por Banka Botërore vlerëson se papunësia tek të rinjtë është rritur me të paktën 1 për qind në vitin 2015.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme