Lajme

Rama në “Financial Times” i tërheq vëmendjen BE-së: Nëse Europa na shmang, vjen islami radikal

Postuar në 04 Korrik, 2015 01:59

Në një intervistë dhënë për prestigjiozen ‘Financial Times’, kryeministri, Edi Rama është shprehur me tone të qarta kritike ndaj politikave të ndjekura së fundmi nga Bashkimi Evropian lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, në këto vende paraqitet si rrezik potencial shtimi i islamit radikal nëse Europa i shmang apo i mohon. “Një i ri në Tunis apo Tobruk ndjehet se ai nuk ka të ardhme. Por në Shqipëri, ylli në qiell është Europa. Nëse BE-ja nuk do të jetë në gjendje të performojë si duhet, atëherë do të krijohet një hapësirë e madhe për islamin radikal.

Tragjedi në Dukagjin, grabiten dhe vriten me kallashnikov dy turistë çekë

Postuar në 03 Korrik, 2015 17:59

Turistët çek vriten në territorin shqiptar. Në këtë mënyrë përfundon tragjikisht misioni i tyre turistik. Pak orë pas atentatit kriminal që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Dukagjin të Shkodrës, policia ka zbardhur edhe emrat e dy turistëve çekë. Ata janë Michael Stavos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe. Fillimisht u raportua ne media se dy turistë çekë kishin humbur jetën mbrëmjen e 3 korrikut, teksa automjeti tip “Nissan” me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe ra në humnerë. Për të fshehur gjurmët, grabitësit kanë hedhur në humnerë makinën nga 15 metra lartësi.

Letra e Nexhmije Hoxhës, armiqësi me Liljana Hoxhën. Por edhe politikë: “Askush nuk më ka shkruar letra më të poshtra se ajo kur isha në burg”

Postuar në 03 Korrik, 2015 16:27

Gazeta “Dita” botonte në numrin e saj të sotshëm atë që e quan “Testamenti i Nexhmije Hoxhës”. Bëhet fjalë për një letër të bashkëshortes së Enver Hoxhës, shkruar në vitin 2008, por që në fakt i ngjan një testamenti familjar. Ndonëse i tillë, elementë të kësaj letre, të cilës nuk i mungon fryma e mërisë tradicionale nuse-vjehrrë, japin edhe një të dhënë shtesë për kronikën e Bllokut, që nuk është vetëm kuriozitet.

Guvernatori Sejko takim me ambasadorin e Greqisë, Rokanas: BSH mbështetje sistemit bankar, përfshirë dhe bankat me kapital grek

Postuar në 03 Korrik, 2015 10:43

Banka e Shqipërisë i ka mundësitë që në rast të thellimit të krizës të ndihmojë jo vetëm sistemin bankar sendas, por dhe bankat me kapital grek. Guvernatori, Gent Sejko, ka takuar sot Leonidas Rokanas, ambasadori i Greqisë në Tiranë. Njoftimi ng Banka e Shqiperisë thotë se biseda u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe në fushën ekonomike, në ecurinë e sistemit bankar shqiptar, si dhe në zhvillimet më të fundit në Greqi. Sejko e njohu ambasadorin grek në Tiranë, me rolin e rëndësishëm që luajnë bankat shqiptare me kapital grek në sistemin financiar shqiptar.

Bie premtimi i Bazhdarit që dëmshpërblimin e gjyqit ndaj Berishës t’ia dhuronte një shkolle të komunitetit egjiptian. Gjobitet 400 mijë lekë pasi nuk u paraqit në seancë

Postuar në 03 Korrik, 2015 09:12

Keti Bazhdari nuk është paraqitur në gjyqin ndaj Sali Berishës dhe për këtë pasojë gjykata e ka pushuar çështjen,raporton “Lapsi.al.” Madje gjykata ka ngarkuar Bazhdarin me pagesën e shpenzimeve gjyqësore prej 400 mijë lekësh të vjetra. Bazhdari ishte shprehur se paratë që do merrte si dëmshpërblim, do t’i dhuronte për një shkollë të komunitetit egjiptian. Por ndodhi e kundërta. Ajo kishte ngritur padi ndaj ish-kryeministrit Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend.

Siguria nga kriza/ Rezervat valutore të Shqipërisë arrijnë rekord, mbulohen importet për më shumë se 5 muaj

Postuar në 03 Korrik, 2015 08:58

Shqipëria ka valutë sa për të përballuar 5.5 muaj importe. Sipas “Monitor” rezervat valutore të vendit arritën në një nivel rekord në fund të vitit 2014, sipas statistikave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Sa më të larta rezervat, aq më e mbrojtur është ekonomia shqiptare ndaj goditjeve të papritura të jashtme. Rezervat valutore mbahen kryesisht në dollare, euro dhe ar. “Monitor” thotë se ky është dhe niveli më i lartë i arritur ndonjëherë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe në muaj importe.

Basha në Vjenë denoncon standardet e zgjedhjeve: Vota u blenë masivisht me lekë, ushqime e veshmbathje

Postuar në 03 Korrik, 2015 08:38

Lulzim Basha, i shoqëruar republikani Mediu dhe një delegacion i opozitës, u takuan në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe me përfaqësues të Këshillit të përhershëm të ambasadorëve të OSBE-së.

Prishtinë/ Përcaktimi etnik në letërnjoftime, Komisioni për Integrime Evropiane kthen projektligjin. Deputetët: Mënyrë primitive, jashtë praktikave evropiane

Postuar në 03 Korrik, 2015 06:18

Komisioni për Integrime Evropiane ka kthyer në Komisionin për Punë të Brendshme Projektligjin për letërnjoftimet për shkak se kanë kundërshtuar një amendament, i cili përcakton përkatësinë etnike në letërnjoftim, raporton “Koha Ditore” Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet ky amendament, pasi është jashtë praktikave evropiane. Ai e ka quajtur mënyrë primitive dhe të prapambetur një gjë të tillë. Kundër këtij amendamenti ka dalë edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj.

A qëndron pretendimi i PD-së për pasojat e ndarjes territoriale në zgjedhje?

Postuar në 03 Korrik, 2015 06:17

Disa ditë pas zgjedhjeve, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruante për pasojat e reformës territoriale në rezultatin e procesit elektoral të 21 qershorit. Berisha e shihte ndarjen e re në funksion të pastër elektorale, në favor të mazhorancës, me vota dominuese në Jug. Dhe për këtë sillte një përllogaritje të thjeshtë: sipas tij, një kandidat i opozitës ka fituar me mesatarisht 48 mijë vota, kurse një kandidat i mazhorancës me afërsisht 48 mijë vota.

Të dhënat e Indeksit Europian, Shqipëria vendi më i palumtur në Evropë. Një nga shkaqet sociale: bombardimi me lajme

Postuar në 03 Korrik, 2015 04:54

Nuk do shumë për të kuptuar se shqiptarët edhe pse jetojnë në një vend plot diell e resurse të tjera natyrore, nuk janë të lumtur aq sa mund  të mendohej. Dy vendet e Evropës Juglindore, Shqipëria dhe Bullgaria janë listuar si shtetet më të palumtura në kontinent. Shqipëria me një popullsi që llogaritet në rreth 3 milionë banorë ka marrë pikët më të larta, që në renditje nënkupton vendin e fundit ( 29). Ky është përfundimi i arritur sipas të dhënave të Indeksit evropian të Lumturisë për vitin 2015 (Happiness Equality Index Evropë 2015) publikuar në 2 korrik 2015.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme