Lajme
Konsiderata për buxhetin dhe teatrin e parlamentit
ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka komentuar debatin në parlament për projektbuxhetin dhe mbrojtjes apo kundërshtimit që iu bë në parlament draftit nga të dyja palët.
"Asistenca do vazhdoje te jete sa ishte, Pensionet do vazhdojne te jene po ato. Rrogat, sa kane qene do te jene. Taksat do vazhdojne te mblidhen qe te paguajme konçensionet.
Konçensionet qe u dhane do te vazhdojne te jene dhe 70 te tjera jane gati te jepen. Do te vazhdojme te hame krundet e Serbise ne vend te miellit. Do vazhdojme ta blejme energjine nepermjet serbit.
Intelektualët e Shqipërisë që kërkojnë lirimin e Albin Kurtit. Spikatin Abdi Baleta, Gjergj Zheji dhe Marin Mema
Ka një solidaritet intelektual që shfaqet për çështje të karakterit patriotik dhe që angazhon në tubime dhe kërkesa politike aktivistë të shoqërisë civile me ndjeshmëri të theksuara demokratike dhe kombëtariste.
Nikaragua, Momotomo rizgjohet pas 110 vjetësh
Momotomo është rizgjuar pas 110 vjetësh. Vullkani me këtë emër në Nikaraguas në Amerikën Qendrore është riaktivizuar për herë të parë që nga viti 1905 duke nxjerrë llavë, hi dhe tym mbi liqenin Managua. Shpërthimet e fuqishme të Momotomos janë dokumentuar në fillim të viteve ‘600 që çoi në braktisjen e qytetit të vjetër Leon Viejo. Vullkani shpërtheu edhe 10 herë të tjera në vitet 1849 and 1905.
Personat e paaftë që të ndjejnë dhimbje: një çrregullim genetik
Në botë ekzistojnë një grup shumë i vogël njerëzish që janë të paaftë të ndjejnë dhimbjen. Shenjat për këtë duken që në fëmijrëinë e hershme: bebe që kafshojnë gishtat deri në gjakderdhje, apo fëmijë që përballojnë përplasje dhe goditje. Fjala është për një çrregullim që vjen si pasojë e një mutacioni genetik të rrallë që konsiston në mungesën e kanaleve jonike që transportojnë sodiumin përmes nervave. Pa këto kanale, të njohura edhe si Nav1.7, qelizat nervore janë të paafta që të komunikojnë dhimbjen.
Kina, Konferenca e Berlinit - vetëm fjalë për Shqipërinë
Kina ka disa vite që kërkon të rrisë prezencën e vet ekonomike në Europën Qendrore dhe Lindore. Një rajon, pjesë të të cilit janë jashtë Bashkimit Europian, me mundësi shfrytëzimi tregu dhe investimeshe serioze. Në këtë kuadër hyn deri diku edhe Shqipërië, një vend me treg të vogël por që vuan për investime të huaja serioze. Kina nga ana e vet ka bërë të qartë se qasja e saj ekonomike kushtëzohet nga axhenda politike dhe kjo është institucionalizuar me Samitin 16+1, Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore.
Projektbuxheti 2016/Kërkesa për ndryshime nga shoqatat e biznesit dhe profesionet e lira
Diskutimi për projektbuxhetin 2016 është një ngjarje me rëndësi, pasi për një vit aty përcakohen politika që prekin gjithkënd. Aq më shumë merr rëndësi kjo, në kontekstin e një viti të vështirë si ky 2015, ku edhe qytetarët, por edhe qeveria hasën në jo pak probleme. Qeveria u detyrua të rishikonte disa herë planin e të ardhurave dhe në muajin shtator-tetor ndryshoi radikalisht qasjen, nga represion ndaj informalitetit në luftë ndaj tij me mjete më të zgjuara siç është një politikë e re fiskale e zerimit të taksës për biznesin e vogël.
Kush e këshillon Edi Ramën për ekonominë?
Koço Kokëdhima ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”. Kokëdhima ka folur për çështjet që prekin aktualisht Shqipërinë, për koalicionin qeverisës, për kauzën e tij të legalizimit të kanabisit etj.. Në përgjithësi, Kokëdhima i përmbahet idesë se shumica e çështjeve mediatike në Shqipëri, janë si pasojë e propagandës së Berishës. Por një pyetje shumë me rëndësi e bërë nga Rakipi, nuk ka marrë përgjigje: Kush e këshillon Kryeministrin Edi Rama për ekonominë? Kë ka këshilltar Edi Rama?
Cherie Blair pas përplasjeve të qeverisë me Bankers
Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik që shërbeu si konsulente për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me koncecsionarin e skanimit në dogana, Rapiscan duket se qëndron pas përplasjes mes qeverisë dhe kompanisë kanadeze të naftës Bankers Petrolium. Gazeta Dita shkruan se në prill 2014 qeveria shqiptare ndërmori hapin e parë për të anuluar kontratën me Bankers, një nga kontratat më të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend.
Zhgënjimi i Sabit Brokajt nga “komunisti” Sali Berisha dhe projekti që pushteti t’u mbetej bijve besnikë të Partisë
Ish-deputeti socialist dhe anëtar i Këshillit të të Urtëve në Partinë Socialiste Sabit Brokaj zbardh një mekanizëm që u zbatua për krijimin e elitës së re të Partisë së Punës dhe që çoi Shqipërinë në një transformim të komuanduar me besimin se komunistët duhet të udhëhiqnin edhe ndryshimet demokratike sepse ishin njerëz të mirë dhe e donin vendin. Ai e përcjell këtë si një bindje të tijën ndonëse nuk mohon se është një kriter të cilin e ka ndjekur për anëtarësimet e reja në Partinë e Punës.