Lajme
Ky është ambasadori shëtitës. Shfaqet Hoffman me sugjerime për ekonominë
Është ndoshta ambasadori më aktiv, kur mesa duket ka konstatuar se në Shqipëri të hapet çdo derë, mjafton të jesh i huaj dhe aq më tepër kur vjen nga një vend si Gjermania. Është fjala për ambasadorin gjerman Hoffman që po “jep mend” për çdo sfidë që ka qeveria që nga hapja e dosjeve deri tek ulja e kredive të këqija bankare.
“Patricia”, urgani më i fuqishëm i regjistruar në Hemisferën Perëndimore godet sot Meksikën
325 km/orë shpejtësia e erës e bën uraganin “Patricia” më të fuqishmin të regjistruar ndonjëherë në Hemisferën Perëndimore. Rekordi deri më tani mbahej nga tajfuni “Haiyan” i vitit 2013 me shpejtësi ere 315 km/orë. Uragani, i kategorisë 5, po i drejtohet Meksikës juglindore dhe pritet të godasë sot.
Dhoma Amerikane bojkoton kryeministrin. Rama e akuzon se po përkrah informalitetin
Kryeministri Rama mblodhi Këshillin Ekonomik Kombëtar për ta njohur me rezultatet e operancionit kundër nformalitet qe sipas tij ka prodhuar rritje spektakolare në vetëm një muaj jo vetëm të të ardhurave, por edhe sa i përket formalizimit të vendeve të punës. Por ky takim u bojkotua nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë që ka shprehur rezerva për ashpërsinë e këtij operacioni. Por megjithë mungesën e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregëtisë kryeministri nuk nguroi të replikojë ashpër në mungesë me kreun e saj, duke e akuzuar se po përkrah informalitetin.
500 milionë dollarë, shlyerja e detyrimeve që la trashëgim qeveria Berisha
Shlyerja e detyrimeve që qeveria Berisha nuk ua kishte shlyer kompanive dhe individëve deri në shtatorin e vitit 2013, ka arritur kuotën 500 milionë dollarë (llogaritur me kursin e këmbimit të shtatorit 2013). Deri në 1 janarin e 2015-ës, ishin shlyer rreth 350 milionë dollarë detyrime të vjetra. Ndërsa sot Ministria e Financave njoftoi se në 9 muajt e parë të vitit u shlyen edhe 150 milionë dollarë të tjera.
Teatri me pronarët dhe paralajmërimi për tensione sociale nga “përfaqësuesi i unitetit të kombit”
Bujar Nishani, president i Republikës ka zhvilluar sot një takim, “të gjerë dhe konsultues” me përfaqësues të pronarëve. Të cilët siç njoftohet në faqen zyrtare të Presidencës, përfaqësojnë shoqata që shtrihen “nga Konispoli në Shkodër”. Takimi është iniciuar nga presidenti, i cili kujdeset kështu – ndonëse jo me dekorata kësaj radhe – për pronarët që kërkojnë pronën. Por çfarë thuhet në njoftim?
Siguria e të dhënave afër zeros. Një video ku tregohet thyerja e portalit të QKL-së
“TemaTv” ka publikuar sot një video të një hakeri që pretendon sesi ndërhyhet në të dhënat e arkivuara në serverat dixhitale të tyre. Sipas video në fjalë rezulton se mbrojtja e të dhënave në Shqipëri, ndonëse investimet nuk kanë munguar, është thuajse inekzistente. “Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida.
“Jaguarët”, kryeministria: Do merren me qira. Kursehen 1,519,062 euro për katër vjet
Qeveria ka reaguar sot përmes “transparenca.al” për të sqaruar të vërtetën e tenderit për “Jaguarët” e rinj që do të vihen në dispozicion të saj. Pas deklaratës së deputetit Edmond Spaho, në faen online është pëcjellë ky sqarim:
DPT denoncon evazionin fiskal, priten arrestime të biznesmenëve të mëdhenj
Në fund të tetorit, paralajmërohen arrestime në rradhët e përfaqësuesve të biznesit të madh për evazion fiskal. Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, Policia e Shtetit kërkon të arrestojë emra të njohur të biznesit. Lajmi për arrestimet nga burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për “News24”. Bëhet fjalë për kompani që janë kapur me evazion fiskal gjatë fazës së parë të operacionit anti informalitet në muajt shtator dhe tetor.