Lajme
Mark Frroku refuzon të japë deklarime para prokurorëve shqiptarë, kërkon ekstradimin në Belgjikë
Për akuzën e vrasjes në Belgjikë të një bashkëkombësi në vitin 1999, deputeti Mark Frroku ka refuzuar të japë deklarime para prokurorëve shqiptarë. “panorama” raporton se prokurorët e çështjes nga organi qendror i akuzës kanë shkuar dje në qelinë ku mbahet Mark Frroku dhe kanë kërkuar t’i marrin deklarime në lidhje me ngjarjen dhe me akuzën e ngritur ndaj tij. Burime nga organi i akuzës kanë thënë se deputeti Mark Frroku u ka thënë dje hetuesve se “nuk dëshiron të flasë para Prokurorisë shqiptare në lidhje me këtë ngjarje”.
Bashkia e Tiranës reagon për shtatoren e Rugovës: Rama nuk lejon vendosjen në rrugën që mban emrin e tij
“Në një akt të turpshëm dhe të paprecedentë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar moslejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova”. Kështu deklaroi sot gjatë një konference për shtyp nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi. “Shtatorja e Ibrahim Rugovës tashmë e përfunduar me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës, siç dhe kishte premtuar kryetari i Bashkisë Lulzim Basha do të vendosej në rrugën që mban emrin e tij përballë parkut Rinia.
Nis “furtuna” pas humbjes, Basha pezullon 53 kryetarët e degëve, shpëtojnë deputetët dhe koordinatorët
“Sot” informon se kryetari i PD-së Lulëzim Basha ka pezulluar 53 kryetarët e degëve pas humbjes së zgjedhjeve të 21 Qershorit. Sipas “Sot” përpos duelit mes Bashës dhe Topallit, në Partinë Demokratike po përvijohet një konflikt tjetër, mes kupolës drejtuese dhe krerëve të degëve të partisë. “Sot: thotë gjithashtu se menjëherë pas zyrtarizimit të humbjes dramatike, në Partinë Demokratike kanë nisur lëvizjet, për t’i ikur përgjegjësisë së humbjes, për të akuzuar palët e tjera, për t’u shfajësuar, sajuar alibi, insinuata etj.
Rama ftesë kryebashkiakëve të rinj për konsultë. Të zgjedhurit e PD përçahen; Voltana Ademi ngre supet, Mziu nuk pranon
Një takim konsultues për pushtetin vendor të gjithë kandidatët fitues në 61 njësitë e reja vendore. Këtë ka kërkuar së fundmi kryeministri Edi Rama. Sipas “Panoramas” Rama ka ftuar në Kryebashkiakët e rinj të cilët janë njoftuar që takimi do të zhvillohet në selinë e Kryeministrisë ditën e hënë, në orën 12:00.
PS/Ish-kryeministri - bazës së partisë: “Kam porosi nga kryeministri(kryetari) që këtë person duhet ta pranoni si kryetare të degës”
Ndodh edhe kështu. Sidomos përpara kohës kur PS-ja do të riorganizohet. "ABC News" raporton për tensione në mbledhjen e djeshme të degës së PS-së në Njësinë nr. 5 në Tiranë, ku ish-kryeministri Pandeli Majko, ka kërkuar nga anëtarët të pranojnë porosinë e kryetarit të partisë, njëkohësisht kryeministër, që Anila Shehu, të caktohej kryetare e degës. Por baza ka kundërshtuar dhe përgjegjësi i saj për çështjet e organizimit, Shkëlqim Meta ka dhënë këtë sqarim: “Kërkesa e gabuar që është shtruar nga Majko, ishte pikërisht kjo: “Që kam porosi që kjo do kalojë kryetare e partisë të njësisë nr.
Gënjeshtër apo padijeni? M. i Brendshëm deklaroi se Arbjon Aliko ka qenë në Greqi vitin e fundit. Një shkresë e prokurorisë provon të kundërtën
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zbuluar veten duke gënjyer hapur(ose kaq ka patur dijeni, çka sërish është problem më vete) dje gjatë emisionit “Opinion” ku ndër të tjera është folur edhe për ngjarjet e fundit në Lazarat. Tahiri ka qenë përballë katër gazetarëve dhe duhet thënë se është i vetmi(të paktën së fundmi) nga ministrat e kabinetit qeveritar që pranon të përballet me panel gazetarësh. Tahiri ka deklaruar se Arbjon Aliko, që aktualisht akuzohet për vrajsen e efektivit Ibrahim Basha, ka qenë vitin e fundit në Greqi.
Pluralizëm apo Pluripartitizëm? Studiuesi A. Vehbiu shkruan se “PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, janë vazhdim i monizmit punist, trashëguese të filozofisë politike, praktike të PPSH-së”
Ardian Vehbiu trajton në një shkrim, publikuar në blogun “Peizazhe të Fjalës”, çështjen e pluralizmit politik. Pluralizëm i cili si koncept në Shqipëri hyri i shenjuar me një fjalë që i përgjigjet më mirë realitetit: Pluripartitizëm. Meqenëse këto janë procese për të cilat Shqipëria nuk ka se çfarë të bëjë përveçse të ndjekë modelin e aplikuar tanimë në Perëndim, Vehbiu qëndron tek tema e ngurtësimit të pluralizmit në shumësi partish që nuk përfaqësojnë thuajse asgjë në planin e ideve dhe atë social.
Investigimi i “Fiks-Fare” dhe ISHP – Në bar kafe të Tiranës, akulli rezulton i ndotur nga mikrobe të ujërave të zeza
Një investigim i emisionit “Fiks-Fare” ka nxjerrë në dritë problematikën e ujit të ndotur që u shërbehet klientëve në bar kafetë e Tiranës, përmes akullit. “Emisioni investigativ i Top Channel, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe Inspektoriatin Shëndetësor Shtetëror morën mostrat e akullit në disa subjekte private “bar-kafe”, të përzgjedhura rastësisht, Këto të fundit u dërguan më pas për analiza, e pas marrjes së përgjigjeve u konstatua se, në disa subjekte, akulli i marrë ishte i ndotur mikrobiologjikisht.
I. Meta “këshillohet” “me qetësi dhe dashuri” që të heqë dorë nga Vora. S. Minxhozi flet madje edhe për lavdinë e LSI-së: “Vora nuk i shton më shumë peshë dhe lavdi 260 mijë votave”
Vijnë këshillat e para që LSI të heqë dorë nga Vora e të festojë “rezultatin spektakolar” që arriti më 21 qershor. Skënder Minxhozi, opinionist që është afër zhvillimeve në PS, shkruan sot një opinion në “Java” përmes të cilit sugjeron se Vora nuk duhet të jetë betejë ligjore dhe politike më. “Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Europiane nuk bëhet më e madhe se ç’është, nëse edhe Vora kalon majtas. Në njollën e madhe ngjyrë mavi që ka pushtuar hartën e sotme politike të vendit, Vora është një pikë e vogël dhe e parëndësishme.
Përfundon ëndrra e LSI për Vorën, “fitoren më të madhe në të gjithë vendin”. KQZ rrëzon kërkesën për pavlefshmëri zgjedhjesh
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Vorë. Kërkesa u rrëzua me katër vota kundër, konkretisht të Lefteri Luzit, Klement Zgurit, Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefnit. Pro kërkesës kanë votuar anëtarët e majtë në komision, Denar Biba, Gëzim Veleshnja dhe Edlira Jorgaqi. Bie në sy vota e kryetares së KQZ-së, Lefteri Luzi, e cila së fundmi është përfolur nga disa media se ka “ndryshuar krah”, nisur nga fakti se ajo është propozim i PD-së.
s.z
