Lajme
Një iniciativë e re politike?
Ben Blushi, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste ka bërë kritika ndaj sistemit partiak në Shqipëri, i cili vetëm recepton, por nuk reagon. “Ka ardhur koha të ndryshojmë, partitë politike janë kthyer në ndërmarrje. Nuk jam i vetmi në Shqipëri që ka guxim, ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe. Jemi brenda partive që nuk të lejojnë të flasësh e të botosh. Shqiptarët votojnë dhe besojnë për politikanët ‘e vdekur’”, tha Blushi nga qyteti i Korçës. A paralajmëron kjo një iniciativë të re politike?
Ndërpret punën konçesionari i markimit të karburanteve
“Monitor” raporton se kompania GFI që ka marrë me konçesion markimin e karburanteve, ka ndërprerë aktivitetin e vet ditën e sotme. Revista në fjalë i referohet informacionit të marrë nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve dhe me gjasë mund të sjellë probleme serioze në furnizimin me naftë në vend.
Si e shpjegon Kodheli dekorimin e xhelatëve
Në një intervistë për Ilva Taren, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli thotë se listat e veteranëve duhen pastruar nga xhelatët, por nuk dha një afat se kur do të rishikohet kjo listë. E pyetur për dekorimin e ish-funksionarë e të regjimit ajo tha se nuk e dinte që mes te dekoruarve nga ministria ishin edhe xhelatët e kohës së komunizmit.
Tare: Mes emrave që ju keni dekoruar ka patur nga ata që kanë dënuar emra si At Zef Pllumbi apo anëtarë të tjerë të Ish-Byrosë, Vito Kapo apo edhe të tjerë. Si i keni bërë ato dekorime?
Basha në kundërsulm ndaj të pakënaqurve në PD
Lulzim Basha u është përgjigjur të gjithë zërave kritikë brenda Partisë Demokratike, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në prapavijë për t'u hapur rrugë emrave të rinj. Në një konferencë për shtyp ai la të nënkuptohet se është i vendosur të ecë me një ekip të ri, duke kërkuar edhe mbështetjen e "xhaketave" të vjetra.
Moodys paralajmëron rreziqet të shtuara për Shqipërinë nga niveli i lartë i borxhit
Agjencia e vlerësimit Moodys paralajmëron një dështim për të stabilizuar deficitin fiskal dhe nivelin e borxhit publik që sipas saj, do të dëmtojë perspektivën e qëndrueshme të vendit.
Një sqarim(Video)
Respublica publikoi të martën një lajm sipast të cili deputeti socialist i Peqinit Alfred Peza kishte deklaruar në një studio televizive se protesta e 21 Janarit të 4 viteve më parë ishte paqësore.http://www.respublica.al/2015/12/08/heshtja-e-lsi-protesten-dhe-kujtimet-e-deputetit-t%C3%AB-peqinit-p%C3%ABr-21-janarin.
Video/Rusia qëllon ISIS me raketa nga nëndetëset në Mesdhe
Sondazhet thonë: Edi Rama nuk është më kryeministër
“250 mijë votues të majtë nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për të cilën votuan para dy vjetësh”. Kështu vlerësohet të ketë ndikuar pushteti i tanishëm mbi votuesit e vet(http://www.respublica.al/2015/12/10/protesta-mund-ta-ketë-thelluar-përkrahjen-për-opozitën-por-jo-zgjeruar), mbi një çerek milioni prej tyre. Janë një çerek milioni prej 1 miliona shuplakave që i sosën ditët pushtetit të Sali Berishës.
Shqipëria ja del të diskutohet edhe njëherë për bunkerët. Kësaj radhe si "vepra arti"
Profesoresha Lori Amy e Universitetit Jugor të Xhorxhias, thotë se në Shqipëri, kujtesa për krimet
Teatri me gjobën e bashkisë për protestën, inspektori kallëzon shefin për falsifikim të procesverbalit, bashkia e mohon
Besmir Karaj, inspektori që kishte emrin në fletën e gjobës së bashkisë për dëmet e protestës së 8 Dhjetoit ka kallëzuar penalisht kryeinspektorin e bashkisë për falsifikim të procesverbalit. Sipas Partisë Demokratike, Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe se gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga kryeinspektori. Karai ka bërë kallëzim penal edhe për falsifikim të firmës së tij. Procesverbali i gjobës së bashkisë për dëmet që I shkaktoi protesta e PD-së qytetit u postua në facebook nga kryetari Erion Veliaj me tekstin e mëposhtëm: “163 milionë lekë gjobë!