Lajme

Referendumi i Greqisë, apeli i ministrit grek të Financave: “Qëndrimi i Greqisë në Euro dhe BE, i panegociueshëm. Thoni “jo” që të rinegociojmë borxhin. Kreditorët po shantazhojnë”

Postuar në 01 Korrik, 2015 13:54

Në Greqi do të vendosë referendumi. Vazhdimi i negociatave ose jo, do të zgjidhet pas votës së qytetarëve grekë. Kryeministri i vendit, Alexis Tsipras dhe ministri i Financave, Yanis Varoufakis, kanë apeluar për një “jo” nga grekët. Ministri i Financave ka publikuar në blogun e vet, gjashtë arsye se përse qytetarët e vendit fqinj, duhet të refuzojnë ulltimatumin që ka burim Gjermaninë:

Vlerësimi ndryshe i Dules për zgjedhjet: Dy hapa para dhe 3 mbrapa

Postuar në 01 Korrik, 2015 13:22

Edhe Vangjel Dule ankohet për standardin e zgjedhjeve. Madje përpara se të bëjë analizën e premtuar të humbjes kudo ku garoi. Dule është takuar me përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Andreë Bruce. Ja vlerësimi i kreut të PBDNj-së për zgjedhjet: “Këto zgjedhje ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa si vallja e Echternach.

Jep dorëheqjen drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi

Postuar në 01 Korrik, 2015 13:01

Diçka po ndodh në Drejtorinë e Tatimeve. Mosrealizimet e publikuara taniëm zyrtarisht janë një problem që kërkon zgjidhje. Por po sjell edhe reagime. Të paktën kështu raporton “Newsbomb.al” sipas të cilit, drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi, ka dhënë dorëheqjen, me anë të një letre drejtuar drejtoreshës, Brisida Shehaj. Vetë Prençi sqaron në "Facebook": “Komentet janë të tepërta. Dorëheqjen time e konsideroj akt normal ligjor, moral dhe administrativ”.

Status i turbullt i Erjon Braçes në “Facebook”. Lulzim Basha shpallet kriminel, pis, keqbërës, i një mijë e një bëmave. Por të cilit “shqiptarët i dhanë 1 milion thupra...bythkave!”

Postuar në 01 Korrik, 2015 12:48

“Facebook” është një krijim që solli fat për shumëkënd që merret me politikë në Shqipëri. U dha shumë prej politikanëve, apo atyre që merren me politikë, mundësinë që të “jenë lajm” në një mënyrë që kërkon vetëm aftësi provokuese. Dhe kjo arrihet shpejt: shaj, thuaj gjëra “jashtë protokollit”, ndonjëherë posto ndonjë foto dhe me siguri që u lexove. Rast emblematik është kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, një fejsbukist qëndrestar. Braçe ka qenë për shumë kohësh drejtues i gazetës “Zëri i Popullit”, por kur në krye të PS-së erdhi Edi Rama, e hoqi.

Edi Rama shpall objektivin e ri: PS-ja me 150 mijë anëtarë

Postuar në 01 Korrik, 2015 09:46

Gazeta “Tema” raprton se sot në mbledhjen e Grupit Parlamentare të Partisë Socialiste, kryetari i saj, Edi Rama, ka deklaruar se objektiv mbetet zgjerimi i radhëve të saj deri në 150 mijë anëtarë realë. Në fillim të karrierës së vet partiake, Edi Rama premtoi se do të çonte PS-në në 120 mijë anëtarë. Objektiv që u harrua. Me një llogari të thjeshtuar, objektivi 150 mijë nënkupton që çdo familje votuesi të rregullt të PS-së të ketë një anëtar në parti.

Avokati i vëllezërve Aliko: “Nuk provohet që ata janë autorë të vrasjes”. Keqtrajtimi nga policia? “Situatë e kuptueshme”

Postuar në 01 Korrik, 2015 07:24

Nuk kanë të sosur të papriturat në procesin për Lazaratin. Pak ditë më parë i ati i vëllezërve Aliko, të akzuar si autorë të varsjes së efektit Ibrahim Basha, deklaronte se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Një laj shumë i keq ky, po të kemi parasysh se dy vëllezërit u dorëzuan. Pra policia u rruajti bishtin, nëse shprehemi me fjalë të tjera. Pse vallë të ushtrohet dhunë? Një përgjigje e ka vetë avokati i tyre, Neshat Fana, sipas të cilit ky ka qenë një moment shfryrjeje nga ana e policëve që ishin lodhur katër ditë dhe u ishte vrarë një shok. “Policia ka qenë 5 ditë në kërkim të tyre.

Kriminalizimi i politikës dhe shtetit në Kosovë, Jusuf Buxhovi: “Ndërkombëtarët të na ndihmojnë të çlirohemi nga “çlirimtarët” tanë”

Postuar në 01 Korrik, 2015 05:57

Bashkë me “heronjtë” e luftës erdhi edhe fara e heronjve të fortë të shtetit. Kriminalizimi i politikës është problem i madh edhe në Kosovë, një vend i cili së fundmi përballet me sfidën e Gjykatës Speciale, që do të shqyrtojë krimet e presupozuara të luftës. Jusuf Buxhp i mendon se ajo që prodhoi lufta e vitit 1999 për shtetin e ardhshëm, këkron sërish ndërhyrje ndërkombëtare.

Arrestohet "terroristi" nga Lushnja. Kur ishte në Itali kishte folur në telefon me nipin në Siri

Postuar në 01 Korrik, 2015 04:31

Baki Çoku  40 vjeç nga fshati Gërmenj i Madh i Lushnjës u arrestua nga njësitë e antiterrorit në orën 4 e 30 të mëngjesit të sotëm në momentin që ishte duke ngrënë syfyrin e Ramazanit. Kërkesa për arrestimin e tij kishte ardhur nga autoritetet italiane, pasi Prokuroria e akuzon për krijim të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste në Itali. Familjarët e tij thanë se Baki Çoku kishte komunikim të vazhdueshëm me nipin e tij që ndodhet në Siri prej shtatorit të vitit të kaluar, por hodhën poshtë akuzat se ai kryente rekrutime xhihadistësh për në Siri.

"Po jetojmë anti-Europën”

Postuar në 01 Korrik, 2015 04:22

“Po jetojmë anti-Europën”. Kështu shkruan në një opinion të vetin në revistën gjermane “Der Spiegel” Dirk Kurbjuweit. Sipas tij "tashmë të gjithë janë të lodhur". Politikanët, mediat, njerëzit, institucionet demokracia. Gjithçka që u premtua me Europën e Bashkuar është sot në pikëpyetje dhe është përgënjeshtruar nga realiteti: u premtua rritje e përbashkët, kemi konkurencë për progres, u premtua zhdukja e nacionalizmit, po vihet re rinacionalizimi në frymë, madje edhe shovinizmi. U premtua pajtimi me historinë, ajo sërish shfaqet si armë populzmi.

Demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi: opozita malazeze propozon kufirin e 1913-ës. Kosova propozon ndarjen sipas Kushtetutës së 1974-ës

Postuar në 01 Korrik, 2015 03:39

Në Mal të Zi kanë lindur debate për demarkacionin e kufirit me Kosovën, “Koha Ditore” referon gazetën “Blic” të Beogradit, teksa raporton se në Këshillin për Politike të Jashtme të Malit të Zi, deputeti i partisë opozitare, Fronti Demokratik, Milan Knezheviç, ka deklaruar se do të “propozojë një rezolutë sipas së cilës kufiri mes Malit të Zi dhe Kosovës të jetë ai i vitit 1913 kur Metohia (Dukagjini) ka qenë në përbërje të Mbretërisë së Malit të Zi”.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme