Lajme
“Impulse të reja? Emrat nuk janë më të rëndësishëm”
Ilir Meta i ka dhënë një intervistë gazetës “Illyria” dhe radio “Kosova”. Me një lloj interesi paraqitet deklarata e Metës për marrëdhëniet brenda koalicionit dhe kërkesa e tij për ndryshime në qeveri. Meqenëse pazari i Bllokut ka ecur jo keq, Meta ka menduar të bëjë një lloj tërheqje. Thotë kreu i LSI-së: “Kjo është një marrëdhënie e vazhdueshme, e përditshme. E rëndësishme është që drejtimet kryesore strategjike janë të dakordësuara. Çdo debat i ditës nuk konteston dhe nuk vë në pikëpyetje këto raporte, nuk vë në pikëpyetje këtë koalicion.
Rrëfim i Dritan Zaganit për Corriere Della Sera: Janë paguar vrasës shqiptarë të më eleminojnë fizikisht
Dritan Zagani, ish-shefi antidrogës së Fierit strehohet në një vend sekret në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik. Corriere Della Sera e ka intervistuar duke e pyetur për arsyet e largimit nga Italia ku ai qëndroi disa muaj pas ikjes nga Shqipëria. Zagani thotë se ndihej I kërcënuar me jetë nga vrasës shqiptarë të paguar.
A duhet paguar më për këtë shtet? Një moment kriminal i ligjit të pensioneve
Shumë propagandë u bë për ligjin e ri të pensioneve. U tha se do të marrin të gjithë në funksion të kontributit, ndonëse për çdo vit që kalon shtohet me një muaj kriteri i vjetërsisë. Por kjo e pensioneve ka probleme shumë serioze, të tilla që e vënë qytetarin në raporte poshtëruese me shtetin.
"Gabuam në luftën e Irakut. ISIS, deri diku pasojë e saj”
Ajo që mediat perëndimore e kanë thënë prej kohësh u pranu më në fund puboikisht nga një prej protagonistëve të luftës në Irak. Ish-kryeministri britanik, Tony BlAir, ka kërkuar falje gjatë një interviste për CNN, duke pranuar se angazhimit ushtarak në Irak në vitin 2003 i ka munguar tërësisht vlerësimi strategjik. “Unë kërkoj falje për faktin se të dhënat e shërbimeve sekrete që morëm ishin të gabuara. Unë gjithashtu kërkoj falje për disa nga gabimet në planifikim dhe sigurisht, gabimi ynë në të kuptuarit e asaj që do të pasonte nëse ne rrëzonim regjimin e Sadam Huseinit”, tha Blair.
S’mund të aspirosh Europën kur e mbush me azilkërkues
Tendenca për ta prezantuar Shqipërinë si një vend në dyert e Europës vetëm sa ekspozon vendin dhe qeverinë pasi në kushtet kur renditemi të parët për numrin e azilkërkuesve pas Sirisë, çdo diskutim është i tepërt. Eupopianët mundohen ta thonë në mënyrë sa më elegante sa për sa kohë eksportojmë azilëantë nuk kemi shance të përfitojmë nga politikat e Zgjerimit. Zv/kryetar i komisionit të punëve të jashtme në PE, Andrej Plenkovic thotë se kriza e emigrantëve do të jetë me pasoja për të ardhmen e Europës.
Disa receta për Canin nga ish-ministri Angjeli në faqet e gazetës “Shekulli”
Ajo çfarë është bërë mirë dhe çfarë nuk ka shkuar siç duhet është një trajektore që për ish-ministrin e Financave, Anastas Angjeli mund të përkufizojë ecurinë e ekonomisë sot dhe politikat e ndjekura në këtë 2 vjeçar të qeverisë. Angjeli është intervistuar nga gazeta “shekulli”, një e përditshme afër qeverisë për të dhënë konsiderata mbi aksionet e ndërmarra nga qeveria dhe reformën fiskale që mban autorësinë e ministrit aktual, Shkëlqim Cani.
Nga 1 Janari rriten akciza, taksa e tokës dhe renta minerare. Cani kishte premtuar mosprekje të nivelit të taksave
Pak javë më parë ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se vitin që vjen nuk do të ketë rritje taksash, por mesa duket gjithçka për konsum mediatik, pasi në Shqipëri gjërat harrohen shpejt. Renta, akiciza dhe taksa e pronës do të rriten nga 1 Janari 2016.
Dossier/ Transoqeanikët e flotës shqiptare, shkëlqimi dhe shkatërrimi i tyre (foto)
Të dilje jashtë shtetit me një anije tregtare, për një shqiptar në breg të detit ishte ëndërr, padyshim. Por kjo nuk vlente vetëm për njerëzit e izoluar brenda klonit që kërkonin të dinin më shumë për pjesën tjetër të botës. Udhëtime të shpeshta, ankorime në porte të ndryshme dhe të prekurit e vendeve ekzotike, nuk të jepet rasti kaq lehtë t’i shijosh, veç në ke një llogari të mirë në bankë me të cilat duhet të prenotosh kabinë komode në një kroçiera moderne. E për më shumë se kaq duhet të blesh një jaht që të jetë në gjendje të përballojë dallgët e Paqësorit.
Ambasada ruse del me shpallje publike në Tiranë për rolin e dyshimtë të amerikanëve në Siri dhe një ftesë për mediat shqiptare
Ajo që shpesh mund të përflitet si një dyshim që rrjedh nga teoritë e konspiracionit se ISIS mund të jetë krijesë e Shteteve të Bashkuara tashmë ngrihet zyratisht edhe si pyetje nga ambasada ruse në Tiranë. Përmes një njoftimi në muret e ambasadës që i ngjan më tepër një shpallje publike, selia diplomatike e Rusisë kërkon që media shqiptare të mos i referohet vetëm burimeve apo lajmeve të mediave perëndimore që sipas saj janë të prirura të dezinforojnë për këtë çështje.
Xhamitë e Shqipërisë
Xhamitë e Shqipërisë janë pak të trajtuara për vlerën e tyre arkitektonike dhe historike. Disi më larg vëmendjes së gjerë në sensin e vlerësimit si trashëgimi e përbashkët. Më e njohura për pjesën më të madhe padyshim që është xhamia në qendër të Tiranës. Mirëpo besimi islam është besim i shumicës së shqiptarëve dhe ka një histori qindra vjeçare në territorin shqiptar. Për të hedhur dritë në një fushë ku ka ende shumë për të thënë kemi intervistuar z. Aleksandër Meksi, që është ndër njohësit më të mirë të monumenteve.