Lajme

Kryeministria ndërhyrje moderne në fasadën e projektit të 1930-ës. Ministria e Kulturës jep lejen pasi kishin filluar punimet

Postuar në 05 Korrik, 2015 00:44

A mund të cilësohet kjo dhe si arroganca e shtetit në qendër të kryeqytetit? Tanimë që është bërë fakt i kryer, po. Godina e Kryeministrisë do të pësojë ndryshime në fasadën e saj. Edhe pse është monument kulture i kategorisë së dytë, qeveria nuk është ndalur të bëjë atë që i pëlqen. “Gazeta Shqiptare” raporton se punimet për ndryshimet kanë filluar ditë më parë, ndërsa projekti ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës, vetëm ditën e premte, datë 3 korrik. Në fasadën e saj, me pamje nga bulevardi, do të ndërtohet një strehë e gjerë, e mbushur me drita.

Topalli kritika opozitës: PD-ja duhet të ishte më koherente gjatë dy viteve të fundit

Postuar në 04 Korrik, 2015 12:08

Jozefina Topalli,  ish-kryetarja e parlamentit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” shprehet se standartet zgjedhore më 21 qershor u cënuan rëndë. “Opozita duhet të jetë më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin e majtë”. Ish-kryetarja e parlamentit, dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e cila dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013, analizon në një intervistë për Zërin e Amerikës, votën e 21 qershorit. Sipas saj, në zgjedhjet për pushtetin lokal, të cilat u humbën thellë nga e djathta, u cënuan rëndë standartet.

Pikëllim facebooku

Postuar në 04 Korrik, 2015 11:41

Një situatë e përzishme ka mbushur rrjetet sociale. Qaramane, e trishtë e disi qesharake. Komentues të përhershëm dhe të tjerë që shkruajnë më rrallë po publikojnë shënime të njëpasnjëshme rreth tragjedisë më të fundit të shqiptarëve me të huajt. Dy turistë çekë gjetën vdekjen në një zonë të thellë të veriut të vendit dhe  politikanë por dhe njerëz të tjetër publikë nga Tirana, prej shtëpive të tyre komode apo në ndonjë rast dhe nga zyrat me ajër të kondicionuar,  lëshuan nga pak rreshta në facebook. “M'vjen kaq turp për barbarinë e djeshme (të përsëritur)... Kaq shume turp! Derra!

Bashkia e Tiranës, Rama i premton Topit nënkryetarin dhe tri njësi. Në “luftë” për poste dhe LSI e PDIU

Postuar në 04 Korrik, 2015 10:06

Nisin ethet e ndarjes së posteve për Baskinë e Tiranës. Gazeta “Sot” shkruan se pas festës së fitoreve dhe urimeve formale, në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, kanë nisur pretendimet e para për postet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve. Këto zgjedhje konfirmuan Partinë Socialiste si subjektin më të madh në vend, Lëvizjen Socialiste partinë e dytë më të madhe në koalicionin fitues si dhe PDIU-në e çamëve partinë e tretë më të madhe brenda aleancës.

Kryeministri çdo natë i hipën një taksie dhe dëgjon taksixhiun se çfarë i thotë për situatën. Si vallë “maskohet” kryeministri për të marrë vesh të vërtetën? :)

Postuar në 04 Korrik, 2015 08:18

Kush mendon se kryeministri gabon në vendimmarrje të caktuara, sepse “e gënjejnë këta poshtë”, gabohet. Kryeministri shqiptar është shumë i informuar. Gjatë një takimi sot ka shpjeguar sesi e bën ai këtë gjë: “Unë prej shumë kohësh ruaj një zakon që marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit fol tani dhe taksisti ecën dhe flet.

Besnik Dizdari ngre shqetësimin ndaj FSHF-së: Gegë e Toskë në gjeopolitikën e futbollit, si ndahen skuadrat duke i dhënë ngjyrat e një ndasie Veri e Jug

Postuar në 04 Korrik, 2015 07:47

Besnik Dizdarin, gazetarin e njohur sportiv, e shqetëson fakti që Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ndarjen që ia ka bërë dy grupeve të kampionatit të futbollit për Kategorinë e Parë, por që sipas tij në fakt është Kategoria e Dytë. Ai e cilëson këtë si “dituri të pakta që e kanë bërë lëmsh të vërtetën historike të kampionateve shqiptare”. Dizdari shkruan sot në “Panorama” se: “Dihet që për më se 50 vjet, Kategori e Parë është quajtur kampionati kombëtar i Shqipërisë. Ai që sot ka emrin pompoz “Kategoria Superiore” – dy fjalë ku asnjëra nuk është shqip”.

Mesazhi i Merkel: Shqipëria ka shumë, shumë probleme të mëdha

Postuar në 04 Korrik, 2015 05:18

Tashmë është konfirmuar axhenda që do të shoqërojë vizitën e Kancelares Merkel në Tiranë. Ajo do të mbërrijë në orën 13:50 në Aeroportin e Rinasit. Më pas do të drejtohet në Kryeministri, ku do t’i rezervohet ceremonia protokollare më e lartë shtetërore dhe pas bisedimeve zyrtare me Kryeministrin Rama, të dy krerët e qeverive do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama mbron ligjin i ri për arsimin e lartë: Nuk çojmë para te privati, pranojmë financimin privat në arsimin publik

Postuar në 04 Korrik, 2015 04:02

Kryeministri Rama mbrojti ligjin e ri për arsimin e lartë. Ai renditi një sërë avantazhesh të këtij ligji në krahasim me ligjin ekzistues. “Ajo që është quajtur deri sot autonomi është një farsë e bazuar në një sistem të korruptuar me gjoja me sistem zgjedhjesh, që nuk ka prodhuar autonomi, por papërgjegjshmëri në raport me detyrimet ndaj publikut”, deklaroi Rama. Një nga pikat më të kritikuara të ligjit të ri është çështja e financimit. Kundërshtarët e ligjit thonë se përmes tij financohet arsimi privat me paratë publike. Por kryeministri e hodhi poshtë këtë.

"Mallkimi" që i ndjek turistët çekë në Alpet shqiptare, 6 raste që përfunduan në tragjedi

Postuar në 04 Korrik, 2015 03:25

“Një sy i shpejtë në arkivin time me nxori para sysh këto ngjarje, por kujtesa më thotë se janë dhe te paktën dy ngjarje të tjera që nuk i kam me detaje”. Kështu shkruan në "Gazeta Shqiptare" gazetari investigativ Artan Hoxha mbi ngjarjet e kobshme që kanë prekur ndër vite turistët çekë në Shqipëri.

Gjinushi mban shpresa se Rama do ta ftojë në bashkëpunim për zgjedhjet e vitit 2017 ndërsa shprehet se për lokalet ka pasur një firo të votave të majta të cilat kanë ardhur nga Jugu

Postuar në 04 Korrik, 2015 02:41

Skënder Gjinushi analizon zgjedhjet vendore dhe rezultatin e dalë prej tyre. Sipas tij, votë politike duhet të konsiderohet vota për kandidatët, ku mazhoranca ka marrë 150 mijë vota më pak sesa në zgjedhjet e 2013. Gazeta “Mapo” ka realizuar një intervistë ku shkruan se kreu i PSD, një prej aleatëve më të vjetër të socialistëve kandidoi më vete në 21 qershor, duke treguar se edhe jashtë trenit me 38 vagonë të Ramës mund të ketë votues që zgjedhin karrocën e vogël të Gjinushit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme